Florenc Hoxha, ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku është thirrur të dëshmojë për videon “Babale 2”.
Ish-kreu i policisë bashkiake të Tiranës, është thirrur në cilësinë e intervistuesit në atë viodeo dhe do të pyetet se në çfarë kushtesh është kryer kjo intervistë dhe nëse ka dijeni për çështjen në fjalë.
Në video shfaqet Alfred Alizoti me pretendimin se është shoqëruar në Prokurori nga numri një i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjë kjo që është mohuar kategorisht nga kryepolici dhe vetë Alizoti.
Hoxha pritet të kryejë edhe nje seancë ballafaqimi me Alfred Alizotin.(TemA)
Kur ishte milic i lulit dhunonte njerzit pse nuk i jepnin voten lulit e fazlliqit,tash qe ka mbetur i papune eshte bere kameraman e gazetar kurse skenarist e regjisor ka salianjin e alibeajn prandaj edhe videot ju dalin te pista sepse jeten e kane pis dhe jane argat te gjakpiresve,ky edhe supen di ta kishte haram prandaj duhet denuar me pune ne minera dilu ne thellesi dhjetra mijera métra nen toke dhe keshtu sdo kemi kurre keso lloj pisllaqesh.