Kompania e njohur britanike Thomas Cook, nga pranvera e ardhshme edhe në Shqipëri

26 Shtator 2018, 08:26Ekonomia TEMA

Kompania britanike Thomas Cook, e njohur për ofrimin e shërbimeve në destinacionet më atraktive turistike, do të jetë prezente edhe në Shqipëri duke filluar nga pranvera e ardhshme.

Praninë e saj në Shqipëri e përshëndeti edhe kryeministri Edi Rama, i pranishëm në prezantimin e shërbimeve që kompania  do të ofrojë në Shqipëri.

“Jam shumë i lumtur të jem këtu dhe të ndjek prezantimin tuaj dhe të shoh të finalizohet një përpjekje që është shumë e rëndësishme jo thjesht për numrat, 4 apo 5 mijë, por për cilësinë dhe gjithashtu frymëzimin e faktit që kjo cilësi sjell për të ardhmen e turizmit tonë.

Shpresoj shumë që ju nuk do ta kufizoni aktivitetin tuaj vetëm me hotelet që mund të gjeni, por të mendoni të investoni. Ju gjithashtu edhe investoni dhe të mendosh të investosh është të mendosh më shumë se të sjellësh turistë.

Ne mund t’ju ofrojmë disa mundësi shumë të mira.

Shpresoj që së shpejti të nisim aeroportin e Vlorës, çka do t’jua bëjë më të lehtë të sillni vizitorë në jug. Po ashtu duam të ndërtojmë edhe aeroportin e Sarandës dhe ne jemi shumë të lumtur nëse ju do të keni interes të merrni pjesë në këtë përpjekje,” – u shpreh kryeministri, duke e mbyllur me besimin se “një herë ju vini në Shqipëri, do të doni të ktheni sërish.

Problem është të thyesh akullin e në momentin që akulli thyhet, ju zbuloi se është shumë më e ngrohtë, sesa duket nga larg.” (TemA)

4 komente në “Kompania e njohur britanike Thomas Cook, nga pranvera e ardhshme edhe në Shqipëri”

  1. o papas says:

    .. PER TE DHENE , APO PER TE MARRE ..?!

    1. Geri says:

      Prisni sa te vijne keta anglezet dhe ti shihni cmimet ne jug te Shqiperise

  2. Kalec DEGA says:

    ……..kompania do jete “prezente”??? me”attraksione”???? turistike….
    Pak i vonuar ky vendim…po Tomas Cook ka pas telashe financiare kohet e fundit dhe nga e keqja por ndoshta edhe nga hapja e shqiperise per turizem po kerkon burime te tjera…
    shohim nese British Airways do ti uli pak ato te shkreta cmime skandaloze per shqyptaret……shpresojme qe edhe Air Anadoll ti knac shqyptaret me cmime t’arsyshme…

    nderkohe me Tomas Cook po komunikon vete lartmadhnia e tij qe do ndertoje ne Vlore dhe ne shekullin e ardhshem ne Sarande aeroporte qe plotesojne kushtet per aeroplanet e medhenj te Thomas Cook.

  3. Shqiptar17 says:

    Edi Rama si qen pa bisht. Zbato reciprocitetin ne politiken e jashtme. Ne qofte se nje shtetas shqiptar duhet te pajiset me vize per te udhetuar ne SHBA ose Angli, edhe nje shtetas i ketyre vendeve duhet te pajiset me vize per te hyre ne territorin shqiptar. Keshtu forcohet shteti dhe ngrihet emri i vendit ne bote. Nuk i duam ata 1 mije turista qimekuq perpara vendit tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje