Komuniteti i biznesit doli me një sërë kërkesash për paketën fiskale të vitit të ardhshëm.
Propozimet prekin taksat kryesore, që nga TVSH, tatimi mbi pagat e deri te tatimi mbi fitimin.
Sipërmarrësit kërkojnë që të gjitha bizneset të përfshihen në skemën e TVSH-së, por për ata me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë, tatimi të jetë me vlerë 0%.
Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë, u shpreh: “TVSH-ja të ketë një prag 0, të përfshihen të gjithë në TVSH, por deri në qarkullim 10 milionë lekë të reja, aplikimi i TVSH-së të ketë efekte financiare 0”.
Propozimi me efekte më të mëdha në buxhet, sipas biznesit, është ndryshimi i tatimit mbi pagën, duke ndryshuar brezat e taksueshëm me ulje të detyrimit në disa raste.
Kurse për tatimin mbi fitimin, biznesi kërkon një taksë progresive.
Propozimet vazhdojnë me kërkesën për uljen e taksës së infrastrukturës dhe futjen e taksës së luksit për vilat me vlerë mbi 300 mijë euro në bregdet.
Sa do të merren parasysh nga qeveria këto propozime?
Komuniteti i biznesit thotë se do të jetë pjesë e diskutimeve dhe se do ta çojë projektin në komisionet parlamentare.(TCH)
Çështë kjo TVSH 20% për biznesin me xhiro 2 milion mo zoti K/ministër?!
A e di ti se çdo të thotë ti marësh biznesit të vogël me xhiro nga 2 deri 10 milion në vit TVSH 20%?
Po TVSH 20% mbi xhiron është baraz me 75%të fitimit të biznesit mor z.Rama!
Shto dhe 5%tatim fitimi shkove 80 % të fitimit.
Po sa fiton biznesi i vogël mor zoti K/misër?
Ta dish se evazioni do ritet në maksimum se njerzit nuk do punojnë për qeverinë dhe të vdesin.Ose do të hidhen të të nxjerin sytë ty!Mbaje mend!
Nder taksat, ajo per vilat e lluksit, do te ishte gjeja me e drejte.
Nuk mund te taksohet nje banese jetese, me siperfaqe minimale banimi, apo shtepi e vjeter ne fshat me te njejtat kritere si agallaret hajdute qe kane krijuar vila llujksi jo vetem ne Tirane, por edhe ne bregdet.
Shpresojme qe qeverija te marre kete vendim kurajoz. Popullin ,e kete pike te pakten e ka me vete.
Shikoni se kush perfaqson bisnesin Shqiptar, ky eshte nga ata me corape te bardha.