Macron: Europa po rrëshqet drejt nacionalizmit

17 Tetor 2018, 13:21Politika TEMA

“Jetojmë një epokë të pashembullt dhe të re. Jo më ato kohë të pafajshme në të cilat flitej për fundin e historisë dhe fundet e tragjedive. Bota po shkatërrohet, trazira të reja po duken dhe Europa po rrëshqet pothuajse kudo drejt ekstremeve duke u rikthyer përsëri nacionaliste”.

Kështu  deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron në mesazhin drejtuar kombit pas riorganizimit të qeverisë, raporton ata.

”Ju ftoj të mos të jeni të përgjumur përpara realitetit dhe çfarë ndodh kudo rreth nesh. Unë nuk do të dorëzohem. Duhet të shohim në fytyrë realitetin dhe të veprojmë “, shtoi  Macron.

“Kam vetëm një busull’’, theksoi Macron.

”Franca duhet të kthehet në një fuqi në arsim, në ekonomi, në sferën sociale. Vetëm në këtë mënyrë do ta gjejë vendin e saj në botë. Nuk do të ndryshojë rrugë, qeveria me të vërtetë do të vazhdojë të transformojë në thellësi shtetin dhe funksionin e tij publik”, theksoi ai.

”Por, asnjë nga reformat e mëdha nuk do të japë fryte nëse 66 milionë francezë janë të ndarë dhe jo një komb”, vuri në dukje Macron./

2 komente në “Macron: Europa po rrëshqet drejt nacionalizmit”

  1. Pajdhany Me čibuk says:

    Tamam si fjalimet e famshme te t famshmit famoz me fam planetare Dull Çekiç Kamunizmi.
    Kshtu fliste edhe Dulla n koh t vet.
    Unitet populli
    Arsim kultur …

    Epo e paskena shajt kot Dullen ne se

  2. ben says:

    Sigurisht qe do rritet nacionalizmi ne Europe. Nuk eshte cudi qe nje Hitler i ri te marre fuqine ne France e Gjermani. E keni mbushur Europen me jevgjithet e Arabise dhe Afrikes. Keni mbushur qytetet europiane me xhami nga te kater anet. Te duket vetja se je ne Anadoll. Juve rraca e politikaneve liberale keni shkaterruar dhe po shkaterroni cdo dite ate qe europianet ndertuan ne shekuj. Nuk sheh me francize ne rruget e Parisit apo gjermane ne qytetet gjermane, por vec jevgjite dhe gra te mbuluara me perce.
    Europianet nuk jane bageti qe juve te beni cfare ju do prapanica per te marre vota nga emigrantet qe i beni qytetare francize.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje