Po Berisha kur do arrestohet? Tri arsye pse nuk po ndodh, sipas analistit

24 Tetor 2018, 19:19Politika TEMA

Është e pamundur të mos shohësh malin e të këqija që ka sjellë.

“Në të gjitha periudhat e jetës së tij politike ka bërë aq shumë zullume, sa do të mjaftonin për një tufë despotësh në disa vende afrikane. Nuk ka ndërkombëtar që nuk e di këtë. Edhe në Departamentin e Shtetit, edhe në Bruksel, edhe në Strasburg, edhe në Beograd, e dinë këtë” – shkruan gazetari Bedri Islami.

Në një shkrim të botuar në DITA analisti i njohur i përgjigjet pyetjes pse nuk arrestohet Berisha, ndërkohë që po bëhen kaq shumë arrestime për krime shumë më minore. Sipas tij, arsyet janë tri.

“Cila forcë e mban atë ende në këmbë dhe e lejon të bëjë të fortin, edhe kur është i përmjerrur?  

Së pari, Berisha, aq sa ishte produkt i Katovicës, aq është edhe produkt i një klani perëndimor, i cili ka ende pushtet në administratën amerikane dhe të disa vendeve perëndimore, si Franca , dhe që në kohë të ndryshme ishin të lidhur fuqishëm, me interesa financiare, me botën e tmerrshme serbe.

Zv.Sekretari i shtetit, Igëllberger, i njohur për lidhjen e tij me botën financiare serbe do të jetë njëri ndër nunët e parë politikë të Berishës dhe jo më kot ai dërgoi këtu, menjëherë pas dhjetorit të vitit 1990, njeriun më të besuar, i cili, si nuk do të ndodhte asnjëherë më vonë, do të vinte nga Beogradi, ku “rastësisht” kishte mësuar gjuhën shqipe.

Ky taraf politik, jo vetëm përtej Atllantikut, por edhe më pranë nesh, u josh fillimisht nga ideja e përmbysjes së komunizmit, të cilit në fakt asaj kohe i kishin rënë patkojtë; pastaj u josh se gjetën pranë vetes një njeri të gatshëm për çdo gjë, në hirën e pushtetit; joshja vazhdoi nga besimi që u dha se për Kosovën nuk do të kërkonte asgjë më shumë se sa llafet e zakonshme nacionaliste, si strehë e vagabondit politik, dhe në fund, lidhjet vazhduan me mbështetjen financiare të qeverisë shqiptare për të “madhëruar” një pushtet autokratik që po kthehej në despotik.

Njerëz të politikës evropiane, edhe kur gjithë bota shihte se si vidheshin votat e vitit 1996 dhe rriheshin opozitarët në mesin e sheshit, si një parathënie e vrasjeve të mëvonshme, i quante të rregullta, pasi, më pas, kompani të lidhura me to, do të kishin koncensionet e tyre të mëdha, të kromit të bakrit, të lojrave të fatit etj etj.

Së dyti: Si e kam thënë edhe në shkrime të tjera, Shërbimi Inteligjet në Shqipëri ka qenë gjithnjë i dyzuar. Ata më shumë kanw punuar për Berishën, sesa për vendin. Janë të paktë ata punonjës të këtij Shërbimi, në dy periudhat e qeverisjes berishiane, që nuk kanë sot bizneset e veta, më së shumti lokale, firma ndërtimi, etj. Besnikëria e tyre shkon tek ai që i bëri pasha, kur ishin raja.

Këta njerëz mbushën dosjet e tij me përgjime, raporte sekrete, ndjekje të figurave politike. Pjesë të këtyre sedave nuk janë vetëm shqupasit, të cilët nuk guxojnë as të bëzajnë, por edhe ata që qeverisin sot. Sepse, dorën në zemër, jo çdo akuzë që bën Berisha, është e sajuar; herë – herë ai ka të drejtë, por i shton aq shumë zullumet e krijon aq shumë fantazi, sa që bëhet i pabesuar.

Këto SHIK-as, ish policë, qofshin koliqianë apo shehrianë, nuk kanë bërë vetëm këtë. Pranë vetes Berisha ka pasur gjithnjë një klan të fuqishëm, si një gardë pretoriane, që i ka mbyllur gojën, shpejt e shpejt, kujtdo që ka qenë i rrezikshëm për të, apo thjeshtë ka rënë në mërinë e tij. Kjo gardë është edhe sot e kësaj dite e gatshme të të bëjë gjithçka që vendi të jetë nën psikozën e konfilktit apo terrorit.

Së treti: Nuk ka pasur e nuk ka në botë qeveri më të tërhequr, për të mos thënë, më frikacake, se sa qeverisja socialiste në Shqipëri. Vetëm një herë ajo u dëshmua se mund të veprojë, kur u bë arrestimi i Berishës që ishte mbyllur në veturën e blinduar, por edhe ajo kaloi shpejt.

Në vitin 1997 veprimi më i paktë që do të kishte mundur të bënte qeverisja socialiste e Nanos do të ishte largimi nga politika e Berishës, qoftë edhe përmes plebishitit popullor. Kjo nuk ndodhi, sepse socialistët ishin ende të thekur për paqe sociale, duke e ditur se paqe nuk do të kishte, e duke u akuzuar, një ditë pasi ishin dhunuar, se kishin qenë dhunues.

Edhe qeverisja e sotme bën sikur nuk di dhe nuk ndjehet sepse nuk ka zë. Të tërhequr deri në skaj nga ideja e marrëveshjes, e mbipaqëtimit, e konsensusit ( “me konsensus” i vrau Berisha katër demonstrues në mesin e Tiranës dhe prishi të gjitha provat e vrasjeve), të joshur nga idea e të qenurit modern dhe bashkeevropianë, ata kanë mbetur tek batutat kryeministrore, të cilat harrohen sapo dëgjohen.

Në vitet e qeverisjes Berisha u bënë zullumet më të mëdha në Shqipëri; pasojat janë ende të pranishme e do të jenë për shumë e shumë kohë, por asgjë nuk trashitet; gjërat po mbyllen, e do të jetë një ditë qe çdo gjë do u kthehet si një boomerang gjigand.

Ndaj edhe livadhis Sali Berisha…”

22 komente në “Po Berisha kur do arrestohet? Tri arsye pse nuk po ndodh, sipas analistit”

  1. Laku says:

    Eshte e thjeshte,sepse Berisha e mban Ramen ne pushtet.Rama kujdest personalisht me shume per shendetin e Berishes se sa te Zahos.

    1. Mo says:

      E fort kjo ???Ama edhe mund te jete ashtu. Sidoqofte, kjo eshte hiti i dites ???Flm qe ma ngrite humorin ????

      1. Kalec Dega says:

        Gabim kur thuhet “ nuk po ndodh “ , per arsye se “ska per te ndodhur kurre “ . Ne Shqiperi peshkaqenet kujdesen per njeri tjetrin dhe vdesin ne menyre naturale ose ne kete rast sic thuhet dhe dihet boterisht Saliun e mban te sigurte Edvin Rama ose neser e anasjellta.

  2. futja kot says:

    Gjera te ditura e sterthena.Problemi qendron a do arrestohet e jape llogari apo jo.Keta butaket socialiste rruajn topet jane dhitsa nga natyra ,njeherazi e duan dhe lekun me shume se nenen e baben,pranojne lemosha per ti mbyllur problemet.Me nje fjale i bie qe popullit i ngelet qe te prese vdekjen natyrale te berishes per ti dhjere e permjerre tek varri.

  3. ? says:

    O bedri pirdh pirdh se lirohesh. Fatkeqesi e madhe te te lexosh pa le te te besosh!!!!!!! Po ju palo analiste e bij kurvash se kush mutin u a ka vene kete emer, mashtrimet dhe iditesite paranojake na i sillni per te verteta. Thoje nje emer mor bir kuve kush eshte nga shiku me biznese dyqane pa fund. Thuaje pra ti analist i bythes qe di edhe te fshehtat e politikes amerikane e europiane qe na mbrokerkan berishen.

    1. Grigor says:

      Po ti pse u preke kaq shumë, per Ramen apo per Berishen? Nje nga aresyet qe Shqipëria eshte ne kete derexhe nuk eshte as Rama dhe as Berisha, por militantet qe u vene nga mbrapa per nje vend pune ne shtet ku te kene mundesi te vjedhin.
      Rama dhe Berisha vetëm se shfrytesojne pabythesine e nje pjese derrmuese te popullit. Edhe ti aty hyn me duket, por qofsha i gabuar.

  4. Milan says:

    Vetem plumbi i jep fund kriminelit shpellarit fytyr karit te vicidolit

  5. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Krimineli berisha nuk do te arrestohet se ky komb nuk ka burra.
    Ketu jane sulur te gjithe per te vjedh e per te shkatrruar.

  6. Alban Dega says:

    ME BABALE SE BABALJA !
    ME RRENC SE BABA I RRENAVE NASTRADINI !

    From: Alban Dega
    Date: October 4, 2018 at 2:07:11 AM EDT

    CFARE NUK PRITET NGA BABALET E HAVALEVE TE SHQIPERISE SALI CIZMJA ?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Po a nuk ishte babai i tyre Sali Berisha qe e rrenoi 13 here ne 13 vjet shtetin shqiptar deri nen themele ?
    Po a nuk ishte Prof. Dr. Sali Berisha dhe “ Banda e Gangstereve” ( nuk eshte Epiteti im as i Partise Laburiste britanike qe eshte 10 here me e djathte se PDSH-ja e Sali Berishes por i gazetave konservatore te djathta te Britanise se Madhe “ THE TIMES” , e dyta ne Bote per nga reputacioni dhe prestigji dhe “ Indipendent “ per qeverine e Berishes ne shkurt te vitit 1997, pa filluar ende kryengritja mbarepopullore ne Vlorë dhe krejt Jugun e vendit ) qe u grabiten dhe plackiten shqiptareve rreth 25 miliarde = 2 500 milione euro per 9 vjet sundimi te saj dhe ne kater vjete ne koalicion me LSI- ne e Like Floririt dhe Mona Cizme Lalezit!?
    Po a nuk ishte Prof. Dr. Sali Berisha, spiun i UDB-es serbe qe ne moshe gjimnazi, sipas fjaleve te Ramiz Alise pas nje interviste, te porositur nga gazeta kryesore spanjolle “ El Pais “ ne vitin 1992, i shitur edhe te KGB-ja sovjetike, edhe tek DHSE ( Drejtoria e Pergjithshme e Sigurimit te Jashtem ) francez + “ kush shitet nje here shitet gjithehere”, sic thote nje shprehje filozofike 4500 vjecare kineze.
    Pastaj u shit edhe tek … !?
    Ishte ky i fundit qe e ricikloi Berishen ne krye te qeverise shqiptare ne korrikun e vitit 2005 pas nje vizite surprize teper enigmatike ne Tirane nga dikush qe takoi vetem ate dhe Fatos Nanon dhe sherbeu si kumbara e marrveshjes okulte Nr. 2 Nano- Berisha me titullin kobezi “ Une President ! Ti Kryeminister !” qe e la me gisht ne bythe “ liderin historik socialist” te cilit Sali Berisha ia kaloi me 10 fishin e korrupsionit te tij trevjecar !?
    A nuk ishte “ Njeriu i shpreses se madhe” te ish kronikanit zyrtar te Enver Hoxhes dhe krahut te djathte te tij ne krye te rinise komuniste Mehmet Elezi, Prof. Dr. Sali Berisha qe rrenoi nga rrenjet krejt aresimin shqiptar duke flakur ne mes te kater rrugeve mesuesit me te mire, petagoget e profesoret me te pergatitur te shkollave te Larta dhe Universitetit te Tiranes e duke i zevendesuar me mesues e profesore Plepash e “ Akademishe te Domosdoves”, sic i quante Noli i madh ketu e gati nje shekull me pare !?
    A nuk ishte Prof. Dr. Sali Berisha qe e mbushi Shqiperine me Universtite Plepash e ala “ Vitrina” , ala “Kristali”… qe vetem shisnin sa frengu pulen diploma e tituj shkencore deri edhe te birit te ish- líderit kryesor te Lega Nord te Umberto Bosi e qindra te huajve pa shkelur kurre jo vetem ne keto Universetete Plepash por as ne truallin Shqiptar!!!
    A nuk ishte Prof. Dr. Sali Berisha dhe “ … dhe Mafia ( politike e biologjike e tij ) e dale krejt jashte kontrollit “ sipas “ THE NEW YORK TIMES te 15 Marsit 2008, qe fill pas 21 janarit te zi 2011, sulmoi me gjuhen me te ndyre te nje sterrugaci Vicidoli si “ lavire bulevardi” Ina Ramen,“Silvia Kondin shqiptare”, sipas fjaleve te tij diten e zgjedhjes se saj si ish-kryeprokurore e Shqiperise dhe krahun e djathte te tij ne krye te shtetit shqiptar Bamir Topin, vetem pse kembengulen per ligj e drejtesi per krimin makaber kunder njerezimit te Sali Berishes dhe Lulezim Badhes me ekzekutimin pa vendim gjykate te kater protestuesve krejt pafajshem ne bulevardin Deshmoret e Kombit, ku nuk kishte guxuar te ekzekutonte as nazi- fashizmi dhe as komunizmi !
    Jo vetem flaku ne mes te kater rrugeve nje studente dhe magjistrate te shkelqyer, nje nene model dhe nje bashkeshorte shembullore, por me e keqja ne bashkepunim me Like Floririn ne nje marreveshje 50/50 zgjedhin si pasardhes te saj nje humbameno me tetevjecare, me diplome te shkolles se mesme te falsifikuar, nje marionete te ngjashme me ato te cirkut apo teatrit me kukulla per femijet si Adriatik Palla qe e ktheu Prokurorine 20 vite mbrapa ne epoken e Alush Dragoshit e Fatos Dervishit, kur cfare thoshte Berisha e cfare vendoste Salia ngrihet ne kembe e gjithe Prokuhoria, ne epoken e gurit dhe te Saliqit te pare “Ligji jam une”dhe Ilir Metes me Banden e tyre te Gangstereve e Mafiozeve politike dhe biologjike.
    Nderkohe Ministria e Drejtesise me ne krye kamikazin e Berishes Enkeled Gebels Alibeaj, qe kishte per detyre ligjore te verifikonte cdo dokument, deshmi, vertetim te shkollimit, pergatitjes profesionale, qendrmit moral dhe integritetit personal te tij para paraqitjes se kandidatures se tij para Kuvendit te Shqiperise beri vetem noterin e urdherit te dyshes Berisha Meta, cka perben shkelje flagrante dhe disa krime njekohesisht nga naziskini i Ali Beut te drejtesise shqiptare ne bashkepunim me dyshen Meta- Berisha!
    Kjo eshte politika, mbeshtetja, kujdesi i Profesor Doktor Sali Berishes dhe Bandes se tij te Gangstereve politike dhe biologjike per aresimin shqiptar, leven e Arkimedit te zhvillimit, perparimit e begatise se nje populli nga Kina, India, Greqia, Roma e Iliria e Lashte e deri ne ditet e sotme!
    E ku !?
    Ne nje vend me qyteterim e kulture po aq te lashte sa Kina e Roma, me Universitetin e Apollonise ku studioi edhe i biri i Jul Cezarit te madh dhe filozofe te shquar greke, sic po e tregojne zbulimet e fundit rastesore arkeologjike ne Fier, Berat, Korce e do te thoja ne mbare Shqiperine po e do te zbulohen me dhjetra qyteza e vendbanime po aq te lashte sa ato kineze.
    Mbaj mend qe femije 5-6 vjec ne vitet 61-62 e deri sot ne hyrje te Grykes se Dragobise ne krye te fshatit Shoshan aty ky eshte Ngushtica e Shtrenjtit pleqte 70-80 vjecare i thonin ne “ Gjytet “, fjale qe e perdornin per qytetin. Behet fjale per fshatin me pjellor e te pasur te krejt Malesise se Gjakoves me nje toke e nentoke teper pjellore me masivin arrave dhe geshtenjave me kokerrmedha e me te shijshme ne Bote, te quajtur Lusat e Shoshanit, qe sic duket ka qene nje qytet antik mijeravjecar qe u varros nga ndonje termet apo hordhite e fiseve barbare!
    A nuk u vodhen e shiten neper Bote me qindra e pse jo me mijera ikona, objekte te lashta arkeologjike me vlera te pazevendesueshme arkeologjike, historike e kulturore te kombit e popullit tone ne vitet 1992- 1997!
    Kjo ishte “ dashuria” dhe “ kujdesi” i Profesor Doktor Sali Berishes dhe Bandes se tij per artin, kulturen, qyteterimin dhe historine shqiptare!
    Pasqyre e saj jane edhe veprimet e banditit te tij Luciano Boci dhe kamikazeve te Partise Babale ne fshatin Mengene te Elbasanit qe lehin, kercenojne dhe bejne Zhvejkun e tyre !
    Cfare nuk pritet nga Havalja e Shqiperise Sali Berisha dhe Banda e tij ne bashkepunim midis Partise se tij dhe Levizjes Babale te Mona Cizmes !

  7. Alban Dega says:

    From: [email protected]
    Date: May 24, 2013 at 1:44:23 AM

    A MUND TE KETE FJALE NDERI NJE I PAFYTYRE DHE I PANDER!?

    – Bejani kete pyetje kryeministri Sali Berisha… !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Per te treten here brenda dhjete ditesh, ambasadori amerikan ne Tirane, Z. Aleksander Arvizu fshikullon hapur dhe rrenon pa meshire mashtrimet dhe genjeshtrat bajate jo vetem te kryeministrit Sali Berisha dhe te ushtyarit te tij president i Shqiperise Bujar Nishani per gjoja heqjen e vizave me Ameriken.
    I dermoi keqazi edhe ne “Opinionet” berishiste te papagallit te pafytyre Blendi Favziu e “Klanit” mediatik te “klanit politik” mafioz e antishqiptar te Berishes.
    Me vjen turp per paturpesine e bashkevenadsit e bashkekombasit tim Sali Rame Berisha e “bandes se tij te gangstereve” qe nuk nexjrrin fjale nga goja pa rre e pa mashtruar shqiptaret e ngrate.
    Ky kryekusar dhe kryevrastari i kesaj “bande gangsteresh” dhe i kesaj “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” eshte ne grahmat e fundit.
    Sali Berisha eshte turpi i Shqiperise dhe njolla e zeze e Evropes. Fatekeqesia me e madhe e saj ka emrin e urryer ne historine shqiptare , Sali Berisha.
    A e kini pare dhe degjuar kete hor Vicidoli kur betohet e sterbetohet dite e nate si kurvat “Ju garantoj se… ” ” Ju jap fjalen e nderit se… ” …
    “Ju garantoj se …” do tu genjej sic u kam genjyer tash 21 vjet!
    ” Ju jap fjalen e nderit se …” do tu plackis sic u kam plackitur tash njezet vjet bashke me gangsteret e mi!
    ” Ju garantoj se …” do tu vras sic ju kam vrare tash njezet vjet e sic e pate e perjetuat ashqiare e tragjikisht ne 1997-en, … me 14 shtator 1998, me 15 mars 2008 ne Gerdec, e me 21 janar 2011 ne “Bulevardin ‘ Deshmoret e Kombit” ku nuk pat guxuar te ekzekutonte qytetaret shqiptare as nazifashizmi e as komunizmi !
    ” Ju jap fjalen e nderit se… ” do tu shes apo dhuroj trojet shqiptare si Porto Romanon Fazlicit dhe Otranton Bakojanisit e Karmalisit … Beogradit dhe Athines ku ndodhen fijet e mia te vjetra e te reja te komandimit!
    ” Ju garantoj se…. ” … ” Ju jap fjalen e nderit se…!”
    Po a mund te kete fjale nderi nje hor e mashtrues, nje kusar e vrastar, nje antishqiptar e tradhetar perballe te cilit edhe vete kryetradhetia Esat Pashe Toptani e Ahmet Zogu mund te quhen atdhetari!
    A mund te kete garanci dhe fjale nderi nje i pandere e i pafytyre si Sali Berisha !?
    Kete duhet ta vertetojne me voten e tyre bashkevendasit e bashkekombasit e mi me 23 qershor 2013… Para se te hedhin voten ata duhet te kujtojne amanetin e shenjte te njerit prej baballareve te kombit dhe demokracise amerikane e asaj boterore Abraham Linkoln:
    Cdo popull ka qeverine qe meriton !
    A mund te kete fjale nderi nje i pafytyre e i pander !?
    Bejani kete pyetje klryeministrit shqiptar Sali Berisha ne kete fushate zgjedhore e sa here ai u ‘garaton” dhe sa here qe ai u “jep fjalen e nderit” !

  8. rroku says:

    KUR TE ARESTOHET KY KRIMINEL KOMUNIST SHQIPERIA DO SHPETOI….

  9. shqiptari says:

    Tradhtar si ai nje mut gjen. Tradhtar qe e din te gjith dhe perseri e voton populli.
    Klasike shqiptare…Shqiptarit po ja ..ve nenen te thote menjehere baba…

  10. Illyria-Shqiperia says:

    Nuk mund te gjendet njeri me I peshtirosur se ky antishqipetar me emrin Bisha!! Mallkuar qofte dita kur lind (te dyja, edhe ajo e korrikut dhe ajo e tetorit).

  11. anastasi says:

    O gazeta “TEMA”o trimat e Selam Musai o trimat e Salarise,juve ju kane rrjedhur trute qe botoni veprat e Alban Deges,po e pirdhni me Romanet e Selam Musait-
    (Alban Dega Thana).Keto vepra jane shkruar 3-4 muaj perpara dhe ju trimat e Zeqo Thanes i botoni.Po kush i lexon keto vepra,juve apo Selam Musai????.

  12. Martini says:

    O Bedri pse se thua se me krimet e Berishes dhe provat sheshit per to mos e.co larg aresyet pse nuk behet drejtesi e nuk arrestohet?Faji kryesor eshte i Edit qe nuk ka roben e duhur te Kryeministrit i cili me qendrimet e p… dhe f… qe mban ndaj Berishes po konsumon krimet e shperdorimit te detyres.Po mbi te gjitha me pabesi po shperdoron besimin e njerzve te thjeshte.

  13. Ali babushi says:

    Po kush te arestohet me pare, keto Jane nje Urdi .fillo me berishen, lulushin, mediun, rulin majmun, imamin, ramen, nanon, tahirin, beqen, gjiknurin, nikollen, liken, monen, tanin ,shejtanin, doshin e kodoshin, kurvat e kurvaret, hajdutet e zagaret, kriminelat e gjelat, zuzaret e tradhetaret, bir hajdar I nenes ke te permend me pare, te gjithe duhen varr, dhe ne litar keto pashallare.

  14. alphade says:

    Nese Berishen nuk e arrestojne nderkombetaret,idem si
    Noriegen e Panamase,askush nga forcat qeveritare ven-
    dase nuk mund t’i preke as qimen e teapit Berishes. So-
    cialistet mbeten forca politike qe po hane njeri tjetrin.
    Si eshte e mundur qe banda e Saliut e perbere nga mafioze
    puro “denoncon” perdite edhe socialistet e fundit dhe qeve-
    ria Rama-Xhafaj marrin turravrapin per t’i arrestuar dhe “mali
    i Tomorrit” me krime flene i qete ne luksin qe i ka krijuar vetes
    dhe familjes se tij mbi gjakun e shqiptareve. Kjo eshte per te
    vene dy duart ne koke. Kaq frikacake te jene keta qe udheheqin
    PS ne pushtet ?! Turpi botes. Me kete rast po ju pernpmend ate
    shprehjen labe: “T’a keshe mik,te prish pune, t’a keshe armik te
    ha MUNE”!!!! Kur vjen puna per arrestimin e te veteve, udheheq-
    ja socialiste i ben tak- fak dhe kur vjen puna per kriminelet me
    damke ,socialistet deklarojne se keto nuk i ben qeveria por Drej-
    tesia ! A ka hipokrizi me te madhe se sa kjo ,zoterinj !!!
    Pershendes analizen e sakte,si gjithemone,te zotit Bedri Islami ..!

  15. Aleksander Thana says:

    Mos krijoni alibira dhe mjegullen e mitit te paprekshmerise te Sali Berishes dhe krimineleve te tjere te njohur publikisht. S’ ka rruge shpetimi per Shqiperine pa kalbur ne burg kriminelet. Ai dhe prifti Janullaqis qe nuk permendet me pas vdekjes seProf. Frasherit dhe qe duhej qerruar prej kohesh nga toka shqiptare, Jane Dy anet e nje medaljeje.

  16. tomsojeri says:

    Alban ! Vazhdimisht shkruan e shkruan gjat historin dhe bemat e ktij perbindeshi te “pavdekshem” Perendia e fatkeqesis shqiptare ! Nuk je vetem ti me kto “tregime”te gjata qe na kujton kte histori te dhimbshme ,(per ata qe kan pak gjak shqiptari) turpi, dhune hajnie e tradhtie qe vazhdon mbreteroj ne kte komb te pushtuar totalisht nga vet pjell e tij ! Komb i infektuar nga njerez qe genjehen , mashtrohen ,harojn e ndjekin qorrazi dhunusin ! A ka shqiptar qe kur dha voten e tij, nuk shpresoj se do permbysej me ne fund ky regjim vrases ,hajnash e tradhtaresh ????Vall u dashkan emra se cilet jan??? Dikush lart kerkon emra e un i them – Gjith klasa politike postkomuniste qe drejtoi kte turm naive jan pergjegjes per kte Shqiperi germadh ! I ke aty ne Parlament ,i ke aty ne bangat e fatkeqesis qe quhet Drejtesi ,I ke aty ne milionat qe notojn e qe kan kapur majat e politikes ! I ke aty te paprekshem mes lluksit po ata ftyra ktu e 30 vjet ! Simboli i ksaj gjendje qe nuk le shpresa per ate cka shpresuam mban emrin Sali Berisha ! Bedri Islami ,sado qe te na dhembi ,ato cka shkruan jan realiteti shqiptar ,jan turpi shqiptareve qe nuk ju ndahet frika edhe kur zgjedhin prijes qe kujtojn se esht ndryshe nga ata vet !…. Keshtu pra i dashur Alban “frika ruan vreshtat” e frika mban shqiptaret nden zgjedhen e tradhtareve ……

  17. shefi 55 says:

    Po , shume dakorte , por mos harroni dhe faktorin e katert qe eshte sisitemi gjyqesor i komanduar po nga saliu.

  18. identiku says:

    Epo Berisha e ‘sulmon’ me babale Ramen dhe cfare bejne neofashistet e PS, ne vend ti bien PD partise filoserbe, i bien popullit. Arestojne 300 vete dhe thone qe do vazhdojne te arestojne te tjere ne kuader te zhdukjes se te ‘forteve’. Se c’me kujton kjo shifra 300. Ah po 300 vete do vriste edhe Saliu ne 21 janar. Me sa duket kur u leviz nga pak kolltuku, qofte largu Sali enderron te vrase 300 me nje dore. Dhe neofashisti Rame arreston 300 me nje dore. Kur ky ka fuqine te arrestoje mbi 300 qytetare si nuk paska fuqi te arrestoje nje Sali???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje