Serbia nuk tërhiqet nga kërkesa për të blerë Telekom Albania

15 Tetor 2018, 17:17Ekonomia TEMA

Telekomi serb ka ende shpresa se do të gjejë ende treg në Shqipëri. Oferta e tyre nuk ka marrë përgjigje zyrtare pavarësisht kundërshtive dhe deklarimit të vet Kryeministrit, Edi Rama.

Rasim Lajiç, ministër i Telekomunikacionit në Serbi, thotë se blerja e Telekomit shqiptar nuk është asnjë lloj kërcënimi apo brenge për sigurinë e askujt.

‘Ende nuk e dimë epilogun përveç deklaratës së Ramës që është për t’u habitur pasi në këtë epokë të tregtisë së lirë prej kohësh nuk kam dëgjuar që nga një pozitë e tillë, në këtë mënyrë, të eliminohet një blerës potencial. Nuk mund të shkohet me argumente politike kundër, por në bazë të ofertës dhe besoj se vetëm në këtë mënyrë mund të refuzohet’.

Interesi është për treg të përbashkët, thotë ministri serb, sipas të cilit kjo nuk tregohet me mbrojtje apo refuzime.

‘Ne apelojmë që faktorët ekonomikë dhe oferta konkrete të vendos për këtë dhe jo faktorët politik. Kjo çështje është e komplikuar pasi telekomi shqiptar nuk është pronë e qeverisë por e Deutche Telekom që e shet këtë kompani. Nuk shoh arsye që kjo të ndalohet, përveç arsyeve politike, por kjo nuk është mirë për rajonin pasi edhe BE insiston në një treg të përbashkët në kuadër të procesit të Berlinit’.

Kompanitë serbe janë të interesuar për të ndërtuar hotele në bregdetin shqiptar dhe biznese të tjera që mund të rrisin shkëmbimin tregtar. Vlerëson se bashkëpunimi është i rëndësishëm për rritjen ekonomike në tregje të vogla.

Telekomi serb ka bërë ofertën e saj dhe ende pret përgjigje. Ministri thotë se partneriteti dhe jo armiqësia është mundësia e vetme.

10 komente në “Serbia nuk tërhiqet nga kërkesa për të blerë Telekom Albania”

  1. Arber iliri says:

    Doni me i pergju gjithe shqiptaret pa lek apo me mire me thane me i pergju dhe me fitu edhe lek.hahahaha.
    Po ju a na i shisni telekomin serb.E bleme me gjithe Kosoven se kemi me shume te pasur nga Serbia.Ikni more maluketer, treg i lire me ju.Njifni Kosoven normalizoni maredheniet e pastaj po mund te flitet.

  2. nord.al says:

    Turqit na kane lene ketu ku jemi, jo serbet.

    1. Xhixhi says:

      Turqit kan 100 vjet qe s’te qin per salibe’
      Serbet aty para pak viteve desh e u shuan rasatin kosovarve (shqiptar puro ) me keq se ¢amve

  3. Kuq e zi says:

    Telekomi shqiptar ne dore te serbise = telekomi amerikan ne dore te rusise
    Nqs ka gjasa per varjantin e dyte kryhet dhe i pari
    Sa per ramen ai e dha pelqimin ishte nato qe tha nix

  4. Martin says:

    Pa njohur Kosoven asnje centimeter nuk do kete per kompanite serbe qe furnizohen nga fondet ruse. Rama le ta dije qe te mos ta beje ate gabim qe te futet ne krevat me serbet se ne zgjedhjet e reja iken pa nje pa dy.

  5. vang says:

    Mardhenie te mira dashkeni ju por vetem me Shqiperine.Duajini me Kosoven njehere pastaj me ne.

  6. Vvv says:

    Rrini rehat se do ta blejn anadollaket se me ato mbush xhepin

  7. emigranti says:

    Serbi thote se ne tregun e lire mbizoterojne interesat ekonomike, por harron se ne cdo vend ne radhe te pare jane ato strategjike.
    Pikerisht per kete aresye telekomi nuk i do shitur asnje te huaji.

  8. Xhixhi says:

    Turqit kan 100 vjet qe s’te qin per salibe’
    Serbet aty para pak viteve desh e u shuan rasatin kosovarve (shqiptar puro ) me keq se ¢amve ..

  9. paskal says:

    TELEKOMI SHQIPTAR duhet te shitet biznesmeneve shqiptare,,,,,,,,jo te huajve ,,,,,qe nga te ardhurat dhe taksat te perfitoje shqiperia,,,,,dhe populli yne,,,po ashtu te mos lejohet asnje I huaj te ndertoje hotele ne bregdet ,,,ato ti jepen per ndertim hotelesh shqipetareve,,,,,biles dhe koncesioni I RINASIT,,,,, DHE FUSHAVE TE NAFTES NE PATOS TI JEPEN KOMPANIVE SHQIPTARE,,////,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje