Të paktën 30 persona besohet të jenë lënduar në një festë të organizuar në një apartament në Karolinën e Jugut.
Një video tronditëse kapi momentin kur dyshemeja ku të rinjtë po kërcenin ra poshtë në katin tjetër.
“Të gjithë ishin në dysheme dhe njerëzit po bërtisnin pasi gjithçka po lëvizte. Ishte shumë frikësuese, njerëzit po iknin nga kati në kat dhe po qanin”, tha një dëshmitar. (TemA)