Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, ka deklaruar sot nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’ se rrjeshtimi i Shqipërisë përkrah 146 shteteve në favor të projekt-rezolutës për të caktuar Palestinën si kryetare të Grupit 77 në OKB, është një tjetër thikë pas shpine ndaj SHBA-ve. Shehu, i cili është njëkohësisht edhe zëvendëskryetar i Komisionit Parlamentar per Politikën e Jashtme u shpreh se ‘Ky veprim, krejt në kundërshtim me interesat tona kombëtare, është ne vazhdën e te tilla qëndrimeve të Qeverise sonë në Dhjetor në OKB, Konferencën Islamike e më tej në Gjenevë’.
Votimi përfundoi me miratimin e projekt-rezolutës ku 146 shtete votuan pro, 3 kundër dhe 15 abstenuan. Më poshtë postimi i plotë i deputetit:
“Qeveria shqiptare i jep tjeter “goditje” mbas shpine ShBA ne Asamblene e OKB.
Diten e marte Perfaqesuesi i yne votoi perseri kunder ShBA, duke miratuar Projekt Rezoluten e paraqitur nga Egjipti per te njohur ne OKB Palestinen si drejtuese te Grupit 77.
Kjo behet megjithese ne nuk jemi pjese e atij grupi dhe as Palestina nuk eshte antare e plote e OKB.
Ndaj kesaj Rezolute kishte vota kunder si ajo e ShBA dhe te tjera absenime, ku benin pjese vende te BE, si dhe vete Bosnja qe eshte antare e Grupit 77.
Reagimi amerikan ishte i menjehershem, duke e konsideruar kete Rezolute si nje akt te demshem dhe qe do te veshtiresoje procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.
Ky veprim, krejt ne kundershtim me interesat tona kombetare, eshte ne vazhden e te tilla qendrimeve te Qeverise sone ne Dhjetor ne OKB, Konferencen Islamike e me tej ne Gjeneve.
Te tilla veprime pa asnje dyshim vecse bejne te dobesohet mbeshtetja e madhe dhe thelbesore per kombin tone nga ShBA, te vihen ne rrezik ceshtjet tona madhore kombetare, inkluziv dhe te Kosoves.
Ne kete menyre ne duke “mbeshtetur” te detyruar Palestinen, e njohur kjo per qendrimet e forta kunder Kosoves, jo vetem qe i kundervihemi pozicioneve amerikane, por realisht demtojem dhe proceset e paqes ne ate Rajon, procese, qe nuk mund te zhvillohen pa ShBA-te.”
Ik mor rrote k,,,
Berto-nigjoje ket Tritani tina se nuk ha mut kot ia. i gjo e di ai qi po flet.
Me demek, qysh kur ja futen at dreq prasi osht bo i mencem fort.
Po mire mo Tritankē po ti nuk ja ngul dot askujt biles eshte fakt se ty ta kane ngulur prasin ne byqē.
Live ne tv.
Po s’fole një erë rofte mo Triti ?!
Tritan gabohesh.
Nuk eshte thike, eshte presh! Shikoje miiiiiiire!