I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24, analisti Andi Bushati ka komentuar paketën anti-shpifje të propozuar nga kryeminsitri Edi Rama. Bushati u shpreh se nuk mendon se kryeministri e ka seriozisht këtë iniciativë, por për të larguar vëmendjen nga problemet aktuale.
Sipas Bushatit propozimi i Ramës është një lojë politike dhe një shashkë e hedhur në ajër, pasi shpifja është e dënueshme në Shqipëri me ligj.
“Nuk mendoj se Rama e ka seriozisht me ketë paketën anti-shpifje, por një lojë politike dhe një shashkë të hedhur në mjedis. Sot me ligjin shqiptar me shpifjen dënohet rëndë. Unë kam qenë vetë në gjykatë dhe më kërkonin 100 mln lekë.
Pra ne shpifjen e kemi të dënueshme në këtë vend dhe për çfarë duhet një fabul tjetër. Edhe kjo çështja tjetër e legalizimit të portaleve. Me nxjerrjen e atyre portaleve nga AKEP rezultoi se shumë ishin të pa regjistruara dhe ky është një beteje shterpë.
Rama sa herë ka hapur beteja kundër shpifjes ka pasur probleme të mëdha për të zgjedhur. Rama kërkon të heqë vëmendjen për të anashkaluar problemet. Shpifja është e dënueshme”- tha Bushati.
Pse je kaq i shqetesuar ti Bushat? Rri i qete se ti nuk je shpifes,je zeri i te vertetes ?
Bushati kjo by…e zene kaps.Nuk mund te imagjinoj dot sa eshte shuma e zerove qe eshte paguar per te mbajtur kete rrol qe verteton Havelin e Madh me shprehjen Me te zinj se komunistet jane komunistet e kthyer ne antikomuniste
O Bushat o shpirti i lalit, amon kur do vij ajo dit berisha te vij ne pushtet e do zoti po doooo zoti, i lutem zotit te fusi nji dajak e ti thyj brinjet.
O Enver dil dhe i her nga vorri dhe o Berish kthehu dhe nji her. Rama flet frengjisht, bo i cik pisllik po dhe dy rrug po i shtron. Jo mer jo, ky derr bishati do dru e dru e vetem dru.
Ngaduli kjo moda e analisteve mer jahu.
Zoti vonon po nuk harron.
Jom me or me kamer dhe stilolaps ke veshi, pergjoj un si lul kukaleshi ahahahaha