DEBATI/ Gazetari bën Bashën të djerësijë: E dini që ka një dosje të amerikanëve kundër jush; Basha: Ju nga i dini këto…

19 Tetor 2018, 10:58Politika TEMA

Ka qene i ndezur  debati mes gazetarëve dhe Lulzim Bashës në emisionin Opinion, ku spikaste Lorenc Vangjeli, i cili ka thumbuar disa here Bashen me disa te verteta qe kryeopozitarit nuk i pelqen t’i diskutoje.

Nje nder to ishte edhe nje dosje amerikane qe ka ardhur ne Tirane per lobimin me para te dyshimta te Bashes ne SHBA. Kete ja kujtoi edhe Vangjeli mbreme Bashes.

Ja debati i plote:

Lorenc Vangjeli: Shiko çfarë ju thotë Rama: “Ti e di se sa thellë je futur por nuk të ndihmoj dot… Fli edhe pak se pas ca ditësh kam lajme të tjera… Mos shpreso kot se do të rrijë mbuluar, ajo është pjesa që e dimë ne të dy.” Mos vallë kryeministri Rama ju shantazhon me një dosje amerikane zoti Basha?

Lulzim Basha: Edi Rama nuk ka shans të shantazhojë as Lulzim Bashën as PD, ndryshe nga Edi Rama aktiviteti im politik është në dritën e diellit. Ndryshe nga Rama , i cili të gjithë karrierën politike e ka ndërtuar në marrëdhënie me krimin, që nga dita e parë në krye të Bashkisë, unë nuk jam ulur kurrë me kriminelë. Ky është pikërisht lloji i propagandës që ai do të krijojë, duke shpifur. Nuk ka shans të na shantazhojë as mua as PD.

Lorenc Vangjeli: Keni ide për një dosjeje në prokurorinë e Tiranës që ka të bëjë me lobimin?

Lulzim Basha: Po mor, e kam bërë vetë kërkesën në Prokurori që të verifikohet.

Lorenc Vangjeli: Dhe që kanë ardhur të dhëna pak inkandeshente nga SHBA.

Lulzim Basha: Ti ku e di këtë gjë?

Lorenc Vangjeli: Unë po ju pyes.

Lulzim Basha: Ti nuk di asnjë gjë. Fare, fare. Unë kam dijeni, e kam kërkuar unë verifikimin në Prokurori. Dhe pres me qetësi totale rezultatin e këtij verifikimi dhe nuk ka as Edi Ramë, asnjeri tjetër që të më shantazhojë mua për çështje që janë kristal të pastra me ndërgjegjen dhe me qytetarët shqiptarë.

Lorenc Vangjeli: Po nëse nga SHBA vijnë të dhëna që ju implikojnë për para të paguara për lobim?

Lulzim Basha: Nuk ka shanse. Është një çështje që e kemi trajtuar me dhjetëra tjerë. Rri i qetë nëse ke hallin e opozitës, ose shqetësohu nëse ke hallin e Edi Ramës.

12 komente në “DEBATI/ Gazetari bën Bashën të djerësijë: E dini që ka një dosje të amerikanëve kundër jush; Basha: Ju nga i dini këto…”

  1. migjeni says:

    Une kam bindjen qe edhe nese ka ardhur nje dosje e tille,Basha fillimisht do ta kundershtoj si te manipuluar nga organet e drejtesise,ne sherbim te Rames sipas tij.Dhe ne rast se Amerikanet marin kurajo te shprehen si hetim i Drejtesise Amerikane do te nxjere si te shtyre nga njerezit e Soros,dhe keshtu do te vazhdoje kjo histori pa arritur ne nje perfundim.E them kete se Drejtesia jone eshte e trembur nga shantazhet politike,se e dine mire qe eshte akoma nje sistem drejtesie paralel i Sali Berishes qe mbahet akoma ne kembe deri sa te ngrihen Organet e Reja te Drejtesise.

  2. ledjon says:

    ti nuk je ulur ne tavolino me krimin,ti kriminel dordolec je vet.
    debil dobic

  3. Durimi says:

    Si e ka kerkuar vete te hetohet per nje prpblem qe nuk egziston sipas tij?! Apo mos kerkln ta mbyll me para? Kush e ka mize ne kesule dhe dreqin ne bark, ai ap une ?

  4. komentuesi says:

    Jo more Basha Jo nuk mud te krahasohesh me Edi Ramen se ai nuk ka bere krime.Ti ke bere krime qe I di I madh dhe I Vogel.Rama nuk ka ndonje dosje nga amerika si ke tl.

  5. NAZERI says:

    o lulash kuqalash.
    je i mbaruar, ik ti dhe PD nga skena politike zhduku.

  6. Alban Dega says:

    FAKTE … JO OPINIONE

    LULEZIM BERISHA NUK RREJNE KURRE PA FOLE !

