Brenda një jave çmimi i një litri naftë në Shqipëri është rritur me 10 Lekë.
Në shumicën e pikave të karburanteve nafta shitet me 183 Lekë, ndërsa benzina kushton 184 Lekë.
Ka dhe disa pika ku një litër naftë tregtohet me 192 Lekë, duke bërë Shqipërinë një ndër vendet me çmimet më të larta të karburantit në botë.
“Në Shqipëri çmimi i një litri naftë është 182 lekë, ndërsa mesatarja e tij në botë është 117 Lekë, rreth 40% më shumë”, shprehet faqja globale e çmimit të lëndëve djegëse, Global Petrol Prices.
Vendi ynë ndodhet në listën e 10 shteteve në kontinentin europian me çmimin më të lartë, si Danimarka, Franca, Anglia, Italia dhe Zvicra, shtete të cilat sot përdorin standardin euro 5, ndërsa lë pas sa i takon vlerës së çmimit të karburantit Austrinë, Holandën, Japoninë e Gjermaninë.
Në Shqipëri çmimi është më i lartë se në të gjithë rajonin.
Në Greqi një litër kushton 180 Lekë, në Serbi 174, në Maqedoni nafta kushton 136, në Mal të Zi 163 Lekë, në Bosnjë Hercegovinë 145 dhe në Kroaci 172 Lekë.
Të kontaktuar nga televizioni Klan, tregtarët e karburanteve e lidhin shtrenjtimin e çmimit me rritjen e vlerës së një fuçie naftë në tregjet ndërkombëtare në 100 dollarë dhe me strukturën e taksave që i ngarkohet karburanteve.
Në Venezuela është më lirë. 2 lekë litri.
Pergjigjen e ka dhënë ai komentuesi i nderuar me poshte, Lloqe Lloqe.
Por opozita nuk merret me ekonomine e Shqipërisë per te bere fushate dhe te marre pushtetin.
Sipas Zigur Qorrit, Saliut dhe Bashës, nuk eshte as nafta as ekonomia problemi kryesor i shqipetareve. Kryesore eshte ku hengri dhe ku dhiu Taulant Palla dje ne darke.
Problem tjeter i madh eshte Agron Xhafa dhe Babalja. Korrupsioni ne qeveri dhe neper bashkira?
Shiko, thotë Sali Ziguri. – Nuk mund të meremi me keto, se ja fusim vetes. Kur te marrim pushtetin, edhe na ashtu do bajm.
Nafta dhe orodhime te tjera jane bere monopol,por qeveria merr ryshfet, ndersa opozita mbyll Tre sy dhe katër veshë.
Populli po eshte po ai që duroi Enver Hoxhen 40 vjet. Keshtu qe: Rrofte Edi Rama per sa kohë merr fryme Sali Qeni. Gjendje pa shprese.
Cmimi i nafes ne Shqiperi nuk ka asnje lidhje me cmimin e naftes ne tregjet e shkembimit. Nese kjo do te ishte e vertete – atehere para 2 vjetesh kur nafta ne tregje ishte 30 dollare fucia pra 2.9 here me e lire se sot ne Shqiperi duhet te ishte 64.4 litri. E mban mend njeri naften 64 lek ne Shqiperi? Nafta ne Shqiperi ka nje cmim arbitrar. aq do ta shesi ai qe e tregton. Loogjika qe perdoret ne Shqiperi eshte. Kaq dua te fitoj dhe mbi fitimin pastaj shtojne koston dhe taksat dhe mberrijne ne cmimin e shitjes. Komplet ndryshe ngase ndodh ne tregjet e lira ku fillohet me kosto plus taksa si oferte fillestare dhe cmimin mbi to e vendos tregu i hapur.
Shqiperia eshte diktature tregtare sepse nuk ka cmime te lira tregu.
Jo vetem i larte por cilesi katastrofe.tmerr
Le te behen analizat e cilesise se naftes, te krahasohet me cilesine e naftes neper rajon e bote, nese nuk eshte ajo qe kerkohet, t’u hiqen licensat, sepse besoj se asnje distributor nuk i pergjigjet standartit te kerkuar. Te marrin edhe gjobat perkatese e pastaj le te luajne me cmimet.
Jane keta distributore karburantesh qe shkaketojne ndotjen me te madhe te mjedisit me naften qe tregetojne. Shteti duhet te jete be anen e qytetareve dhe jo te tregetareve qe shesin produkte hashte standartit.
Gjithandej është rritur o dylbera. Edhe këtu ku jam unë (skandinavi) ka vajtur njëlloj me benzinën pothuajse.
Per Fluturen dhe per ” lloqe lloqe”
a-Per cilesine e naftes qe tregetojne distributoret e naftes.
Nese shteti do te funksionoj normalishte, cilesia e karbuarnteve ne radhe te pare kontrollohet duke i bere analizat çdo ngarkese vapori qe tregeton nafte ne Shqiperi, konkretishte ne Durres (porto Romano), Vlore ( Petrolifera) dhe ne mos gaboje edhe ne Shengjin.Pra te behen analizat e çdo ngarkese qe hyn ne Shqiperi.
-Analizat e hedhjes ne treg te prodhimit vendas,Uzina e Ballshit, nese e prodhon brenda statarteve te tregetimit apo jo.
Mbasi te dihen treguesit e naftes qe hyn ne treg prej distributoreve kryesor( qe vet shteti e lejon), te kryhen ne menyre periodike analizat per çdo pike tregetimi te karburanteve .
-Pikat e tregetimit me pakice( per mendimin tim) te mbajne pergjegjsi nqs analizat e mostrave te tyre nuk perputhen me ate te naftes qe ka hyre ne treg.Por pikat e shitjes me pakice nuk kane pse te mbajne pergjegjsi per tregetimin e naftes jashte parametrave, kur kjo nafte jashte parametrave hyn nga portat e ketij shteti, kur ky shtet nuk i bene analizen ne momentin e hyrjes dhe nuk di se cfare ka lejuar, pse ja kerkon kete pergjegjsi pikes fundore te zinxhirit?
b-Per ” lloqe lloqe”
Duhet te dish nqs kupton minimalisht nga matematika se, çmimi i shitjes me pakice ne shqiperi nuk mund te jete ne proporcion me çmimin ne tregun nderkombetar. Perse? Sepse çmimi ne Shqiperi per karburantet ka akcizen e cila eshte tarife fikse per liter, disa taksa te tjera fikse per liter, dhe mbasi shtohet edhe çmimi i blere ne tregun nderkombetar, pastaj fillon te aplikohet Tvsh me %. Shkurt, nqs akciza dhe taksat e tjera do te taksoheshin me % ndaj çmimit te blerjes, atehere edhe cmimi ne Shqiperi do te ishte proporcional me cmimin ne tregun nderkombetar.
Po i trajtoni ne media bizneset e karburantit sikur jane vampiret e ekonomise Shqiptare ne nje kohe kur duhet ta dine te gjithe se nqs marzhi i fitimit ne bizneset e fushave te ndryshme shkon nga20-50 %, ne pikat e karburantit marzhi i fitimit shkon nga 4 deri 9%.
Shume lart po e mbajne. $2.75 galloni me USA, pothuajse 4 litra.