“Unë besoj se mund të arrihet një marrëveshje dhe do të punojmë shumë gjatë ditëve të ardhshme për një marrëveshje që është në interes të BE dhe Britanisë së Madhe”.
Kështu deklaroi kryeministrja britanike, Theresa May pas takimit me presidentin e Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.
“Sonte do të flas me krerët e shteteve dhe qeverive për progresin shumë të mirë që është bërë që nga Samiti i Salzburgut për marrëveshjen e daljes nga BE dhe mbi marrëdhëniet e ardhshme me BE’’, theksoi ajo.
“Ekipet negociuese po punojnë shumë.
Ne kemi kapërcyer disa vështirësi.
Ende ekziston problemi i kufirit me Irlandën, ku të gjithë përreth tryezës dëshirojnë të arrijnë marrëveshjen.
Unë besoj se marrëveshja mund të arrihet dhe tani duhet të sigurohemi se do ta zgjidhim’’, shtoi May.