Deputeti socialist: Marr 25 mesazhe kërcënuese dhe të neveritshme në ditë, nga biznesmenët e basteve

17 Tetor 2018, 11:18Politika TEMA

Ditët e fundit, nisma më e re e qeverisë për mbylljen  e lokaleve të basteve është kthyer në një temë mjaft të nxehtë diskutimesh.

A është kjo një nismë e Edi Ramës për të favorizuar kompanitë që janë online, dhe a na çon kjo drejt monopolizimit të tregut?

Këto janë vetëm disa nga pyetjet që shtrohen, e megjithatë për deputetin socialist Erion Braçe kjo është një nga nismat më të rëndëishme të ndërmarra nga qeveria.

Ai ka treguar në një lidhje telefonike për In TV, se vetë atë e kanë kërcënuar çdo ditë biznesmenë të kësaj fushe.

Sipas Braçes, më shumë se 25 sms kërcënuese vijnë çdo ditë në celularin e tij, dhe e gjitha kjo që po ndodh është e neveritshme.

“Nuk ka ditë që nuk marr 20-25 mesazhe nga njerëz të kësaj industrie në këtë vend, janë kthyer në sms të neveritshme dhe që ushtrojnë presion mbi deputetin e Kuvendit me lloj -lloj formash.

Ata nuk mund të më presionojnë, pasi secili që ka shkruar, ka marrë përgjigje të qartë, pra mbyllja e të gjitha aktiviteteve të basteve sportive.

Mbyllja e aktiviteteve të basteve sportive, lojërave online,  nëpër lagje etj, ajo që kam propozuar është se shteti që do vendosë si do organizojë këtë aktivitet në rast se do ekzistojnë.

Edhe kazinotë duhet t’i nënshtrohen një tatimi të ri.

Me ligj, kazinotë duhet të zhvendosen nga zonat e banuara, nuk jam dakord me tatimin që kanë.

Kam parë normat e fitimit të tyre dhe jam i llahtarisur, arrijnë deri në 49%.

Me këto norma duhet një tatim mbi fitimin e tyre dhe thuajse konfiskues”, u shpreh deputeti i PS.

Kujtojmë se dy ditë më parë Rama iu dërgonte një mesazh të gjithë deputetëve të tij që të mos shqetësoheshin nga këto mesazhe, pasi është normale që bizneset që do mbyllen të përdorin çdo mënyrë presioni që qeveria të tërhiqet.

5 komente në “Deputeti socialist: Marr 25 mesazhe kërcënuese dhe të neveritshme në ditë, nga biznesmenët e basteve”

  1. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: September 15, 2018 at 11:48:31 AM EDT

    STOP SHQIPERISE DEMOKAZINO !

    – Stop lojerave vrastare te fatit . !

    – Profecia e Shefqet Verlacit

    – Hallall gjiri i nenes !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje vendim plotesisht i drejte dhe nje argumentim i shkelqyer ligjor nga Qeveria Rama !
    Rritje taksash dhe kontrolle te rrepta per keto hiena !
    Mbyllini sa me pare pa vrare per se gjalli me mijera familje, gra e femije dhe vete viktimat e kesaj Mafia qe sponsorizohet nga djalli a nga kushdo qofte !
    Stop !
    Sipas te dhenave jo te plota te shtypit rreth 11 veta kane kryer vetvrasje ne keto 7 muajt e fundit, qe pervec parate dhe fatit ua kane rrembyer edhe trurin dhe jeten viktimave te tyre !
    Mbi 35 per qind e divorceve ne Shqiperi kane si aresye kryesore lojerat e fatkeqesise, kazinot !
    Edhe televizionet po jrhehem perdite e me shume ne kazino !
    Te mos e kthejme edhe Shqiperine ne nje Demokazino !
    Lojrat e fatit jane lojerat e Djallit vet!
    Stop !
    Demokazino eshte nje fjale qe po e perdori per here te pare publikisht ashtu sic kam perdorur fjalen demokrature dhe Salikraci qysh ketu e 24- 25 vjet me pare!
    Por ka vite qe e perdor me shoke e miq !
    Lojerat e fatit jane vetvrasje jo vetem per viktimat, por edhe per familjet e pafajshme, per prinderit, per grate dhe per femijet, per vellazerinee tyre !
    Pse ?
    Po ju sjell profecine shqiptarit me te pasur ne vitet 20-40 te shekullit te kaluar Shefqet Verlacit !
    Djali i tij shkon per studime te larta ne Itali, natyrisht i shoqeruar nga truproja dhe kujdestari i tij…
    Vitin e pare shkelqen ne mesime e gjithcka …. I jati krenohet me birin e tij …
    Ne fund te vitit te dyte kujdestari i tij informon Shefqetin se ishte shume mire po jo si ne vitin e pare !
    Kur e pyet per aresyen e renies, kujdestari i thote se ka filluar te merret me femra dhe i ka lene pasdore mesimet!
    – Hajt se i ri eshte dhe i riu si veriu, thote Beu i Elbasanit .
    Vitin e trete i biri bie ne pikiate!
    Pervec femrave kishte filluar te pinte !
    I jati shqetesohet por e justifikon perseri me moshen !
    Ne prag te fundvitit te fundit, kujdestari njofton Verlacin se i biri rrezikonte te mbetej ne provime… !
    Shefqeti e pyet ate se cila ishte aresyeja e kesaj dekadence, renie te rende !
    – Vallahi Bej, djali ka filluar kumarin dhe ka harruar mesimet !
    – Ah i mjeri une … Paskam mbetur pa kete djale… thote Verlaci.
    Therret keshilltarin e tij dhe i thote pergatit nje lajmerim vdekjeje se Shefqet Verlacit i ka vdekur ky djale … Ka marre rrugen e dreqit dhe nuk ka kush cfare ti beje!
    Ky eshte kumari, lojerat vrastare te fatit , lojerat e djallit !
    Kjo eshte demokazinoja qe eshte kthyer ne nje epidemi boterore!
    Nese per mbare Boten eshte nje fatkeqesi, per nje vend te Vogel e te varfer si Shqiperia eshte nje tragjedi!
    92 per qind e viktimave te tyre jane te shtreses se varfer ose te mesme te ulet .
    Demokazinoja eshte piramida me e ndyre, me djallezore, me rrenuese me grabitqare per miliarda njerez ne mbare Boten!
    Eshte nje ves qe ua kalon edhe kokaines heroines dhe duhanit te marra se bashku.
    Eshte djalli vet …
    Larg nesh !
    Stop Shqiperise demokazino !
    Uroj qe brenda 2 vjetesh Shqiperia te ndaloje me ligj te gjitha kazinote dhe lojerat e vrasjes se fatit!
    – E duam Shqiperine si Amerika demokratike! Ishte dhe mbetet aspirata e nje populli te tere!
    Nje Shqiperi pa kazino do te jete e denje per Shqiperine qe duam.
    Sidoqofte edhe ky hap i pare i qeverise Rama per qytete pa kazino eshte per tu pergezuar!
    Hallall gjiri i nenes !

  2. Tironsi says:

    Me kujtohet shprehja e famshme e Saliut, kur njerezit protestonin qe ai te largohej, dhe thoshte per te miren tuaj nuk e lej karrigen. Jeni bere me keq se Saliu

  3. Sula says:

    O Erjon Bracia, o mashtrues, kush ha ka dhene numurin tend te cel. Apo te duhen vetem per fushete

  4. vetem ne shqiperi says:

    O z.Brace po perse nuk i con ne prokurori. Apo ….
    Pse flisni qesim ti dhe kryeministri yne. Na thoni qe segmente te krimit pastrojne parate, po ku i keni provat dhe perse nuk i thoni emrat dhe ti dergoni ne prokurori. Apo shpif te shpifim vajti kjo pune. Po veproni ne menyre kriminale duke lene mijra njerz pa pune vetem per hir te monopolit qe po pergatisni. Vetem ne Shqiper ndodh qe te mbyllen bastet sportive me arsyetimin se disa segmente pastrokan parate. Po kapi ata qe e bejne kete krim dhe futi brenda dhe mos merrni ne qafe te tjeret qe skane faj Si skeni shpirt xhanem. A jeni te majte. a cfare dreqin jeni?. Keshtu sic veproni skeni asnje ndryshim nga salinjte.

  5. Vk me giith paloqe says:

    Qeveria do mbylli industrine e ndertimit, bankat, lokalet, hotelet, televizionet etj etj, se pastrohen para. Ky esht nje lajm per tu pershendetur. Edhe BE dhe Usa e kan pershendetur edvinin per nje lajm te tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje