Gjermania kërkon sërish emigrantë: Ja kriteret nga puna e krahut tek punëtorët e kualifikuar

2 Tetor 2018, 14:25Ekonomia TEMA

Pas debateve disa mujore, qeveria gjerman i dha dritën jeshile ligjeve të reja të emigracionit të cilat mbështeten në modelin kanadez e i japin prioritet arsimit, moshës dhe sigurisë financiare.

Ujdia i qëndron parimit të ndarjes së azilit nga emigracioni i krahut të punës, dhe siguron që të gjithë personat me të drejtë ligjore për të pretenduar azil sipas ligjit gjerman, do të jenë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë.

Ndërkohë, shtetasit që nuk vijnë nga vendet e BE-së e që nuk kanë arsim të lartë apo një ofertë konkrete pune, nuk do të jetojnë dot në ekonominë më të fuqishme të Europës. Ne nuk duam emigracion nga shtetas të pakualifikuar të një vendi të tretë, thuhet ne draft.

Ashtu si modeli kanadez, emigrantët që do të pranohen, do të renditen në bazë të nivelit të arsimit, aftësive të gjuhës, ofertave të punës dhe sigurisë financiare.

Punëtorët e kualifikuar kanë dhënë tashmë një kontribut të vyer në konkurrueshmërinë e ekonomisë gjermane, shkruhet në dokument, ndërkohë që agjencia e lajmeve DPA citon ministrin e Punës Hubertus Heil të pohojë se kreu i Ministrisë së Brendshme Horst Seehofer ka rënë dakord se ekzekutivi duhet të kujdeset më shumë që të mos deportohen njerëzit e gabuar.

4 komente në “Gjermania kërkon sërish emigrantë: Ja kriteret nga puna e krahut tek punëtorët e kualifikuar”

  1. jona says:

    SHKONI SE NUK JETOJNE DOT GJERMANET PA QERATE E JUAJA,,,,,KUR GJEJNE BUDALLENJ MIRE JA BEJNE..//////

    1. the punisher says:

      Kërkojnë punëtorë te kualifikuar o Jona. Jo analfabetë si puna jote.

    2. teinjesh says:

      o idjote e lindur, nuk eshte puna se s’rron dot gjermani pa qerat e shqipos qe qihet para e mbrapa per te dal cik jash kufirit ashtu si puna jote por po mundohet te mos mari me debila si puna jote qe shikon te hapesh shalet per nje kafe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje