FOTOT/ 4 mijë emigrant mësyjnë SHBA-në, Donald Trump i kërcënon me ushtrinë

19 Tetor 2018, 20:16Bota TEMA
FOTOT/ 4 mijë emigrant mësyjnë SHBA-në, Donald Trump i

Një karvan me 4000 emigrantë ishte nisur nga Hondurasi e po marshonin prej ditësh për në SHBA.

Presidenti amerikan u bëri thirrje që të kthehen dhe se do të angazhonte ushtrinë po të afroheshin në kufirin amerikan. Vendeve që do t’i ndihmonin, Trump premtoi se do t’u ndërpriste ndihmat.

Karavani i emigrantëve vazhdoi marshimin dhe sot mbërriti në Meksikë, që nga Guatemala. Por forcat policore meksikane ndërhynë dhe e bënë të ndalojë.

Ministri i Jashtëm meksikan tha se përfaqësuesit e karvanit janë njoftuar se tani duhet ta vazhdojnë udhëtimin të shpërndarë, jo në grup. Përndryshe do të vazhdojnë të jenë të ndaluar.

Thuhet se teksa marshonin, emigrantët këndonin në kor: “Në një mënyrë a një tjetër, do të kalojmë. Jemi emigrantë, nuk jemi trafikantë.”

Presidenti Trump, ndërkohë, ka falënderuar autoritetet meksikane për bashkëpunimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje