FOTOT: “Gjahtarët e thesareve” grabisin dhe dëmtojnë anijet e mbytura në Durrës

21 Tetor 2018, 17:51Lifestyle TEMA
FOTOT: “Gjahtarët e thesareve” grabisin dhe dëmtojnë

Shekuj më parë në brigjet e Shqipërisë së sotme vepronin piratët që godisnin anijet tregtare. Sot pasuesit e tyre, “gjahtarë thesaresh”, janë zhytur thellë nën det nga ku po vjedhin e dëmtojnë  anijet e mbytura në ujërat tona. Situata konsiderohet alarmante dhe kërkohet forcim i monitorimit nga shteti.

Kjo është një prej dhjetra anijeve të mbytura në pjesën ujëra shqiptare të deteve Adriatik e Jon që kanë rënë pre e grabitjes nga të ashtuquajturit “piratë” të thellësive.

Në kushtet e mungesës së kontrolleve të mirëfillta nga autoritetet, zhytësit “gjahtarë thesaresh” po grabisin ditë pas ditë reklike dhe objekte historike nga këto anije dhe i nxjerrin në shitje në tregjet ilegale brenda apo jashtë vendit.

Denis Nova, instruktor zhytës i shoqatës ndërkombëtare “Padi”, thotë për Ora News se situata është alarmante.

Denis Nova: Shumica e anijeve janë dëmtuar nga personat që kanë pasur synime tregtie të objekteve antike apo dhe objektet me vlerë.

Ndaj kërkohet që shteti të marrë masa urgjente përmes Agjencive ndaj “piratëve të thellësive”.

Denis Nova: Të paktën të regjistrojnë aktivitetin e tyre sepse çdo njeri mund të vijë këtu dhe të bëjë atë që ka ai për interes, edhe zhytjen, edhe kërkimet, zbulimet nga persona të paautorizuar.

Këto anije të mbytura në kohë e situata të ndryshme, kanë potencialin për tu shndërruar në atraksione turistike, jo vetëm për të apasionuarit pas zhytjes.

Ndaj kërkohet më shumë angazhim nga institucionet e shtetit për të mbrojtur dhe vënë në shfrytëzim në funksion të turizmit këto gjetje, duke u zbuluar historitë e plota.

Denis Nova: Kjo mund të jetë një pikë interesi për zhytësit dhe turistët që mund të vinë këtu në Durrës për të zbuluar historinë e këtyre anijeve.

Këto pamje  ndërkohë tregojnë biodiversitetin e pasur të deteve shqiptare, por që ndër vite ka pësuar dëmtime të pallogaritshme nga përdorimi i lëndëve plasëse.

3 komente në “FOTOT: “Gjahtarët e thesareve” grabisin dhe dëmtojnë anijet e mbytura në Durrës”

  1. i pagujn ndonji 100euro rojes se portit
    ose X -gangos se Portit
    dhe vjedhin gjithcka qe ka nendeti shqiptare .
    ktej ne europe kan ndertuar dyqane te medhenj me relikat e anijeve te vjetra shqiptare

    kambana alarmit te marinareve te X anijes
    sikur te jet prudhuar sot me nji bronx te paster
    mban Stampen A L B A N I A me te Madhe shjruatur rretth kembanes
    gjithcka Antike kan rrembyer nga Shqiperia

    Kjoi eshte Mode nga gjithe Europianet ka dekada qe alikohet ne vende
    me shtete qeverri te korruptuara si ajo e shpellareve dikur ,
    shtete me popuj naive ,qe s’kan te hane

    polumbaret e vjeter ata te rendit e viteve te Luftes Pare Boterore
    e akoma me pare 3-4 i ka bler europiani ke shqiptaret trima
    per 100$
    ne epoken e shkerdhates se shpelles etj etj
    qe nuk ja vlen me i permend .

    Ligji – vetem – Ligji mban nen kontroll gjithcka
    shpifjet dhe te shpifurit
    rojet dhe piratet e huaj

  2. i pagujn ndonji 100euro rojes se portit
    ose X -gangos se Portit
    dhe vjedhin gjithcka qe ka nendeti shqiptare .
    ktej ne europe kan ndertuar dyqane te medhenj me relikat e anijeve te vjetra shqiptare

    kambana alarmit te marinareve te X anijes Tomneria origjinale etj ,
    kambana
    sikur te jet prudhuar sot me nji bronx te paster
    mban Stampen A L B A N I A me te Madhe shjruatur rretth kembanes
    gjithcka Antike kan rrembyer nga Shqiperia

    Kjoi eshte Mode nga gjithe Europianet ka dekada qe alikohet ne vende
    me shtete qeverri te korruptuara si ajo e shpellareve dikur ,
    shtete me popuj naive ,qe s’kan te hane

    polumbaret e vjeter ata te rendit e viteve te Luftes Pare Boterore
    e akoma me pare 3-4 i ka bler europiani ke shqiptaret trima
    per 100$
    ne epoken e shkerdhates se shpelles etj etj
    qe nuk ja vlen me i permend .

    Ligji – vetem – Ligji mban nen kontroll gjithcka
    shpifjet dhe te shpifurit
    rojet dhe piratet e huaj

  3. Lani says:

    Si gjithmon çdo gje vjedhet ne shqiperi ose shkaterrohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje