Pas sulmeve të vazhdueshme dhe akuzave lidhur me një botim shkencor të tij, Zëvendës Ministri i Arismit Ervin Demo ka dhënë publikisht dorëheqjen nga ky pozicion.
Siç ai deklaron, e bën këtë sepse “në rradhë të parë më takon mua të vë interesat e kabinetit qeveritar mbi interesin personal”.
Në fakt, dorëheqje politikanësh kemi parë jo pak në jetën publike, por që zyrtarët e lartë të vënë interesat publike mbi ato personale, duke hequr dorë nga karriera e tyre, është një veprim i pazakontë në Shqipëri.
Në këtë kuptim, dorëheqja e zëvendësministrit duhet vlerësuar si një akt që tregon si integritetin moral të zotit Demo, ashtu edhe seriozitetin e tij në raport me përgjegjësinë që ka marrë, për të shërbyer në jetën publike të këtij vendi.
Argumentimi i tij se po dorëhiqet për të mos cënuar integritetin e ministrisë, ndonëse është vënë në qendër të sulmeve politike, është tregues i një kulture politike për të cilën ka nevojë sot hapësira jonë publike, e mbushur me njerëz që janë gati të shqyhen me njëri tjetrin, por kurrë që të mbajnë përgjegjësi e aq më pak të heqin dorë për të mirën publike.
Demo pranon se nëse ai do të ishtë zëvendës ministër, do të paragjykohej edhe procesi i rëndësishëm për verifikimin e titujve shkencorë. Në fakt, kundërshtarët e tij politikë, do ta kishin kryqëzuar këtë proces, për hir të së vërtetës…
Nuk kemi të bëjmë pra, vetëm me qytetarin e moralshëm Ervin Demo, por me standardin e ri të zyrtarit publik që është gati të tërhiqet nga një karrierë në të cilën është investuar, për të mbrojtur frytet e një pune ku janë investuar interesat e më shumë njerëzve.
Ervin Demo është dorëhequr për të shmangur paragjykimet mbi një proces që i nevojitet më shumë se kurrë sistemit arsimor, duke sjellë një standard ndryshe në jetën publike.
Zgjedhja e tij, e moralit mbi karrierën, e së mirës publike mbi interesin personal është një standard i ri që për hir të së vërtetës, kishte humbur në blozën e përditshme të një politke ku çdokush flet për çdo gjë, por askush nuk tërhiqet nga asgjë!(lexo.al)
Sulm politik?!
I moralshem?!
Ka vjedhur jeten e njerezve te ndershem duke iu zene vendin me grada dhe tituj te kopjuar (vjedhur). Jeten e atyre qe nuk gjejne vend ne Shqiperi se vendet zihen nga vjedhes ordinere si i “moralshmi” Demo.
Kurse ju qe i beni fresk “moralit” te demos nuk e kuptoni qe shqiperia eshte pushtuar ne cdo nivel, ne cdo cep nga minj si ky.
Kellira-ne kemi “intelektuale” qe kane mbaruar Universitetin pa kaluar me pare nga shkolla e mesme. Eshte nje taborr me gjygjtare dhe prokurore me shkollen e Plepave, qe na kane shkaterrur drejtesine. Kemi patur deri dje, ne kohen e merhumit Sali, punonjes policie ne pozicione drejtuese qe s’kane as tetevjecaren dhe ku shumica ishin te lidhur me krimin. Pa folur per deputete si puna e karagjozit “kaubojs” e te tjere filo greke apo ku di une me diploma falco, apo te marra ne Universitetet Kristal apo te tjere qe mbine deri edhe ne Kukes. Ky djali te pakten pati kurajon te largohet, kurse keta te tjeret qe permenda me lart, edhe kur i heqin, deklarojne se u eshte bere padrejtesi.
Për këto vlera të mëdha morale që paska treguar si dhe për shembullin e tij ekzemplar, të pangjarë gjer tani në këtë dheun tonë, le ta gradojnë, duke e bërë ministër e më lart akoma!