Punëtorët kinezë po ndërtojnë një urë të madhe hekurudhore për trena me shpejtësi të lartë, mbi një tjetër urë.
Por për ta realizuar projektin në përpikëri dhe për të mos e penguar lëvizjen e lirë të trenave në urën më të ulët, inxhinierët e kanë bërë urën sipër më të lartë dhe lëvizëse.
Punëtorët kanë ndërtuar dy seksione të urave që bashkohen bashkë.
Dy urat, secila peshon 7000 ton dhe janë 128 metra të gjata, rrotullohen 19.5 gradë në anën e kundërt në të njëjtën kohë përpara se të bashkohen përsëri.
Mbikalimi i madh në linjën hekurudhore Lianyungang-Zhengjiang u bashkua me sukses javën e kaluar.
Ura është pjesë e vijës hekurudhore Lianyungang-Zhengjiang që lidh qytetin Lianyungang në provincën Jiangsu me qytetin Zhenjiang në provincën Zhejiang. (TemA)