Miratohet vendimi: Ndalohet importi i makinave në Shqipëri, të prodhuara para 2009-s

26 Tetor 2018, 19:20Politika TEMA

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që ndalon importin e automjeteve të përdorura që kanë më shumë se 10 vite që janë prodhuar.

Vendimi parashikon se me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, në përputhje të plotë me legjislacionin kombëtar për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis si dhe për vlerësimin e cilësisë së ajrit të mjedisit e kërkesat për disa ndotës në lidhje me të dhe në varësi të kategorizimit të automjeteve sipas peshës e kohës së përdorimit, lejohen të regjistrohen për herë të parë për qarkullim në territorin e Republikës së Shqipërisë, mjetet motorike dhe automjetet, të cilat plotësojnë kushtet e mëposhtme:

-Autoveturat e reja me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 5, të Bashkimit Evropian;

-Mjetet motorike të tjera të reja si motorë, autobusë, kamionë të kategorive M2 dhe N1, me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 5, të Bashkimit Evropian;

-Autoveturat e përdorura (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 4) duhet të jenë prodhuar jo me shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri;

-Mjetet motorike të tjera të përdorura si motorë, autobusë, kamionë, të kategorive M2 dhe N1, (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 3) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.

Vendimi parashikon se  automjetet të cilat kanë hyrë në territorin shqiptar para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, por nuk kanë përfunduar procedurat e regjistrimit, kanë afat deri në 1 mars 2019, për kryerjen e procedurave të nevojshme, shkruan SCAN.

19 komente në “Miratohet vendimi: Ndalohet importi i makinave në Shqipëri, të prodhuara para 2009-s”

  1. ? says:

    Kemi nevojë për skrap.

  2. rroku says:

    Keta idjote qe bejne keto ligje nuk jetojne me hallet e popullit se jane hajdut dhe kriminel. Keta plera qe kane veme pasuri prallore mendojne se dhe populli duhet te mare makina luksoze. Po pse mor te pa fytyre Shqiperia Gjermani eshte.

  3. Ai says:

    Ne kohen qe flitet se do ndalohet ne europe makinat me nafte ne ndalojme 10 vjecarin.
    Te pakten filluam dicka dhe jo keq

  4. ME EMER says:

    .. perseri goditje per fukarane ..!

  5. Daku says:

    Ligji ne parim eshte i mire . Por si i behet nqs nji qe ka qejf te bleje nje Oldtimer? Ka mendur ligji per kete ?

  6. nardi says:

    Thuhet qe te jene prodhuar jo me shume se 15 vjet nga dita e regjistrimit ne Shqiperi nuk permendet 2009
    o gazetar??!!

  7. Emigranti says:

    Vendim me idiot nuk ka.sipas ketyre nje shtetas qe ka11 vjet qe ka blere makinen nuk e shet dot ne shqiperi.skandaloze.

  8. Esati says:

    Ne sh vende te botes ka ligje te tilla, por ne ligje nuk percaktohet viti, percaktohet thjesht sa duhet te jete ndotja qe makinat i bejne ambientit. Duke qene se mdotjen ketu tek ne e mat nje firme e “huaj” koncesionare si sgs te cilen qeveria jone nuk e kontrollon dot ose nuk e gjobit apo i heq dot licensen, atere i bien shkurt me ligje te tilla injorantesh. Njesoj si me bixhozin , gjuhetine, peshkimin, skafet etj etj etj

    Turp per kete tuf injorantesh e frikacakesh qe kemi ne krye prej 15 vitesh

  9. Vk says:

    Kot per mihabet, kolaudimi per cfare behet!!??

  10. Vk says:

    Kot per muhabet, kolaudimi per cfare behet !!!???

  11. jona says:

    BRAVO,, QEVERISE SE NA MBYTEN MAKINAT E VJETRA QE NXJERRIN SHUME TYM,,,,JANE QELBUR QYTETET NGA KETO MAKINA,,,,,POR DHE AUTOBUZET DHE KAMIONET QE VIJNE NE SHQIPERI TE JENE PAS 2009.////

  12. Loni says:

    E po fukara dhe me makinë, kjo vetëm në Shqipëri është. Habitem kur për këtë lloj vendimi nxjerrin si pretekst fukarane.
    Ai fukarai që ka leke te blejë makinë, mund ta marre makinën përpara se vendimi të hyje ne fuqi, ose të blejë makinën në tregun shqiptar, e jo ta importojë atë.
    Në shumë vende të Europes lejohen vetëm makinë euro 4 e më sipër, duke vendosur një ligj të tillë indirekt limiton edhe vjetërsinë e makinës.

  13. gloria says:

    Vendim i ndyre qe e marin njerez te ndyre qe kane vjedhur dhe kane pasuri maramendese. Po pse populli fukara gjithmon goditet ne kete vend o hajdute, benzina po shkon 200 lek, biletat e avjoneve ne stratosfere, tarifat e celulareve nga ke te lartat ne rajon, rrogat dhe pensionet skandaloze dhe beni sikur i rritni, MOS NA MBYLLNI DHE GABIN MOR JU RAFTE KANCERI SE KESHTU SI E KENI FILLUAR NE M*T DO SHKONI.

  14. loku says:

    Ky qe ka shkruar me emrin AI duket qe eshte shpellar nga ata te Sales qe thoshte se ne jemi me mire se Gjermania. Ah mor RRK…..

  15. h says:

    Ligji,ne parim teorik eshte i drejte.
    Ne parimin praktik ,nuk eshte ligj i pershtatshem per nje vend te varfer si shqiperia.
    Fillimisht duhej forcuar sherbimi i rrjetit urban me linja dhe autobuze te shpejte.
    Te kontrollohet dhe aplikohet cilesia e karburaneve sipas standarteve.
    Njerezit do shkojne ne pune dhe ju duhet nje mjet edhe pse i vjeter.

    1. rr, rrok says:

      Na e mbushi mendjen ky rroku, ndoc rroku, ai qe nuk ka leke te mos bleje zhgarravina, pse meturinat e europes do fusim ne ketu

  16. Berti says:

    Disa zgjidhje per te “varferit, 1-blini makine te 2010 ne Itali ose ne BE me 2000 deri 3000 € gjen ,2-blini nje makine te para 2009 qe ndodhet ne Shqiperi qe kushtojne me pak se 2 , 3 Mije euro , 3 mos blini makina me motorra te fuqishem se kushtojne shume ne blerje dhe ne mirembajtje , 4-jo vetem marken vw siç jane fiksuar shqiptaret se ka dhe firma te tjera qe punojne mire si vw dhe kushtojne me lire se volsvageni,5-mos mbani makine, etj

    1. Sit back and relaks■●▪ says:

      6- blini nje gomar, konsumon vetem bar dhe eshte tax free plus ka ndotje minimale. mund ti shtoni dhe nje qerre po kujdes se mos ja u taksoje lali Euri…

  17. servet says:

    Ne trento te Italise lejohen te levizin makinat euro2 ndersa me te vjetrat qe ka sa te duash levizin me orar te reduktuar qe dmth :orari per te shkuar ne pune dhe orari per tu kthyer nga puna kurse ne si shteti me i pasur i duam makina euro 5.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje