Ish-deputeti demokrat Arben Imami ka vënë në dukje gjendjen e vështirë brenda radhëve të opozitës, ku fajtor për këtë bën edhe kryetarin aktual Lulzim Basha.
“Si do të veprojë opozita?!
Kemi një gjendje të vështirë. Rrënjët e kësaj gjendje janë zgjedhjet që u dhanë dhe u morën në tavolinë, të dy janë njësoj.
As Basha nuk ishte i titulluar për të dhënë zgjedhjet në Tavolinë, e as Rama nuk ishte i titulluar për të marrë zgjedhjet në tavolinë.
Sipas tij njerëzit janë të papërfaqësuar, e opozita e sotme është e dobët në vetvete edhe për këtë fakt, e për këtë arsye Edi Rama vijon të qeverisë me arrogancë.
“Nëse nuk shkojmë në zgjedhje s’do kemi një opozitë të fortë, Si mund të shkojmë në zgjedhje nuk di të jap as unë një përgjigje”, u shpreh Imami.(TemA)
Ha ha ha e mori Rama fitoren me tavolin. Epo te gjthe idiota jane
Imami ka ikur prej kohesh per lesh.