Ahmetaj-Tabakut: Eshtë e kotë t'iu përgjigjesh për çdo budallallëk, ia keni koncesionuar mendjen paditurisë

23 Shtator 2018, 13:59Ekonomia TEMA

Ministri i Financave dhe Ekonomise Arben Ahmetaj ka reaguar serish sot ndaj akuzave të Partisë Demokratike dhe deputetes Jorida Tabaku.

Tabaku deklaroi se koncesioni i sistemit të tatimeve është aferë korruptive, por ministri Ahmetaj i është përgjigjur në Facebook duke thënë se nuk ka koncesion për këtë sistem të aplikuar.

.Dje një duet i dobët përçartjeje publike, sot një solo për të ardhur keq. 

Eshtë e kotë t’iu përgjigjesh për çdo budallallëk!

Nuk ka koncesion zonjë! Por si duket ju dhe partia juaj ia keni koncesionuar mendjen paditurisë.

Ne mbetemi të vendosur të cojmë përpara reformat, të vazhdojmë uljen e lehtësimin e mëtejshëm të ngarkesës fiskale për biznesin e qytetarët dhe të fokusojmë TË GJITHË VËMENDJEN TEK NJERËZIT e tek puna në shërbim të tyre”– shkruan Ahmetaj në facebook. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje