Investimet e huaja në Shqipëri, AIDA: Energjia e turizmi, katalizatorë të rritjes ekonomike

1 Tetor 2018, 15:19Ekonomia TEMA

Fluksi i kërkesave të investitorëve të huaj, që vijnë pranë Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) paraqitet në diversitet zhvillimi dhe sektorët ku investitorët janë më të interesuar janë energjia, turizmi, manifaktura dhe BPO (biznesi agropërpunues) apo nënkontraktimi i shërbimeve.

AIDA, bën të ditur për ATSH-në, se për investitorët, Shqipëria është nje treg atraktiv në rritje, me strukturë të qëndrueshme ekonomike, politike dhe juridike, si dhe me kuadër ekonomik të liberalizuar dhe kushte të përshtatshme për të bërë biznes.

Qeveria e Shqipërisë ka ndërmerr e po vijon të krijojë një gamë të gjerë reformash strukturore për të forcuar zbatueshmerine e ligjit, si dhe për të krijuar një mjedis biznesi ndërkombetar konkurrues.

Modeli i ri ekonomik, ka në fokus prodhimin dhe eksportet, nëpërmjet reformave strukturore. Reformat që po ndërmerren me qëllim në përmirësimin e klimës së biznesit do të ndikojnë në mundësitë e rritjes së investimeve të huaja në vënd.

Klimë liberale dhe reformiste investimi

Në forkus të politikave mbështetëse për nxitjen e investimve të huaja, qëndron klima liberale dhe reformiste për investime.

Sipas AIDA-s, kosto konkurruese e punës, popullsi e re dhe e arsimuar, taksa konkuruese dhe incentiva, vendndodhja optimale gjeografike e Shqipërisë, potencialet e forta të rritjes, zonat e lira ekonomike, qasja e lirë në tregjet e mëdha dhe stabiliteti makroekonomik janë faktorë kyç për një atraksion të ri zhvillimi të sipërmarrjeve të huaja në vendin tonë.

Risitë e Ligjit të ri “Për Investime Strategjike”

Më datë 1 Janar të vitit 2016, hyri në fuqi Ligji i ri “Për Investime Strategjike” dhe legjislacioni sekondar. Kjo do të thotë se Shqipëria, nëpërmjet Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ofron mënyra efektive për të investuar në vendin tonë duke ofruar favorizime të veçanta dhe duke lehtësuar ose përshpejtuar proçedurat administrative të specifikuara si “proçedura të asistuara” ose “proçedura të veçanta”.

Ligji parashikon si investime strategjike, investimet private, publike ose publiko-private, në sektorët e mëposhtëm: Energjia dhe minierat; Transporti, Telekomunikacioni, infrastruktura dhe mbetjet urbane; Turizmi; Bujqësia dhe peshkimi; Zonat Ekonomike; Zonat me prioritet zhvillimi

Ky ligj parashikon themelimin e Komitetit të Investimeve Strategjike, si një organ kolegjial të Këshillit të Ministrave, i cili do të kryesohet nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë. Komiteti do të ketë të drejtë të marrë vendime për dhënien e statusit mbi investimet,  si investime strategjike të bashkuara ose të veçanta.

Ligji parashikon që AIDA është struktura administrative përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve ndaj investitorëve në një “dritare të veçantë”. AIDA kryen rolin e agjentit ndihmës, dhe do të ndjekë të gjitha proçedurat administrative nga momenti i aplikimit deri në realizimin e projektit të investimit.

Ekonomia shqiptare ka thithur 515 milionë euro investime të huaja

Ekonomia shqiptare ka thithur 515 milionë euro investime të huaja, në gjashtë muaj e parë të vitit, me një rritje prej 19% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Investimet e huaja direkte kanë qenë një nga shtyllat kryesore të rritjes ekonomike në pesë vitet e fundit, të mbështetura sidomos nga disa projekte madhore energjetike, si gazsjellësi Trans-Adriatik, apo hidrocentrali në kaskadën e Devollit.

Por një burim tjetër i rëndësishëm për ekonominë e vendit janë edhe dërgesat e emigrantëve, të cilat u rritën edhe për tremujorin e dytë të vitit 2018.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për gjysmën e parë të vitit, vlera e remitancave të dërguara në Shqipëri ishte 331 milionë euro, 11% më shumë në raport me gjashtëmujorin e parë 2017. (atsh)

5 komente në “Investimet e huaja në Shqipëri, AIDA: Energjia e turizmi, katalizatorë të rritjes ekonomike”

  1. mirel says:

    E lexoni o.popull?
    Nepermjet AIDES Ramuti po na njofton se Energjitika, Telekom(b)i, minierat, dhe te gjitha pikat strategjike te ekonomise do i shiten te huajve.
    Investime strategjike thote agjensia.
    Si puna e naftes, e rrjepin mire e nuk paguajne as taxa e as punetoret.
    Lum si ne qe kemi floke. Kenge nga grupi i tullaceve. Popull qe po e rruajne dhe qethin si bagetite.
    Blegerini o njerez..blegerini..

    1. Lerim says:

      Derrat e Sales I bejne thirrje popullit!

  2. projekt i deshtuar says:

    AIDA, merrni info me te sakta nga ministrite, mos jepni lajme ekzaltuese
    U hap tenderi nga min e infrastruktures per nje projekt deri ne 100 mega per energji diellore ( fotovoltaik) dhe dokumentat u terhoqen nga rreth 65 kompani , kryesisht te huaja nga shume vende te botes ,kundrejt vleres 2000 euro
    Vetem 5 kompani paraqiten dokumentat… , !!!??? , pra si eshte e mundur?!
    Kompanite qe terhoqen.dok u shprehen te zhgenjyera : e para, eshte e paracaktuar dhe e dyta, kushtet per pjesmarrje teresisht absurde, injoranc ne vendosjen e kritereve
    Pse nuk del nje zyrtar nga ministria te sqaroj situaten per kete deshtim .. ?

  3. Gjergji says:

    TAP nuk është një investim në ekonominë tonë. Është një rrugë tranziti që shkon në ekonominë italiane. Taksa e mbledhjes do të ketë efekt margjinal. Çfarë do të thotë duke e konsideruar TAP-in si një investim të huaj të drejtpërdrejtë? A do të paguajnë sigurimet shoqërore? A do të paguajnë taksat? A do të krijojnë vende pune? A do të prodhojnë një produkt përfundimtar?

  4. reale says:

    Komentusi PROJEKTI, ky eshte projekt i pergatitur per statkraft, por ministria nuk veproj mire dhe dy kompani me shume emer nuk do e mbyllin kaq lehte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje