Janë disa emra në politikën shqiptare, të cilët edhe pse protagonistë në debatin publik, edhe pse me ambicie për të ofruar lidership, kurrë nuk arritën – me gjuhë populli – të qullosin gjë në politikë. Maksimumi, kanë shfytëzuar rrethanat e pozicionet për të ekzistuar, por pa lënë gjurmë të një mendimi të thellë dhe më kryesorja pa patur ithtarë, ose ndryshe ndjekës. Kjo jua ka bërë të pamundur që të jenë promovues apo mbrojtjës të fuqishëm të një kredoje, për t’i siguruar vetes profilin e një lideri.
Po veçojmë tre prej tyre.
Genc Pollo – një ditë më parë sapo u “zgjua” nga një periudhë heshtjeje. Në zemër të Europës, politikani i traditës në PD, ndërmorri aktin e leximit të një deklarate kundër kolegut të PS-së Taulant Balla, duke regjistruar një ndër precedentët më të rrallë në vatrat e politikëbërjes së Brukselit.
E nisi karrierën si këshlltar i Berishës – President, për t’u shndërruar më pas në rival të tij me themelimin e PD-së Reformatore, së bashku me Tritan Shehu. Përveç ca lojrave politike me sigla, duke siguruar ca vota me iluzion optik votuesish, nuk arriti për asnjë moment që t’i imponohet publikut me ndonjë profil tërheqës apo standart të lartë politik.
E veçanta e vetme e tij në 25 vite, ka qenë dhe është shoqëria me Doris Pack. Pas ardhjes në pushtet të PD-së më 2005-ën, e shkriu partinë e tij rebele dhe u kthye “i penduar” në partinë-mëmë. Drejtoi për disa kohë Ministrinë e Arsimit, pa lënë ndonjë gjurmë të veçantë si ish-reformator.
Spartak Ngjela – I hershëm si figurë politike. E nisi karrierën me tentativën që së bashku me Edi Ramën të themelonte Partinë Muslimano-Kristinane, por nuk ja dolën as ta regjistronin. Në ’97-ën u emërua ministër Drejtësie në qeverinë e Pajtimit Kombëtar me Finon kryeministër, posti më i lartë që i është besuar. Atë botë ishte i inkuadruar në Partinë e Legalitetit.
Më pas kalon në PD ku kandidohet për kryetar Bashkie në zgjedhjet lokale të 2003, si rival i Ramës. Humb, por më dinjitetshëm se Besnik Mustafaj para tij e Sokol Olldashi pas tij. Do ishte gjithashtu dhe zëdhënës i PD-së me ardhjen në pushtet të kësaj të fundit, por do ndahej nga Berisha për shkak të një çimke përgjuese në funksion të Fiksit. Iu bashkangjit Ramës me shpresën e një karriere qeveritare me kryesocialistin në pushtet, por nuk iu besua asnjë post. Kjo, duke qenë kreu i Partisë për Drejtësi, një forcë politike me zero rezultat elektoral.
Është aktiv në studio televizive duke komentuar ngjarje, situata e personazhe, e paçka prirjes për të patur një mendim në një lloj ligjërimi dinamik, vuan nga mungesa e ndjekësve. Quhet përnderueshëm Avokat, por ende nuk njihet për ndonjë avokaturë të rrallë të ndonjë çështjeje me peshë. Në këtë pikë ia merr dhe Çlirim Gjata.
Ylli Manjani – Njeri aktesh, fjalësh, qëndrimesh, por pa talent për të qenë lider. Energjia dhe një bagazh kulturor i pranueshëm në terma politikë e juridike, ka qenë premtues për të qenë shumë më tepër se ç’është, por nuk ia ka dalë. Ndoshta për një “tik” nervi që ia humb qetësinë aty ku duhet ta ketë. Pasi u largua nga Nano, atje ku e nisi karrierën duke qenë shef kabineti i tij, iu bashkangjit Ramës në opozitën e parë 2005 -2009. I mprehur për një mandat deputeti, u pre kur nuk e pa veten në listë dhe iu shndërrua kryetarit në kundërshtar pas humbjes së zgjedhjeve. Flitej se Rama e kishte planifikuar për në qeveri, pas fitimit të zgjedhjeve. Por Manjani e lexoi si shpërfillje të mos qënit deputet dhe kaloi te LSI.
Aty fitoi një post zv/ministri nën qeverinë Berisha, duke ndryshuar dhe kahje në qëndrime politike por jo vetëm. Në disa zhvillime që kërkonin mendim të specializuar juridik, bashkangjitur dhe një domosdoshmërie morale në qasje, edhe profesionalisht mbajti qëndrime politike. Veçon rasti i zgjedhjeve të Tiranës, ku si lësëist, edhe juridikisht qe krah akteve çmendurisht politike të Ristanit, apo te ngjarjet post-21 Janar. Përfundoi për ca muaj ministër i Drejtësisë me Ramën kryeministër në kushte kolaicioni, por u largua me këmbëngilësinë e shefit të tij duke shënuar çarjen e dytë mes tyre.
Kundërshtar i flaktë i rrugës së ndjekur për reformën në drejtësi, ai vijon të jetë ndër zërat e politikës që e shpreh më gojën plot atë që e konsideron soroizëm të reformës. Megjithatë, koherenca e tij në qëndrime ka probleme të theksuara. Nga një shpallje e armiqësisë me LGBT, mjaftoi një kafe në Rogner me ish-ambasadorin Lu që në paradën e radhës të ishte mes tyre duke u bërë njësh me ta.
Sot vijon të jetë pjesë e LSI-së, duke shfaqur të njëjtin nerv anti-qeveri porsi lidershipi i partisë ku veçon dyshja Kryemadhi – Vasili.
Eshtë qendër të debatit publik, por me zero shanse për të qenë lider, për t’u ndjekur nga dikush, për të qenë brandmendimi. (Tesheshi)
Per kuqon Pollo mendimi im eshte si njeri karrierist,egoist,mashtrues dhe e fundit qe e nderon Hajdut. Kur te degjoja zerin e tij qe lexonte nnje cope leter ne anglisht te dobet si femij klase e peste. dhe shante me kenaqesi vendin dhe njerezit e tij pra duke share vetveten si koqe. Turp. Per Ngjelen them se eshte njeri me bagazh ne profilin e tij. Degjoj shume jurist qe kane patur ose kane poste dhe kane diferenca e mangesi njohje ne shume drejtime. Kurse i fundit i listes edhe Yll edhe Manjan merre me leng se mishi u mbarua. U be minister pak kohe beri ca lek dhe nga budallallekueeshte gjithmone kunder rrymes.
flet 4 gjuhe te huaja Pollo, mos ia qaj hallin. Per nga pergatitja intelektuale ia kalon edhe idhullit tend.
Te keni turp per Spartak Ngjelen, po te kerkoni ne arkiva dhe jo ti beni lajmet si i do shefi, do mahniteshit edhe ju sahanlepiresa te pushtetit me faktin qe AVOKAT NGJELA, nuk ka humbur asnje gjygj ne jeten e tij dhe per me teper eshte Liberali me i madh shqiptar. Pak veshtire te kuptohet nga dallkauket e treyzave, qe mendojne se google eshte enciklopedia absolutiste. TURP DHE MARRI kjo qe shkruani
Cilin gjyq ka fituar ngjela?
analize si tek tesheshi mo,
analize si tek tesheshi mo,.
Kjo ftyr kuqoje i peshtir ne cdo qeliz te karakterit ,bej cudi si vazhdon te jet ne sken te politikes ! Nuk gjej fjal te shaj kte bajg mbushur krimba !..Por ska si te jet ndryshe nje PD ku esht foleja e mashtrimit ,krimit dhe korupsionit ,foleja e tradhtis qe don me cdo kusht te shkateroj Shqiperin esht kjo ftyr e ndyr qe shohim ktu ………
analize si tek tesheshi mo,..
NË TRESHE , SIMPATINË E PUBLIKUT , DO TA ZMADHOJ, POPULLIT, E GËZON AVOKAT NGJELA.
KJO DO TË THOTË SHUMË.!??
S’KA RËNDËSI SE SA KARIERË POLITIKE TË SUKSESSHME
KA PASUR .
???AVOKAT NGJELA !!??
Z.Baze!
Sejcili ka te drejten te kete nje opinion te tijin dhe t’a cfaqi ate per cilindo qofte.Keshtu sic eshte thurur shkrimi i me siperm pa autor te le te nenkuptosh se eshte opinion i gazetes.Ne qofte i tille,nje bashke renditje e hienes politike Pollo,kontraversit pervers Manjani me figuren politike te Spartak Ngjeles eshte e papranueshme per nje gazete serioze.
Te gjithe duhet t’a dine se Spartak Ngjela mbi te gjitha eshte nje person indipendent me personalitet dinjitoz.Qe ne rinine e hereshme te tij kundershtar i vendosur perballe regjimit Hoxhist,perfundoi ne burgun e Burelit,qe per mendimin tim qe shkollimi pasuniversitar akademik qofte politik,qofte profesional.Gjate gjithe jetes dhe formimit te tij ka pasur orientim perendimor.Nje analist me vlere i te gjitha situatave politike te tranzicionit te sterzgjatur demokratik shqipetar.
Pollos dhe Manjanit,Makiaveli ju marte te keqen,do t’ju a kish zili.
Media perfshire dhe kete artikull Kazan lepirese e politikes te korruptuar shqiptare. Respekt per z.Ngjela.
Avokati eshte njeri i zgjuar dhe ne shumica e popullit e rrespektojme jashte mase,normal qe me kete politik te hajduteve Ps Pd Lsi qe jane nje bande te bashkuar nuk mund te ngresh koke.Nje keshille beni binjakizim me ertv ptuuuuuuuu gazetar leshi
Njerezit e ndershem nuk mund te qullosin gje ne nje ambjen teresisht me mentalitet dhe sjelle kusari.
Permendimin tim,kuqoja i gjate,eshte njeri i kulisave dhe ka qene e eshte brenda shume kurtheve te organizuara nga cerdhja kriminale e PD-se.Mister eshte “miqesia” dhe mbeshtetja e tij nga Doris Pack dhe perdoret nga ajo si burim informacioni per te koordinuar betejen e PD-se me elemente jashte shqiperise per te nxire realitetin shqiptar dhe perpjekjet qe behen per perparimin e shqiperise,ne favor te organizates kriminale me “mbulese demokratike” te manipuluar e drejtuar nga padrinoja i krimit Salih Ram Berisha.Manjani eshte nje idiot intelektual,pa shtylle kurrizore dhe qe ambiciet e tij karrieriste i dominojne mbi realitetin politik.Ndaj ka kaluar sa majtas sa djathtas dhe ka mbajtur qendrime kontradiktore me faktet e ngjarjet konkrete,qe normalisht duhet ti gjykonte ndryshe.Ka nje urrejtje patologjike per Ramen,ndaj nuk di se c’te beje per ta luftuar ate e PS-ne dhe eshte shnderruar ne nje legen te kryekriminelit Salih,te lul tavarishovicit dhe te Munes tregetare te kokaines e te cizmes.Sa per “Avokatin”,edhe ky ka qejfmbetje me Ramen,sepse ai e verteta eshte nuk e ka vleresuar e aktivizuar ne ndonje detyre te rendesishme,sidomos ne sistemin e drejtesise.Ndaj shpesh here avokati ve shenjen e barazimit midis Rames dhe dyshes Like floririt e Berishe kermes,qe sipas tij nuk e duan reformen e drejtesise.Megjithate,avokati eshte nje mbeshtetes i zjarrte i reformes ne drejtesi dhe perpiqet me sa mundet qe politika te pastrohet nga kriminelet,te degjeneruarit dhe hajdutet e shumte ne te,sidomos ne opoziten e dhjere PD-LSI e ne parlanment.
keta dy te paret edhe haen po seç donte ylli ne kete analize vetem gazetari qe ka shkruajturc kete artikull e di!!!
VITI 1991
Agapite mou Qirje Mitsotaqis!
Emri im i vertete eshte Jorgaqis.
ngjelen e keni fut kot…pse nuk vure ed selamin? qe ka bere gjithmone kukullen per salen ne fillim e bashen pastaj? asnjehere nuk gjeti force te arrije ne krye te opozites edhe pse e pati rastin…