Lulzim Basha, Vangjush Dako dhe një kabllogram "përvëlues" amerikan!

26 Tetor 2018, 10:57Politika TEMA

Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të disa përgjimeve të Vangjush Dakos, ku ai fliste në telefon me një prej vëllezërve Avdylaj.

Ai e ka akuzuar atë se ka lidhje me kriminelët dhe i ka përdorur në zgjedhje.

“Tashmë është e qartë për këdo se Edi Rama ka patur një plan të shtrirë mbarë vendit, për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal. Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur.

Mosarrestimi i Vangjush Dakos edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht se ka bashkëpunuar me bandat për të dhunuar zgjedhjet, është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë.

Dua t’i kujtoj dyshes Marku-Prela se dëmtimi i provave dhe manipulimi i hetimeve për krimet elektorale të Dakos, Ballës, Gjiknurit, Tahirit e të tjerë, është krim i rëndë për të cilin do të mbajnë përgjegjësi. Kur prokuroria mbron krimin, ka rënë shteti”, shkruan Basha.

Por, ndërkohë që deri më tani kjo akuzë e tij nuk mund të vërtetohet nga përgjimet e publikuara, e kundërta mund të thuhet për vetë Lulzim Bashën.

Në vitin 2009, kur ai ishte ministër i Jashtëm dhe përfaqësonte PD-në në Elbasan, ka liruar një kriminel për zgjedhje.

Dhe kjo nuk është një akuzë politike, por një fakt që përmendet edhe në kabllogramet amerikane.

Kabllogrami në fjalë ka titullin “Kriminelët bëjnë ligjin në parlamentin shqiptar” dhe mban datën 13 gusht 2009.

Është firmosur nga ish-ambasadori Uidhers dhe marrësi është Departamenti i Shtetit Amerikan.

Statusi i kabllogramit është “material i klasifikuar” dhe ndër të tjera shkruan:

“..Ministri i Jashtëm Basha, i cili përfaqësoi PD-në në Elbasan, është përfshirë në lirimin e një krimineli të famshëm në Elbasan në këmbim të mbështetjes së familjes së tij…”.

Kjo gjë nuk e justifikon Vangjush Dakon, nëse është përfshirë në blerje votash, por tregon më sa paku, se Lulzim Basha është njeriu i fundit që mund të akuzojë dikë për vjedhje votash.

Aq më tepër, kur ai vodhi mandatin e kryebashkiakut të Tiranës live, me votat e shpikura që ia gjeti Sali Berisha.(TemA)

5 komente në “Lulzim Basha, Vangjush Dako dhe një kabllogram “përvëlues” amerikan!”

  1. asd says:

    E vertete eshte qe Basha (por ka shume si keta nga te treja partite e medha) ka bere te njejtat krime dhe duhet gjykuar njelloj si Dako, por “rikujtesa” e ketij fakti pikerisht ne kete moment nga gazeta, perben qellimshem diversion, dhe po mbjell idene qe te gjithe jane njelloj dhe kjo nuk i sherben sqarimit dhe as drejtesise, por i sherben mjergullimit te fakteve. Jam i sigurte qe Rames dhe Dakos i pelqen ky shkrim. Ndoshta eshte bere per kete qellim. Ne populli qe shkojme ne pune cdo dite, e dime qe jane te gjithe njelloj dhe nuk kemi iluzione por gazeta duhet ti sherbej parimit te se vertetes, standartit “kush ka bere qellimshem faje do ta paguaje” dhe jo te “mjergullimit te situates”.
    Le te fillojme te pastrohemi nga Dako. Te hedhim nje hap sot. Neser nga Basha.

    1. Edi says:

      Jo,me pare nga Basha e pastaj nga Dako nqs duhet te ndjekim rendin kronologjik te zhvillimeve..

  2. Tr says:

    Prokuroria aty eshte.Te dhenat po aty jane.Ndaj mos na çani trapin…le ti shpier i gjati bashke me denoncimin perkates ne prokurori.Cdo gje tjeter eshte llafollogji
    Ky qe do ju nxi jejte te fortve,ky qe harron se çdo gje e keqe vjen nga pd-ja…po bytha sja mban.

  3. M....mecit says:

    O LULUSHE po therret e uleret, krye HAJDUTI d,m,th, LULUSHI kapni hajdutin!!!!!!!!!!!!! Te kuptoj oooooo LULUSH ke hall, ne fakte je shuuuuuum ne halle se dal nga dale po ju shtrengohet LAKU dhe sju ka ngel gje tjeter vec se te beni vetvrasje ose ose do perfundoni te dhoma e shurres. po me nje privilegj, qe ty LULUSH te shpien te burgu i grave, se po te cuan te ai i burrave heeee edi vet ti si dota trajtojne bythen ty, me qetsi e dashuri…..

  4. Kush eshte Luli? (13 gjera per te njohur Lulin) says:

    Kush eshte LULI,
    1. Dhenderr i nje njeriu te perfshire ne vjedhje masive nga skemat piramidale. Me keto para Luli ka studiuar ne Holande dhe ka blere shtepi ne Hollande. Pra me parate e popullit.
    2. I sherbeu kauzes Serbe ne Kosove.
    3. Ndaj dhe hyri me shpejtesi ne PD nga dera e mbasme.
    4. Si minister i infrastruktures ka vjedhur 250 milion Euro dhe nuk u gjykua kurre.
    5. Si minister i brendeshem ka vrare 4 vete dhe nuk eshte gjykuar kurre.
    6. Si minister i jashtem, ka shitur detin e Shqiperise, ndaj dhe nuk mund te quhet shqiptar atdhedashes.
    7. Si kandidat i Bashkise se Tiranes, ka marre nje mandat te vjedhur me ndihme e Ristanxhinjeve.
    8. Si kryetar Bashkie ne Tirane nuk beri asnje gje qe te kete emrin ne kujtesen historike te Bashkise.
    9. Si kryetar i katapultuar i PD, ka vjedhur vota dy here me radhe per tu zgjedhur kryetar.
    10. Si lider i opozites, eshte shume konfuz, cfare thote sot e pergenjeshtron neser.
    12. Si politikan, ka perdorur para te dyshimta nga organizata anti shqiptare per te share Shqiperine ne mediat e huja.
    13. Si organizator nuk arrin dot te mbledhe ne shesh as militantet e PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje