Taulant Balla ka depozituar kallëzim penal për kryedemokratin Lulzim Basha, deputetin Ervin Salanji dhe ish-kreun e policisë bashkiake Florenc Hoxha lidhur me akuzat e bërë për çështjen “Babale 1”.
Numri dy i socialistëve, nënvizon se do të shtojë një padi edhe për ligjvënësin Genti Strazimiri.
“Pas depozitimit të kallzimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, mësova se të kallzuarve të sotëm u ishte shtuar me vullnetin e tij të plotë prej shpifësi, Gent Strazimiri.
Të cilin ju informoj publikisht se do ta bashkoj me shokët e vet në radhën e shpifësve të kallzuar prej meje.
Plani i kontributeve nga xhepat e shpifësve për Fondin e Edukimit, ecën për bukuri. Mirëpresim shpifësin e radhës.??”, shprehet Balla. (TemA)
