Rama thumbon LSI-në: Bixhozi lobon edhe tek deputetët, kam patur debate mandatin e parë

16 Tetor 2018, 22:06Ekonomia TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se 95 për qind e atyre qe kanë luajtur baste deri tani, pasi 1 janarit të vitit të ardhshëm nuk do të kenë më mundësi për të luajtur.

Teksa ka folur në “Dritare” në News 24, Rama theksoi faktin se për lojërat e fatit on-line do të kenë një fazë të dytë  vlerësimi ku do të ketë  rregulla përkatëse.

“Tek online është një gjë, e cila nuk mund ta bëjë kushdo. Por, duhet kartë identiteti, kartë bankare, por fondet vijnë nga bankat.

Taksimi i lojtarit fitues, është i taksuesshëm. Më shumë se 95 për qind e atyre që kanë luajtur, tashmë nuk do të kenë kohë për të luajtur. Me 1 janar do të mbyllen të gjitha.

E gjitha kjo sforco për thënë se e ka vëllai, pikërisht nuk e ka Taulanti është përpjekje për ti hedhur baltë.

Facebooku është kazani më i madh që ekziston. Nëse do të ketë një hapje për online do të ketë një fazë të dytë”, tha Rama.

Shefi i qeverisë theksoi se në mandatin e parë nuk kishte mazhorancën për të marrë masat e duhura.

Sipas Ramës, kompanitë e basteve kanë lobim shumë të fuqishëm edhe mbi deputetët dhe për mediat përmes reklamave.

“Në 2016 nuk kishim mazhorancë. Gjatë mandatit të parë nuk patëm mazhorancë, kjo është një industri me influencë shumë të madhe.

Unë e di se edhe ju si në të gjithë botën jeni.

Hedh shumë para, lobon mbi deputetët  dhe mbi mediat, por edhe me shpifjet, ku është vëllai etj.

U shty pasi nuk patëm dot vota. Kam patur debate të brendshme për këtë”, shtoi ai.

10 komente në “Rama thumbon LSI-në: Bixhozi lobon edhe tek deputetët, kam patur debate mandatin e parë”

  1. Tigri says:

    Pyetja z.mero eshte kjo,cdo beje rama pasi te mbaroje emisioni?

  2. TRYLYLYJA says:

    Hë mo, fol ti. Thuaj qê LESHELISTAT janë pas lobimeve të lojrave të fatit . AJO ME NJË ÇIZME , I THOTË TË TËRA.
    Ti ç’frikë ke? LESHELINË s’ta votojmë mē !!!!
    Mos të të gënjejë mendja të bësh koalicion me të.
    ??????????????

  3. Alban says:

    From: Alban Dega
    Date: October 13, 2018 at 2:15:46 PM EDT

    HALLALL GJIRI I NENES KRYEMINISTRI I SHQPERISE QE DUAM !

    – I gezofsh edhe dhjetera mijera urimet e bekimet e zemrave te dhjetra mijera nenave , bashkeshorteve, motrave, femijeve dhe viktimave te demokazinove te Salikracise dhe LSI- Tepsise…

    … edhe dhjetra mijera votat e tyre ne 2019 e 2021-in!

    – Yes You can !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje fakt i gjalle me ze e figure flet me shume se 1000 thase me pallavra, shpifje, sajime, intriga, komplote dhe komente babalesh si keta komentuesit e si komplotuesit babale te Partise Babale te Havalese se Shqiperise Sali Berisha i cili e ktheu Shqiperine ne nje ne nje kazino salikratike !
    Vendimi i qeverise Rama dhe miratimi i tij nga Kuvendi per mbylljen e basteve dhe lojerave te fatit dhe largimit i tyre nga qytetet dhe qendrat e banuara shenojne nje hap te rendesishem me vlera te medha shoqerore.
    Ky hap eshte nje veprim teper I larte moral, ekonomiko- financiar, humanitar , njerezor e familjar per mbylljen e qendrave te basteve sportive, kazinove qe mbushnin thaset e LSI- Tepsise dhe Salikracise me demokazinote qe kane rrenuar e do te rrenonin deri nen themel mijera jete e familje shqiptare !
    I gezofte edhe dhjetra mijera urimet e bekimet e zemrave te nenave , bashkeshorteve, motrave, femijeve dhe viktimave te demokazinove te Salikracise dhe LSI- Tepsise…
    Po sakrifikon rreth 50 milione euro ne xhepat e shtetit, por u shpeton de jure 150 milione por ne fakt rreth 400 milione euro ne vit xhepave te shpuara te shqiptareve !
    Ne demokraci xhepi i miletit, xhepi e popullit eshte xhepi e shtetit !
    Nuk eshte vetem paraja, por edhe koha, edhe familjet e rrenuara, edhe femijet pa buke … rrenimi i mbare shoqerise !
    Bashke ke fituar edhe dhjetra mijera votat e tyre ne 2019 e 2021-in!
    Keep going Mr. Premier !
    Yes ! You can !
    Faleminderit ty dhe Lali Erit kryetarit te Bashkise se Tiranes per aq vite sa e drejtove ti e pastaj ne vendin tend edhe per dy, jo me shume mándate si ketu ne SHBA !
    E duam Shqiperine si Amerika demokratike!
    E duam demokracine e jo Shqiperine demokazinove!
    Boll ua ka pru ne maje te hundes!

  4. Vk says:

    O ty te ka hyr thumbi me gjith grerez, e spo e mer vesh

  5. zzzcccp says:

    Prape tepsin ne oborrin e lesh e lise e ka lene ,prandaj i thote MOnes moter ,mbetet per tu pare si do shkoje problemi i basteve sportive .
    zakonisht , operacione te tilla sipas mendimit tim jane te nxituara si vendosja e trareve ne rrugen e kombit ,besoj qe do kete revolta,

  6. Vl says:

    Lajmi duhet te jete, edvini pergatitet te mbyll rrjetet sociale, sepse jan kazan. Harron qe perdoruesit jan njerez real e jo te blere si votat e tij

  7. Xhipja says:

    Ik ore Rame.Mos u a ler pergjegjesine hajduteve te pulave per mostealizimin e kesaj mase te vonuar.Po te deshte pagurja ty e kishe bere me kohe.Po hajde me mire von se kure.

  8. robi says:

    leshi dhiise apo leshelija ka ikur per lesh,,,,,, jane zhgenjyer fare dhe ato mjerane qe u trajnuan ne haremin veror te Jales me shpresen e marrjes se pushtetit me ane te revolucionit berishian te shtatorit qe sic e pame doli nje flluske sapuni sa per te mbajtur rreth vetes disa naziskine nga Mamurrasi se gjoja do te fillinin pune sa te fitonte revolucioni berishian ne shtator,,,,por asgje ska per te ndodhur , sharebajgat e leshitdhise disa shemtira njera me shemtaraqe se tjetra do fshihen nga skena politike ne zgjedhjet e 2021,,,,,

  9. Andrea says:

    Te lumte Edo, ke falenderimet dhe bekimet e gjithe shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje