Iu arrestua vëllai: Jep dorëheqjen drejtori i përgjithshëm i Patentave Arben Isarai

22 Tetor 2018, 16:08Politika TEMA

Ka dhënë dorëhqejen drejtori i përgjithshëm i patentave Arben Isarai.

Ai i ka drejtuar një letër ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ku i shkruan se jep dorëheqjen për të mos ndikuar në hetimet ndaj të vëllai për shkak të pozicionit të tij.

“Per te mos ndikuar direkt apo indirekt, me pozicionim tim te larte administrativ, ne pavaresine dhe dhenien e drejtesise nc Shqiperi, jap doreheqjen nga pozicioni i drejtorit te Pergjithshem ne Drejtorine e Pergjithshme te Transportit Rrugor”, thuhet në letër.

Vëllai i Arbenit, Altin Isaraj akuzohet për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’.(TemA)

 

9 komente në “Iu arrestua vëllai: Jep dorëheqjen drejtori i përgjithshëm i Patentave Arben Isarai”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Po drejtor patentash ce do?!?! Seriozisht e keni?!?! Cfare ben ky, verteton sa bukur duket karta.. Beni pergjegjes ate te trafikut ose te policise se pergjithshme.. Burokraci gjithandej.. Shkurtoni qeverrine or tej..

  2. Gringo says:

    Nje akt dinjitoz i Z. Isaraj qe duhet perhsendetur. Flm Z. Isaraj qe na krijoni bindjen se brenda rradheve te administrates ka ende njerez te ndershem qe vene moralin mbi gjithshka tjeter

  3. llaman says:

    Nuk ka pse drejtori te jape doreheqjen sepse i vellai u burgos. Ai nuk eshte as deputet e as minister, por drejtor i nje drejtorie dhe si i tille ai ka pozicion profesional dhe jo politik. Ndryshe do ti kthehemi monizmit ku pergjegjesia ishte familjare dhe internoheshin te gjithe per fajet e nje pjesetari te familjes.

  4. mbare populli i Vlores says:

    Arben Isaraj zgjedhje absolute e PS per postin qe ai mbante.Arbeni krenaria e Vlores.Keta jane burra,jo Berisha Meta e Co qe vrasin ,vjedhin pasurite e ketij vendi dhe as skuqen as verdhen ,pale te dorehiqen Qente.

  5. Ne te gjithe says:

    Shembull i nje njeriu me moral te larte.Arbeni Isaraj_krenaria e Vlores

  6. liria says:

    Jam i nje mendje me llamanin,Arbeni ka 30 vjet qe nuk jeton me te vellane,nuk ka pse paguan per kete.Jo lufte klasash
    per njerezit e ndershem qe meritojne te jene ne krye te puneve

  7. Alma says:

    Damiani nuk duhej ta pranonte doreheqjen,ku ti gjej drejtues te tille te paperfolur,

  8. Alma says:

    Damiani nuk duhej ta pranonte doreheqjen,ku ti gjej drejtues te tille te paperfolur,

  9. ME EMER says:

    .. DOREHEQJA ESHTE SHUME VEPRIM POZITIV PER NJEREZIT E PA PERLYER NE RASTE TE TILLA ..! .. POPULLI DUHET TA DIJE MIRE , SIDOMOS AI I VLORES , SI KANE QENE MAREDHENIET E TIJ ME VELLANE E “DROGES” , TE CILAT NATYRISHT QE JANE PERCAKTUESE SIKURSE KUDO NE BOTE ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje