Kotzias dha dorëheqjen, reagon Bushati: Faleminderit për hapjen e një faqeje të re të bashkëpunimit mes Shqipërisë e Greqisë

17 Tetor 2018, 21:02Politika TEMA

Pas dorëheqjes së ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias, ka reaguar ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.

Bushati falenderon Kotzias për bashkëpunimin me Shqipërinë dhe për marrëdhëniet e mira fqinjësore që ka krijuar midis dy vendeve.

“Ka pak gëzime në këtë profesion, por ato më të çmuara rrjedhin nga bashkëpunimi i vërtetë dhe një frymë kolegjialiteti.

Faleminderit Nikos Kotzias për përpjekjet tuaja në hapjen e përbashkët të një faqe të re të bashkëpunimit, besimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore midis vendeve tona”, shkruan Bushati në Twitter.

Mësohet se dorëheqja e Kotzias ka ardhur pas një debati me ministrin  e Mbrojtjes Panos  Kamenos për marrëveshjen e Prespës.

2 komente në “Kotzias dha dorëheqjen, reagon Bushati: Faleminderit për hapjen e një faqeje të re të bashkëpunimit mes Shqipërisë e Greqisë”

  1. Kalec Dega says:

    Ky Bushati i Rames, se bashku me Ramen, me ndihmen e Kotzsias zgjidhi ate punen e “delimitimit ” te detit Jon ne favor te Greqise,zgjidhi ceshtjen Came, qe as Idrizi nuk e di se ckane pradhisur keta dy kolege te pazakonte nga mosha, zgjuarsia dhe eksperienca diplomatike, si dhe Ligjin e Luftes qe akoma eshte ne fuqi dhe Greku ska asnje plan te merret me te se e konsideron Shqiperine nje plehere vend dhe llum i Evropes.

  2. Dardan says:

    Faleminderit Ditzi Bushatti per doreheqjen tende te aferme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje