Grupimi i Partive Popullore në Parlamentin Europian zhvilloi në Bruksel në konferencë të nivelit të lartë BE – Ballkani Perëndimor: Si të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët?
Kjo konferencë pason konferencat me tëmatikë të njëjtë të zhvilluara në secilin prej vendeve të rajonit. Qëllimi I saj ishte nxitja e diskutimeve midis ekspertëve dhe liderëve politikë në lidhje me situatën politike në rajon dhe mbështetjen e perspektivës Europiane të Ballkanit Perëndimor. Temat kryesore që u diskutuan gjatë paneleve kishin të bënin me sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe bashkëpunimin ndërkufitar.
Gjatë diskutimeve të ndryshme ku morën pjesë Kryetari i Grupit Parlamentar te Partive Popullore Europiane Manfred Ëeber, zevendes kryetari Andrey Kovatchev dhe Eduard Kukan, pjesë e njërit prej paneleve ishte edhe kryetari I Partise Demokratike z. Lulzim Basha.
Z Basha vuri theksin mbi rëndësinë e teknologjisë së Informacionit në Ballkanin Perëndimor. Ai u shpreh se asnjë nga qëllimet e lartpërmendura si bashkëpunimi ndërkufitar, lufta kundër korrupsionit dhe krimit nuk mund të arrihen pa përfshirjen e teknologjisë. “Teknologjia e Informacionit mund te ndihmoje gjithashtu ne bashkejetesen nderetnike dhe duhet te perdoret ne menyre eficente si mjet per te ulur emigrimin e te rinjve” – përfundoi Basha.