Shërbimi Sekret i SHBA-së bëri me dije se 2 pako të dyshimta me eksploziv janë dërguar në shtëpitë e ish-Presidentëve Barack Obama dhe Bill Clinton.
Një zyrtar i zbatimit të ligjit tha për New York Times se “pajisja shpërthyese” u dërgua në shtëpinë e çiftit Clinton në Chappaqua, Nju Jork, dhe u gjet nga një teknik që kontrollon postën e familjes.
Shërbimi Sekret tha në një deklaratë se pako në shtëpinë e Obama-ve u kap nga personeli i agjencisë në Uashington.
“Shërbimi Sekret ka nisur një hetim gjithëpërfshirës që do të shfrytëzojë të gjitha burimet e disponueshme federale, shtetërore dhe lokale për të përcaktuar burimin e paketave dhe për të identifikuar ata që janë përgjegjës”, tha në deklaratë specialisti Mason Brayman.
Gjithashu bëhet me dije se pakot e gjetura ishin të ngjashme me atë që u gjetën të hënën në shtëpinë e miliarderit George Soros. (TemA)