Nga Ilirjan Blloshmi
Lulzim Basha është në pikën më kritike përsa i përket besushmërisë si lider i PD-së dhe opozitës në përgjithësi. Lulzim Basha sot për sot bind vetëm deputetët e tij si lider.
Ndërkombëtarët kanë shprehur në rritje mosbesimin ndaj tij.
Në këtë pike ai që po e ndihmon është as më pak e as më shumë por vetë Edi Rama.
Në ka ndonjë politikan që di vlerat e medias, ky është Edi Rama.
Si duket marrveshja e lidhur para zgjedhjeve, po vihet në jetë tani.
Rama është mjeshtër në manipulimin e audjencës. Por për mos dëmtuar as veten e as Bashën, i ka servirur shqiptarëve, Ballën, Salijanin, Babalen, Alizotin.
Por Rama, duke parë vështërsinë që haste Basha, tani u fut në konflikt me mediat online.
Dy ditë pasi Rama bëri lajmërimin për regjistrimin ose në të kundërt do t’ju vërë drynin, 80% e këtyre mediave, filluan sulmin frontal ndaj Ramës.
E këtu Rama ka vënë në jetë eksperimentin që David Simons bëri me një grup individësh.
Eksperimenti i Simons ishte:
-Ai mori një grup individësh dhe i vendosi përpara një ekrani të madh, duke vendosur dy ekipe të veshura njëri me ngjyrën e bardhë dhe tjetri me ngjyrën e zezë.
Secili nga ekipet kishte një top të tijin dhe qëllimi i njerzëve ishte të numëronin sa herë ekipet ia pasonin topin njëri tjetrit. Pasi mbaroj minutazhi.
Simons pyeti individët, se sa herë ekipet kishin pasuar topin me njëri- tjetrin, përgjigja ishte e saktë nga ata që e panë.
Pasi dëgjoj përgjigjet. Simons menjëherë pyeti. Kush nga ju pa një gorillë në ekran?
Kjo pyetje i kapi në vështërsi të pranishmit, disa menduan se ai po bënte shaka dhe filluan të qeshnin.
Simons i uli edhe një herë në vende të pranishmit dhe i ftoi që ta shihnin videon nga e para por:
Kësaj here mos numëroni pasimet e topit, por kini mendjen tek ajo që ndodh dhe kështu të pranishmit vërejtën që në fund të minutës së parë një njeri i veshur si gorillë kalon në mes të ekipeve, por ato më parë nuk e kishin parë.
Ky eksperiment ilustron atë që po ndodh saktesisht në Shqipëri.
Shqiptarët kanë krijuar një verbëri të pavetëdijshme ndaj politikës.
Militantët e PD-së janë fokusuar në disa detaje që nxjerr PD-ja, në asnjë moment nuk pranojnë debat.
Ata të PS-së, mbrojnë variantin e Taulantit dhe Ramës. Asnjë nuk e shikon “gorillën” që kalon në mes.
“Gorilla” që kalon në mes është as më pak e as më shumë por loje e dyshes Rama-Basha me shqiptarët.
“Gorilla” ka kaluar në mes të vetingut, “Gorilla” ka kaluar në mes të listave që Rama dhe Basha bënë, “Gorilla” është pas firmave që marrin koncesione.
Dikur në foltore të parlamentit dilte Teodor Keko, Gilman Bakalli, E’them Ruka, sot kjo “gorillë” që shqiptarët nuk shohin, na ka bërë peshqesh në parlament, Salijanin, Klevisin, Mul Nokën, Spiropalin, Strekaj, Ndreu, Valentina e dreqi e shejtani.
Shqiptarët, duke u fokusuar në disa detaje humbasin pjesë të rëndësishme të ngjarjes dhe veprimtarisë.
Kjo, si pasojë e karakteristikave fizike dhe psikologjike të njeriut dhe trurit të tij.
Rama duke u futur në konflikt me mediat, po i bën një nder Lulzim Bashës, e Rama nuk është aq budalla sa mos e kuptojë se po con ujë të kulluar tek Basha. Ai po e bën me vetëdije të plotë.
Se cfarë ka marrë në këmbim. Atë do e shohim kur Basha të vijë në pushtet.
Do e shohim kur Ervin Salijani do bëhet ministër i Brendshëm. Nëse do të hapë ndonjë çështje për Ballën, Xhafën apo eksponentë të tjerë të së majtës.
E pas gjithë kësaj shqiptarët përsëri nuk do e shohin “gorillën”, këta të PD-së do ti gëzohen pushtetit, ata të PS-së do jenë të zënë kush do jetë kryeri i ri.
Ministrat e sotëm, që do jenë ish- ministrat e nesërm do prishim lekët e grabitura.
Ata të opozitës së sotme, që do jenë të qeverisë neser do fillojë të vendosin kapital.
Shume urime autorit, vetem se ai robi e ka emrin Daniel Simons.
Dhe jo David.
Bullshit, bullshit bullshit… Shpifje, hamendje, idiotizma all-albaneze! Bloshmi qeka Bosh fare. Vetem gazetra nuk mund ti thuahs ketyre. Se ku i gjejne keto hamendesime idioteske nje Perendi e di.
Analiza me e sakte e bere deri sot !
Artikull i shkeuar me bythe ? Aty fli ti se do i fale pushtetin Rama Lulkes ?
@Babolja
.
Edi, atij Lulkës
nuk ja fal pushtetin
por, me këto manovra
po e mban të vetin!
…
“Gorilla” qëndron
e shpesherë na del
siçe thotë Christopher
dhe D. por Daniel.
.
aKlete, brekushe …
e me një të thënë
me një mBrekullushme
sytë na ka zënë.
.
Sa herë Lulushi
zihet në të keq
Edi bën diçka
sikletin ja heq.
.
E thënë më troç
shkurt bie hesapi
Edi luan lojën
dhe si i do trapi.
…
Pse kaq kollaj u dorzoka pushteti Te kalojne tre legjistratura due pastaj shofim
Nuk je bindes!
Shume i ceket BLLOSHMI, te pakten na sqaro pse duhet ti fali Rama pushtet Bashes, derisa ashtu sic thua vete ne fillim te artikullit, Basha eshte i mbaruar politikisht.
Ky shembulli i Simons eshte ma shume per shoferet kur perdorin celularin kur nisin makinen o kur nuk jane vigjilente ne makine e nuk e shohin nje kembesor ose çiklist.
nje ish i persekutuar nuk mund te jete domodosmerisht nje intelektual i nivelit te larte. shikoni si i analizon ngjarjet vetem me supozime hamendesime.e j ne veprimet konkrete te shumices e pakices parlamentare .ne aksionet e tyre politike legale e ilegale.ne ushtrimin e vepromtarise Brenda kuadrit kushtetues .ne shqipetari per fat te keq jane shteti legal dhe nje shtet i Vogel ilegal i ci li e perpiqet te gerryej kushtetuen ligjin.per te krijuar nje klime mosbesimi e te krijojme kushtet per marrjen e pushtetit pa vote
Po pse a mendon vall se partia e saliut do vije ne pushtet….?!As mos e mendo o artikullshkrues….
Nqse partia e sali pordhes vjen ne pushtet kete vend e mori lumi.
Nuk ka logjike te kete lidhje me kete, d.m.th Rama qenka i interesuar dhe na nxirrka Babalet me radhe…se po te ishte siç shpjegon ne shkrim atehere palet do te ishin shume te qeta dhe nuk do te shfaqeshin te tensionuar ne publik. E mbani mend kur kryen marreveshjen e pare, ra qetesia ne vend dhe pushuan perbaltjet.
Ketu ka tjeter gje, Rama krijon pershtypjen se çdo sulm qe i ben PD ai reagon per te mbyllur ate problem qe ata nxjerrin, apo edhe e shpikin nga hiçi:
1. Dolen me Xhiselen….u fut ne burg dhunuesi (sigurisht nuk e futi Rama, por prokuroria por jane reagime te sinkronizuara)
2. Dolen me Babalet…ua mbyllen gojen me deshmitarin…edhe pse gjerat me mire i di prokuroria se ka dosjet perpara
3. Dolen me akuzat per bastet se jane segmente te krimit te organizuar ne te, doli dhe Rama dhe thote ja i mbylla dhe madje po me gjuhen e PD-se flet dhe vete per segmente te krimit…
etj, etj
Pra, pershtypja qe te jep eshte se vrapon per te mbyllur gojen e akuzave qe hapet tek PD-ja. Nderkohe qe thjesht duhet te qeverise vendin dhe ka prokurori e gjykate qe merren me keto pune, s’ka pse shqetesohet kaq shume.
Se dhe per bastet argumenti qe afroi te ben pershtypje kur tha se “po ta kishim thene me pare me shume perbaltje do kishim”…pra frika se e perbaltin eshte me e madhe se sa nevoja per te njoftuar bizneset qe kane 9 mije te punesuar se do mbyllen nje dite ?!
Shqiptaret e dine nga vjen e keqja ne kete vend, ndaj dhe kane votuar Ramen dhe presin nga ai ta ruaje qetesine edhe ne momente te thella tensioni dhe te veproje me logjike dhe qetesi dhe jo sipas frekuencave qe i leshon PD-ja.
PD e njohim ndaj edhe eshte ne opozite nga ky popull. Po Rama pse tensionohet dhe humbet qetesine ?
Nje i urte i thote nje dite te birit:
“ Mes nesh ka nje lufte te madhe dhe eshte nje lufte qe zhvillohet mes dy ujqerve. Njeri eshte i keq, dhe perfaqeson ziline, ambicien, egozimin dhe shkaterrimin dhe tjetri eshte i mire, perfaqeson shpresen, dashurine dhe besimin.”
Dhe djali e pyet: “Cili nga keta ujqer do te fitoje ?”
Dhe i urti i pergjigjet: “Ai te cilin ti do ta ushqesh.”