Policia e rajonit të Prishtinës konfirmoi për Kosova Press për një rrahje që ka ndodhur sot rreth mesditës e ku mediat kanë raportuar se është i përfshirë vëllai i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Gani Thaçi.
“Sot rreth orës 12:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes tre personave.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme hetimore e procedurale”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Mediat kanë raportuar se vëllai i presidentit Gani Thaçi ka rrahur fizikisht dy persona brenda zyrës së Byrosë së Sigurime, drejtorin e BKS-së Blerim Pushkollin dhe drejtorin e kompanisë së sigurimeve “Illyria Insurance”, sllovenin Gianni Sokoliq.
Padyshim qe ky Gania prej Thaci i ka rrahur ata rob e tjere me qellim te mire, si vllau vllaun, sepse, pas pavaresise Kosoves vec rrahja, vjedhja, cubizmi, tradhetia… jane rrugat ma te mira per ne … .
Keshtu eshte kur e mer qorri shtagen. Gjykata Speciale gati e ka me i ngrite akuzat e para, por problemi eshte thjesht “filozofik”: lepuri nuk mund ta ze breshken. Deri atehere “demokraci e malokve”.
Keshtu e paska kjo pune . Gani Thaci rrahe dy persona ne kompanine e sigurimeve te Kosoves ne Prishtine kurse , Vuciq , Daciq e te tjere e shkerdhejne Hashim Thacin si tu doje qejfi kurse keta dy gjithe mllefosur dhe nervat i zbrazen ne kosove mbi ata qe jane me te dobet se Thacet , azganat e Brojes .Nji thenje popullore e Kosoves thote :
” kure leckamani behet zengjin , i lyen ko…t me tlyen bullice “