    – Ka mesuar nga Beu i Partise Babale …

    “ Lulezim Basha genjen edhe kur e pyet sa eshte ora”. Jozefina Topalli

    Genjeshtrat e tij jane aq te trasha sa nuk i beson as vet e megjithate i perserite cdo dite e shume here ne dite,,, Genjen edhe duke mashtruar hapur pa iu skuqur faqja e duke iu shtjerrur zeri !
    Pse !?
    A e detyroi me zor Edi Rama te fuste te zgjedhurit prej atij vete ne Qeverine Rama -Meta, ne majin e vitit 2017 !?
    Po kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ia dha me zor Rama !?
    Po Avokaten e Popullit nga Partia e tij ia perzgjodhi Edi Rama apo vete Lulezim Basha!?
    Nje fakt vlen me shume se nje thes me pallavra e rrena te nje genjeshtari e mashtruesi patologjik !?
    Po dhjetera e pafund fakte te tjera qe i kemi pare me sy te gjithe ne shqiptaret e nderkombetaret kudo ne Bote !?
    A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje genjeshtari qe rren edhe kur e pyet sa eshte ora !?
    A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje mashtruesi e hajni me cizme qe vodhi me ze e figure te kapur ne flagrance nga kamerat duke vjedhur edhe votat ne gjirin e familjes se vet politike, PD-se gjate zgjedhjeve te korrikut te vitit 2017 !?
    A mund tu besohet qeverisja e Shqiperise nje kryehajduti te 600 milione eurove nga Autostrada e Kusarise se Kombit, gati gjysmen e 1.3 miliarde eurove te vleres se pergjithshme te saj dhe qe thau financat e shtetit shqiptar dhe krijoi nje borxh te brendshem prej mbi 800 milione eurosh dhe rriti me 10 per qind borxhin e jashtem te shtetit shqiptar !?
    A mund ti besohet qeverisja nje bashkeatdheshitesi te Sali Berishes te kapur ne flagrance nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise dhe atdhetari Myslim Pashai bashke me opoziten, nepermjet marreveshjes antikombetare te Otrantos!?
    A mund ti besohet jeta e shqiptareve nje bashke-
    kryekzekutori te 4 protestuesve paqesore e krejt te pafajshem me urdher te Sali Berishes dhe bashkepunetori i tij ne fshirjen e serverave dhe prishjen e provave te masakres se 21 janarit 2011…
    Larg qofte !
    Sa per te genjyer, Lulezim Basha nuk rrene kurre pa fole ! Ky eshte virtuti me i larte i qehajait te Partise Babale dhe Havalese se Shqiperise Sali Berisha nga Qinami i Vicidolit !

    HIMNI I PARTISE BABALE
    From: Alban Dega
    Date: February 19, 2017 at 3:58:52 PM EDT

    LUL SALI I NENES…
    KE TE QAJE ME PARE !?

    – Nga Alban Dega. Nju Jork

    Lul Sali nenes
    Ke te qaj me pare
    Lul Xen Gerdecin !?
    A cadren e care!?
    Mushamaja grisur
    I kercasin trare
    Themelet i tunden
    Mbi gjak te pathare!
    Kulmin ne Gerdec
    Rrenjet 21 janar !
    Banda ne panik
    Duart me gjak lare
    Zeri u eshte cjerre
    Mbi te hapur varre!
    Kurr nuk ka mbetur
    Gjak i dlire pa marre!
    Ameriken kunder
    E Evropen mbare
    Nuk po u ngelet
    askush per tu qare !
    Cadra juaj e krimit
    Po u behet varre!

  7. Arben B says:

    Mesa duket me ne fund i erdhi fundi edhe Bashes.Nese amerikanet kane sjell te dhena ne lidhje me dosjen e lobimit atehere duhet te presim edhe pak sepse organet e hetimit amerikan nuk nxitohen asnjehere per ceshtje hetimi te tilla.Kur dosja te plotesohet atehere do jete gjithcka ne dore te prokurorise shqiptare qe ti coj gjerat deri ne fund.Sistemi i kaluar i kalbur i drejtesis duket se ka marre fund dhe Lulzim Bashes po i vjen fundi dhe nuk mund te mashtroj me shqiptare duke u hequr si opozitar i vertet.

  8. Gimi says:

    Po i dalin pislliqet lulit, skeni pare gje akoma

  9. Goni says:

    Çfare debati me gazetaret thua more zoteri ?
    Debat beri vetem Lorenc Vangjeli se tre te tjeret ishin kukulla dhe miratonin me koke çdo genjeshter qe thonte Basha me ne krye gazetarin karagjoz ” berishjanin” Rakipllari.

  10. Jimi says:

    Ti je vete krimi, ende i pandeshkuar!

  11. Ballaqi i vogel says:

    Gazetarucer te gjithe, edhe Vangjeli. E lejne vehten te talle bythen Basha me ta.
    Pas pegjjigjes, se ka bere kerkesen per verifikim ne prokurori, duhej kapur momenti i arte per ta diskretituar genjeshtarin noterik e faqezi Basha.
    “Kur e ke bere kerkesen per verifikim”
    “E ke bere me shkrim apo vetem me goje”
    “Cilit prokuror ja ke dorezuar kerkesen”
    “Kur je interesuar per here te fundit per rezultatin e vetifikimit”
    “Si e spjegon ti faktin, qe nuk ka asnje pergjigje nga prokuroria, ka kaluar shume kohe…”
    Etj, etj pyetje me kur, ku, kush – qe dallkauku te jape data, emra, vende, te cilat jane lehtesisht te verifikueshme nga gazetaret.
    Behuni nje here trima, o te zinj…

  12. Illyria-Shqiperia says:

    Sa I neveritshem qe eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje