Lulzim Basha, në negociata për të blerë deputetin socialist

18 Tetor 2018, 18:23Politika TEMA

Lulzim Basha ka takuar Gjetan Gjetanin, deputetin e përjashtuar nga radhët e Partisë Socialiste, nga kryeministri Edi Rama.

CNA.al (CityNews Albania) ka mësuar se Basha i ka kërkuar Gjetan Gjetanit, që ky i fundit të kalojë në radhët e PD-së.

Takimi midis të dyve është zhvilluar në afërsi të Laçit teksa Basha kthehej nga Burreli.

Kontradikta në këtë histori është se PD-ja e udhëhequr nga Basha në datën 4  tetor të vitit të kaluar depozitoi në Prokurori kërkesën për kontrollin e të dhënave të dekriminalizimit për deputetin Aqif Rakipi dhe për deputetin Gjetan Gjetani, lidhur me dyshime për fshehjen e të dhënave për aktivitet kriminal, që sipas ligjit për dekriminalizimin duhej ti pengonte për të marrë poste publike apo për tu zgjedhur.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në prokurori kërkesën për kontrollin e të dhënave të dekriminalizimit për deputetin Aqif Rakipi dhe për deputetin Gjetan Gjetani, lidhur me dyshime për fshehjen e të dhënave për aktivitet kriminal, që sipas ligjit për dekriminalizimin duhej ti pengonte për të marrë poste publike apo për tu zgjedhur.

Denoncime nga publiku dhe partnerët pranë Partisë Demokratike përbëjnë indicie për të verifikuar nëse të dy këta deputetë kanë fshehur rekorde kriminale në të kaluarën e tyre në lidhje me  aktivitete të paligjshme të kryera në Itali.

Partia Demokratike është e vendosur në betejën e saj për të luftuar krimin, dhe për të nxjerrë krimin nga parlamenti dhe institucionet e shtetit. Në të kundërt, lidhur me këto dy raste por edhe të tjera që po trajtohen nga Partia Demokratike, Edi Rama dëshmon se vazhdon të mbrojë dhe promovojë krimin, se nuk ka vullnet ta zbatojë ligjin e dekriminalizimit, dhe nuk ka vullnet të shkëputet nga krimi dhe aleanca politike me krimin. Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të veprojë menjëherë e të garantojë zbatimin e dekriminalizimit. Bashkëngjitur, kërkesat e dërguara sot në Prokurori”, – shkruante në atë kohë PD-ja.

Kurse ish-kryeministri, Sali Berisha e ka denoncuar Gjetan Gjetanin që në datën 9 qershor, 16 ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Po në këtë datë Berisha publikoi  denoncimin e një qytetari në rrjetet sociale.

Në mesazhin e tij qytetari digjital shkruante se Gjetan Gjetani ka marrë 5 milionë lekë për një certifikatë dhe për këtë shkak i kanë anuluar një takim në fshatin Mali i Bardhë.

Postimi i plotë

Narko-kandidati nuk pranohet në fshatin Mali i Bardhë!

Ai ndëshkohet për korrupsionin e tij!

Qytetari dixhital denoncon:

Narko-Kandidatin e Lezhës, Gjetan Gjetani, një fshatar, të cilit i kishte marrë 5 milionë lekë për t’i dhënë certifikatën e verdhë, i zënë rrugën tek shkonte në takim elektoral në fshatin Mali i Bardhë. Takimi u anulua!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Z.Berisha para 3 ditësh kandidati i PS Gjetan Gjetani në qarkun Lezhë kishte takim në fshatin Mal-Bardhë të Kurbinit, por dikush nga fshati ju zuri rrugën dhe nuk i lejoi të hynin në fshat; ai i kërkoi kandidatit 5 milionë lekët që i kishte marrë për t’i dhënë certifikatën e verdhë. Pas shumë debatesh takimi u anulua. Respekte z.Berisha”.

Kujtojmë këtu se Gjetan Gjetani u përjashtua nga radhët e PS-së nga kryeministri Rama në muajin shtator gjatë Asamblesë së kësaj partie.

“Një deputet që nuk ka bërë punë tjetër veçse ka shantazhuar dhe kërkon ekskluzivitet të vërë shefa policie në Kurbin, bën deklaratë pocaqi kundër policisë në Kurbin ai nuk mund të jetë deputet i PS-së. Në djall vaftë pushteti ynë nëse duhet të durojmë të tilla sjellje vetëm për numra”, – tha Rama dhe më pas e përjashtoi  Gjetanin.

Ndërsa Gjetan Gjetani pas këtij përjashtim u shpreh se vendimi ishte i padrejtë, pasi ai kishte qenë me PS në ditët më të vështira.(CNA.al)

2 komente në “Lulzim Basha, në negociata për të blerë deputetin socialist”

  1. Alban Dega says:

    FAKTE … JO OPINIONE

    LULEZIM BERISHA NUK RREJNE KURRE PA FOLE !

    – Ka mesuar nga Beu i Partise Babale …

    “ Lulezim Basha genjen edhe kur e pyet sa eshte ora”. Jozefina Topalli

    Genjeshtrat e tij jane aq te trasha sa nuk i beson as vet e megjithate i perserite cdo dite e shume here ne dite,,, Genjen edhe duke mashtruar hapur pa iu skuqur faqja e duke iu shtjerrur zeri !
    Pse !?
    A e detyroi me zor Edi Rama te fuste te zgjedhurit prej atij vete ne Qeverine Rama -Meta, ne majin e vitit 2017 !?
    Po kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ia dha me zor Rama !?
    Po Avokaten e Popullit nga Partia e tij is perzgjodhi Edi Rama api vete Lulezim Basha!?
    Nje fakt vlen me shume se nje thes me pallavra e rrena te nje genjeshtari e mashtruesi patologjik !?
    Po dhjetera e pafund fakte te tjera qe i kemi pare me sy te gjithe ne shqiptaret e nderkombetaret kudo ne Bote !?
    A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje genjeshtari qe rren edhe kur e pyet sa eshte ora !?
    A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje mashtruesi e hajni me cizme qe vodhi me ze e figure te kapur ne flagrance nga kamerat duke vjedhur edhe votat ne gjirin e familjes se vet politike, PD-se gjate zgjedhjeve te korrikut te vitit 2017 !?
    A mund tu besohet qeverisja e Shqiperise nje kryehajduti te 600 milione eurove nga Autostrada e Kusarise se Kombit, gati gjysmen e 1.3 miliarde eurove te vleres se pergjithshme te saj dhe qe thau financat e shtetit shqiptar dhe krijoi nje borxh te brendshem prej mbi 800 milione eurosh dhe rriti me 10 per qind borxhin e jashtem te shtetit shqiptar !?
    A mund ti besohet qeverisja nje bashkeatdheshitesi te Sali Berishes te kapur ne flagrance nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise dhe atdhetari Myslim Pashai bashke me opoziten, nepermjet marreveshjes antikombetare te Otrantos!?
    A mund ti besohet jeta e shqiptareve nje bashke kryekzekutori te 4 protestuesve paqesore e krejt te pafajshem me urdher te Sali Berishes dhe bashkepunetori te tij ne fshirjen e serverave dhe prishjen e provave te masakres se 21 janarit 2011…
    Larg qofte !
    Sa per te genjyer, Lulezim Basha nuk rrene kurre pa fole ! Ky eshte virtuti me i larte te bosit te Partise Babale dhe Havalese se Shqiperise Sali Berisha nga Qinami i Vicidolit !

    HIMNI I PARTISE BABALE
    From: Alban Dega
    Date: February 19, 2017 at 3:58:52 PM EDT

    LUL SALI I NENES…
    KE TE QAJE ME PARE !?

    – Nga Alban Dega. Nju Jork

    Lul Sali nenes
    Ke te qaj me pare
    Lul Xen Gerdecin !?
    A cadren e care!?
    Mushamaja grisur
    I kercasin trare
    Themelet i tunden
    Mbi gjak te pathare!
    Kulmin ne Gerdec
    Rrenjet 21 janar !
    Banda ne panik
    Duart me gjak lare
    Zeri u eshte cjerre
    Mbi te hapur varre!
    Kurr nuk ka mbetur
    Gjak i dlire pa marre!
    Ameriken kunder
    E Evropen mbare
    Nuk po u ngelet
    askush per tu qare !
    Cadra juaj e krimit
    Po u behet varre!

  2. M....mecit says:

    O LYLYSH nuk vjen behari me nje lule o LYLYSH, je kthyer ne nje mjeran i deshperuar, e ke kthyer PD’n ne parti babalesh, parti spiunesh me keq se gjethi i TIRONES….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje