Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka vendosur të nderojë me Çmimin Nobel në Ekonomi për vitin 2018 William D. Nordhaus “për integrimin e ndryshimit të klimës në analizën afatgjatë makroekonomike” dhe Paul M. Romer “për integrimin e risive teknologjike në analizën afatgjatë makroekonomike”.
Nordhaus dhe Romer kanë projektuar metoda të reja për adresimin e një prej problemeve më të ngutshme në lidhje me atë se si ne krijojmë një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe afatgjatë.
Në thelb, ekonomia përballet me menaxhimin e burimeve të pakta. Natyra dikton kufizime në rritjen ekonomike dhe njohuritë tona në këtë fushë përcaktojnë atë se si ne përballemi me sukses me këto kufizime.
“Laureatët e këtij viti, Nordhaus dhe Romer, kanë zgjeruar fushën e analizës ekonomike duke ndërtuar modele që shpjegojnë se si ekonomia e tregut ndërvepron me natyrën dhe dijen.
Kontributet e Romer dhe Nordhaus janë hapa thelbësorë përpara në adresimin e pyetjeve qendrore për të ardhmen e njerëzimit.
Ne ende nuk kemi përgjigje përfundimtare për këto pyetje, por metodat e dy laureatëve kanë qenë thelbësore për të kuptuar më mirë dhe për të ecur përpara drejt rritjes së qëndrueshme ekonomike globale”, thuhet në njoftimin e Akademisë Suedeze. (TemA TV)
Çmim dhe organizatë lodër e politikës dhe e lobeve.