Dy persona janë ndaluar për jetë të hyjnë në qendrën Top Gun Range në Teksas, një ambjent për ata që duan të qëllojnë me armë për qejf.
Kjo pasi njëri prej tyre u kap duke pozuar për një selfie, me armën drejtuar në kokën e shokut të tij.
Arma nuk ishte e mbushur, por sipas drejtuesve të qendrës veprimi përbënte një shkelje të qartë të politikave të saj të sigurisë.
Videoja e incidentit është publikuar nga Zëri i Amerikës. (TemA)