DETAJET/ Prangoset ish drejtori i Burgjeve Arben Çuko: Mori një shumë parash dhe një makinë për të transferuar vrasësin me pagesë

21 Tetor 2018, 17:28Politika TEMA

Policia ka prangosur ish drejtorin e Burgjeve Arben Çuko.

Dyshohet se ky i fundit është përfshirë në korrupsion pasiv.

Çuko u shkarkua nga detyra veç pak kohë më parë.

Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite.

Aktualisht ish-deputeti socialist është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Referuar burimeve bëhet e ditur se Çuko u arrestua pasi mori një shumë parash dhe një makinë, në këmbim të transferimit të të burgosurit Olsi Karagjozit.

Karagjozi është arrestuar në vitin 2013 dhe është dënuar me 22 vite heqje lirie, pasi u ka bërë 5 atentate biznesmenëve të ndryshëm, ndërsa dyshohet se merrte para në këmbim të vrasjeve që i ngarkoheshin.

Njoftimi i policisë për arrestimin:

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhër arrestin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko.

Arben Çuko dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve

Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.  (TemA)

 

 

8 komente në “DETAJET/ Prangoset ish drejtori i Burgjeve Arben Çuko: Mori një shumë parash dhe një makinë për të transferuar vrasësin me pagesë”

  1. sapa says:

    Mos u beni qesharake o qelbesira !kujtoni se duke i arrestuar sot dhe duke i liruar neser do genjeni evropjanet se po beni shtet?jeni te korruptuar deri ne palce dhe vetem bomba atomike ju pastron!vetem te huajt mund tja u fillojne berjen e shtetit juve dhe biles ata ta perfundojne se vete ju se beni njemije vjet!

    1. visi says:

      Respekte per shtetin ,dhe denojeni rende si Fullanin,Kr Bashkise Lezhe,Gjiken e rrugeve,etj…..se eshte pa funde lista ,jeni R….Q ….a,te dy krahet ,dhe te majtet dhe te djathtet,nqs ka zote ju zente mallkimi i shqipetareve ,ndjeje vece keqeardhje per ate vende e ate popull

    2. Bilus says:

      Sapo nuk na behet shume vone se nuk beson ti

  2. Martini says:

    Zoti Edi Rama .Arben Cuko dhe Arben.Ndoke u arrestuan me te.drekte u.a.fute
    Tashti arresto.dhe.Arben.Ahmetajn.qe te fillosh te.rifitosh besimin dhe zhdukesh dyshimet qe.qarkullojne.dhe flet.24 ore opozita per ty.

  3. rexha 10 says:

    BOMBA ATOMIKE RAFTE NE GJIRIN E LALZIT,DITEN ME SHI.

  4. Mikel says:

    Sa pak korrupsion paska bere vetem nje rast.Te jesh drejtor institucionesh ne Shqiperi duhet te jesh kampion korrupsioni me mijra raste.Bie ere kjo pune.Vetem nje rast???

  5. Vlonjati says:

    po Shpetim Gjiken kur do arestohet

  6. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Kur te arrestoje veten i besoj une PS, leqe edhe atehere nuk i besoj, por per burg jane sipas librit

    I pari Edi Rama, I diti Sali Barishta, I trati Ilir MaTA, i katri Luli VOogel dhe e pesta, Xhozi Xhelja ti bej fresk ose corben ketyre burracakeve pas hekurave.

    NUKE Em ALL! VETEM NJE **** ****** E PASTRON SHQIPERINE PARAZITE DHE TE INFEKTUAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje