Tatimet nxjerrin bilancin e sezonit turistik: Xhiroja u rrit me 11% dhe punësimi me 13%

6 Tetor 2018, 14:05Ekonomia TEMA

Drejtoria e Përgjithshsme e Tatimeve mbylli zbatimin e planit sektorial të turizmit. Plani i veprimit u fokusua edhe në edukimin e tatimpaguesit, me qëllim nxitjen e vetëkorigjimit në zbatimin e legjislacionit, komunikimit direkt me tatimpaguesit në funksion të ndërrtimit të një raporti të drejtpërdrejtë dhe të bazuar në besim reciprok, si dhe kontrollin e territorit, njoftuan Tatimet.

Edukimi dhe informimi

Administrata Tatimore u angazhua në një fushatë edukimi dhe informmi për tatimpaguesit, të cilët ushtrojnë aktivitet në zonat turistike:

-3800 tatimpagues janë kontaktuar nga për nxitjen e korrektësisë në zbatimin e legjislacionit tatimor

-1615 tatimpagues janë kontaktuar dhe informuar nga qendrat e thirrjes

-12 takimet janë realizuar me përfaqësuesit e bizneseve dhe shoqatat e turizmit nga Drejtoritë  Rajonale dhe DPT

Kontrolli Tatimor

-1500 tatimpagues janë intervistuaf nga Drejtoritë Rajonale për të nxitur përmbushjen vullnetare

-72% e tatimpaguesve të intervistuar reaguan pozitivisht për vetëpërmbushje

-12% është rritur qarkullimi me TVSH në sektoin e turizmit

-16% është rritur TVSH e pagueshme në sektorin e turizmit.

Mbledhja me forcë

-319 tatimpagues reaguan, pra paguan detyrimet e prapambetura

-79.4 milionë lekë detyrime të prapambetura janë arkëtuar

Hetimi Tatimor

-9486 kontrolle janë kryer në territor

-3500 shkelje të ndryshme janë konstatuar

-451 biznese janë konstatuar me punonjës të padeklaruar.

-296 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruar

Xhiro dhe kuponë të lëshuar

-10.9% është rritur xhiroja në krahasim me të njëtën periudhë një vit më parë në zonat turistike

-10% është rritur numri i kuponave të lëshuar krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë

Punesimi

-13% është rritur numri i ipunonjësve në sektorin e turizmit krahasuar me sezonin e kaluar

–54836 numri i punonjësve qershor-gusht (DRT Durrës, rritja 6% krahasuar me një vit më parë

-25762 numri i punënjësveve qershor -gushte DRT Shkodër , 6% krahasuar me një vit më parë

-14697 numri i punonjësve qershor gusht DRT Lezhë

-6709 numri i punonjësve DRT Sarandtë, 15% më shumë në krahasim me periudhën qershor-gusht një vit më parë.(monitor)

2 komente në “Tatimet nxjerrin bilancin e sezonit turistik: Xhiroja u rrit me 11% dhe punësimi me 13%”

  1. Sokol says:

    Po bilanci i xhepave te Hetimoreve kur do publikohet?Ishte sezon i mbare per to ky vit.

  2. Labi says:

    Te NDERTOHEN sa ME shume RESORTE, ,,QE TE KEMI ME SHUME turiste ,,,DHE si pasoje me SHUME TE ARDHURA. ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje