Andi Bushati: S'besoj se do ngrihet strukturë serioze kundër shpifjes, është e pakuptimtë iniciativa e Ramës

16 Tetor 2018, 17:50Politika TEMA

Andi Bushati nuk beson se do të realizohet iniciativa e kryeministrit për paketën anti-shpifje dhe për formalizmin e portaleve.

Analisti e cilëson si propagandë duke u shprehur se në shënjestër është e vërteta dhe jo portalet.

“Në shënjestër është e vërteta, jo portalet. Ishim në sfondin e skandalit të Xhisielës dhe Babales.

Prokuroria ishte e përfshirë dhe policia dilte e zbuluar.

Përballë publikut dilte kriminalizmi. Përballë këtyre Rama hap dy çështje të tjera. Formalizimi i portaleve mendoj se është për të shmangur skandalet.  

Me urdhër të Ramës del një listë me media online të cilat i kishin letrat në rregull, por dalin si jo në rregull. Ato media kanë marrë domenin, janë regjistruar.  

Ky është një debat shterpë për të shmangur çështjet e tjera. Shpifja tani dënohet dhe ne kemi ligje të rënda për të dënuar shpifjen. Ky debat është shterpë për të ndarë opinionin se kush janë shpifësit dhe kush janë në anën e të vërtetës.

Media nuk është bulmetore që të varë tek cepi dyqanit etiketën. Keni parë ndonjë media jashtë vendit të bëjnë një gjë të tillë.

Formalizimi i portaleve mendoj se bëhet për të provokuar debat shterpë. Rilindja e ka harxhuar të gjithë arsenalin e propagandës.

Pasi ka humbur betejën me realitetin, Rama po humbet edhe betejën e propagandës. Në asnjë vend të botës kryeministri nuk u flet policëve për shpifjen.

Mbyllja e mediave online është proces i vështirë dhe platforma kundër shpifjes është e pakuptimtë. Nuk besoj se do ngrihet strukture serioze kundër shpifjes, por më duket si një fishekzjarr”, u shpreh Andi Bushati.

3 komente në “Andi Bushati: S’besoj se do ngrihet strukturë serioze kundër shpifjes, është e pakuptimtë iniciativa e Ramës”

  1. Paqesori says:

    Foli ky i zgjuti ! Degjojani fjalen o njeres !

  2. Lili says:

    Ahahah, vetem debilet kujtojne se munden me i mbyll gojen dikujt me ligj… hajde tash satira me personzh fiktiv do lulezoje,e kush e sheh vetin ne satire ,bujrun per me e kallexuar ne gjyq!…
    Na ishte nje Mbret i anderave per Shqiperine qe don,shume i vetmuar edhe i merzitur se pasqyeja ( e shtypit e portaleve) nuk thonte cdo dite ´po ti ,o mbret ,je ma i bukuri i te bukerité ´sa dekretoj nje lurdher qe cdo fjale e shtrembet te denohet me ari.etj etj

  3. h says:

    Keta gazetare kepurdha parazite ,dhe ushujza te linfes se popullit,
    mesi presin te shiten si Kasandrat fallco,per tu pasuruar.
    Poshte pseudo-gazetaret shqiptare sahanlepires se pushtetit
    si dje ashtu edhe sot. Opinionistet e bytes sime,dhe gazetaret e
    leshit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje