Rama mbledh grupin parlamentar, zbardhen dy porositë për deputetët e PS (dhe një thirrje për opozitën)

22 Tetor 2018, 11:52Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes që mbajti me grupin parlamentar të PS ka porositur deputetët të mos mungojë asnjë në seancën e së enjtes ku do të votohet ligji për lojërat e fatit.  

Po kështu Rama iu ka kërkuar ligjvënësve socialistë të denoncojnë çdo shpifje. 

Gjithashtu nuk ka munguar dhe apeli i Ramës për opozitën që të votojë në Kuvend ligjin për lojërat e fatit. 

“Ligjin për lojërat e fatit do ta votojmë me shumicë dhe është i lutur çdo deputet i opozitës t’i bashkohet votimit.  

Të gjithë duhet të jeni në seancën e së enjtes për të votuar ligjin për lojërat e fatit. Asnjë të mos mungojë në seancën e së enjtes. 

Po kështu do ju kërkoja që të gjithë të denonconi çdo shpifje duke firmosur dhe kaq ka ekip që e ndjek”, mësohet të këtë thënë Rama në mbledhjen e grupit. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje