STUDIMI/ OKB: Luftrat tregtare, simptomë e një të keqeje më të thellë

28 Shtator 2018, 09:57Ekonomia TEMA

Luftërat tregtare janë simptoma e një të keqeje më të thellë, theksoi sot OKB-ja në një raport vjetor mbi tregtinë dhe zhvillimin, duke u bërë thirrje vendeve të korigjojnë pabarazitë e krijuara nga “hiper-globalizimi”.

“Dhjetë vite pas krizës financiare të vitit 2008, ekonomia është sërish nën tension”, theksoi sekretari i përgjithshëm i CNUCED (Konferenca e Kombeve të Bashkuara mbi Tregtinë dhe Zhvillimin), Mukhisa Kituyi, në një komunikatë me rastin e publikimit të raportit.

“Në terma afat shkurtër, është rritja e taksave doganore dhe destabilizimi i flukseve financiare që shqetësojnë, por pas këtyre kërcënimeve ndaj stabilitetit botëror, qëndron më gjerësisht pafuqia, që prej vitit 2008, për të korrigjuar pabarazitë dhe çekuilibrin e krijuar nga hiper-globalizimi”, theksoi ai, raporton ata.

Autorët e raportit vlerësojnë se “zgjidhja nuk është as në një rikthim tek një nacionalizëm nostalgjik as tek një intensifikim i tregtisë së lirë”, duke akuzuar këtë të fundit të jetë “një ideologji që ngushton marzhin e veprimit të shteteve për t’u zhvilluar dhe dobëson mbrojtjen nga e cila përfitojnë punëtorët dhe sipërmarrjet e vogla”.

Siaps Kituyi, “sfida qëndron në gjetjen e mjeteve për të bërë bashkëveprimin shumëpalësh operacional”.

CNUCED rekomandon qeveritë që “të koordinojnë politikat e tyre për të evituar vazhdimin e dëmtimit të raportit mes të ardhurave dhe punësimit që është në origjinë të krizave ekonomike më të fundit”.

Raporti konstaton për më tepër se “problemet financiare po thellohen në shumë vende”.

Ekspertët theksojnë se sasia e borxhit, që ka arritur 250 000 miliardë dollarë, ose 50% më shumë se sa gjatë krizës, përfaqëson tre herë ekonominë botërore.

Sipas CNUCED, “borxhi privat, në veçanti ai i sipërmarrjeve, është në origjinë të kësaj rritje të huas por ajo nuk ka stimuluar investimet e sipërmarrjeve”.

Për autorin kryesor të këtij raporti, Richard Kozul Wright, “rritja e borxhit që vërehet në botë është e lidhur ngushtë me rritjen e pabarazive. Lidhja mes këtyre dy elementeve është pesha dhe influenca në rritje e tregjeve financiare”.

CNUCED paralajmëron veçanërish kundër “monopoleve të botës së informatikës dhe inkurajon vendet e zhvilluara që të rregullojnë këtë sektor që të kontribuojë në mënyrë efektive në zhvillimin e tyre”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje