Sherri në Bruksel, Balla: Shfaqja e opozitës në PE një akt i turpshëm

17 Tetor 2018, 13:34Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar pas përplasjet që ndodhi në Bruksel me përfaqësues të opozitës, të cilët kërkuan largimin e tij nga salla.

Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit Balla tha se sjellja e PD në Bruksel ishte një akt i turpshëm, por gjithsesi sipas tij nuk e prishi qëllimin e mbledhjes.

Ajo shfaqje e turpshme, le të jetë një akt i fundit i sjelljes në vite të ndryshme të politikës shqiptare në Bruksel. 

Një prej miqve të Shqipërisë, në përfundim të asaj dite pune, solli në vëmendje që nuk ka pasur dhe nuk ka një vend tjetër në rrugën e anëtarësimit në BE, që opozita të shfrytëzojë mikrofonat e sallave të PE, apo të Këshillit, Komisionit, për të sharë vendin e vet. Kemi çfarë kemi, duhet t’i diskutojmë këtu.

Është vijimi i një profesi historik për Shqipërinë dhe shqiptarët. 

Si një prej përfaqësueseve më të vjetër të Shqipërisë në PE, kurrë më parë Shqipëria në PE nuk ka pasur më shumë miq sesa sot. 

Kurrë më parë nukkemi arritur të marrim një produkt final, një deklaratë që thotë se Komitetit i Stabilizim Asociimit kërkon hapjen e negoiatave në qeershor 2019, në vijim të vendimit të Këshillit Europian të 28 qershorit. 

Pavarësisht kësaj, ajo që ëshe rëndësishme sot, deklarata, rekomandimet përfundimtare, flasin për një ndërprerje të bojkotit nga ana e opozitës. 

Ricitoj një qëndrim të PPE, z.Daul, i cili e njeh shumë mirë Shqipërinë dhe që në të njëjtën referencë me Maqedoninë dhe partinë simotër atje, flet edhe për PD në Shqipëri, e cila, unë vlerësoj që duhet të reflektojë edhe pas kësaj deklarate, këtyre rekomandimeve, të ndërpresë bojkotin dhe të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

I kemi besuar opozitës dy institucione që kanë lidhje me integrimin, Komisionin e Integrimit dhe Këshillin Kombëtar të Integrimit”- tha Balla. (TemA)

1 komente në “Sherri në Bruksel, Balla: Shfaqja e opozitës në PE një akt i turpshëm”

  1. Kalec Dega says:

    Vetem Tualeti dhe Floriri veshin kostume zyrtare blu….per inat te Saliut? Apo nga Berzhdica njoni e tjatri nga Cepani!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje