Një stuhi e fuqishme me shi e breshër ka shkaktuar përmbytje masive në kryeqytetin italianë, duke shkaktuar kaos për banorët.
Moti i keq mbuloi rrugët e Romës me akull duke lënë të bllokuar shoferët në automjete.
Në disa pamje të publikuara në internet shihen automjete të zhytura në ujë, ndërsa drejtuesit e tyre i braktisin.
Ndërsa autobusët u ndaluan dhe makinat u braktisën pasi disa rrugë u bllokuan menjëherë për shkak të reshjeve që përmbytën pjesën më të madhe të qytetit.
Uji vërshoi në rrugë, e stacione metroje në mënyrë të furishme, ndërsa breshëri shkaktoi shtresa që dukeshin si dëborë.
Pjesë të Italisë jugore dhe qendrore janë në alarm maksimal, pasi stuhitë kanë sjellë erëra të forta dhe përmbytje.
Në rajonin e Kalabrisë, autoritetet kanë lëshuar alarmin portokalli.
Zjarrfikësit iu përgjigjën incidenteve të ngjashme në Firence dhe Pisa, të cilat u goditën gjithashtu nga stuhitë e forta mbrëmjen e të dielës.
Stuhitë arritën në Sicili të dielën, ku provincat lindore e Katania u goditën nga shiu për herë të dytë brenda tre ditësh, raporton thelocal.it.
Moti i keq gjithashtu preku edhe pjesë të Italisë veriore, përfshirë Milanon, ku erërat e forta rrëzuan pemët. Në Bolonja, u vonuan fluturimet për shkak të kushteve të vështira të motit.
Të shumta janë pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga banorët, të cilët shprehen të habitur nga kjo situatë.
“Stuhi e fuqishme në Romë, nuk është ide e mirë të dalësh me makinë”, shkruan një përdorues në Twitter. “Breshër? Kjo është akullnajë”, shprehet një tjetër.