“Rruga e Arbrit” do të përfundojë para vitit 2021

5 Tetor 2018, 13:23Ekonomia TEMA

“Rruga e Arbrit” do të përfundojë brenda këtij mandati qeverisës dhe do të bëhet një nga arteriet kryesore të vendit.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë në Televizionin “Vizion Plus”.

Ai ka theksuar se ndërtimi i kësaj rruge nga buxheti i shtetit do të merrte një kohë relativisht të gjatë, deri në 13 vjet.

“’Rruga e Arbrit’ ka 100 vjet që ëndërrohet, ka 25 vite që premtohet dhe nuk bëhet. 

Me paratë e buxhetit për të bërë ‘Rrugën e Arbrit’ ne do të na duheshin jo 5 vite, por 13 vite. 

Atëherë çfarë bëjmë ne? I themi, kush vjen ta bëjë ‘Rrugën e Arbrit’ për 3 vite dhe mbas tre viteve ‘Rruga e Arbrit’ është rruga e qytetarëve, pasi aty do kalojnë njerëzit dhe nuk do ta mbajë privati. 

Ne do ta shlyejmë ndër vite. Ky është Partneritet Publiko-Privat. 

Unë nuk i kam lekët, ti i ke lekët, hajde t’i investosh duke bërë një marrëveshje. Këto projekte do t’i kushtojnë buxhetit më pak, se sa projektet me tendera.

 E dini ju se sa shkon ‘Rruga e Kombit’ nga fillimi në fund? Këto që po bëjmë janë projekte që përfshijnë, rrëshqitjet, mirëmbajtjen dhe bllokimin e kanë privatët”, ka thënë Rama.

2 komente në ““Rruga e Arbrit” do të përfundojë para vitit 2021”

  1. says:

    Na ka kushtuar lekurën e sumës ky projekt.

  2. Perkthyesi says:

    Do mbaroje para 2021? A keni ndopak turp? Keshtu keni thene dhe per rruget e tjera, por ju siguroj, pasi ju nuk keni sy dhe tru, se ato ende nuk kane perfunduar! Mire turp nuk keni, po morali ku eshte? Sigurisht, pertoke!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje