Gjiknuri takon homologun gjerman: Prezenca e kompanive gjermane, garanci për të ardhmen

26 Tetor 2018, 14:40Politika TEMA

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri priti sot në takim Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës Dixhitale të Republikës Federale të Gjermanisë Andreas Scheuer.

Në përfundim të takimit, dy ministrat nënvizuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e infrastrukturës dhe energjisë.

Patëm një takim shumë të frytshëm me homologun gjerman. U fokusuam në bashkëpunimin e  Shqipërisë në fushat me të cilat ka interes siç janë infrastruktura dixhitale pasi jemi duke diskutuar për disa projekte të përbashkëta. Pse jo edhe interesi i kompanive gjermane për të zhvilluar infrastrukturën aeroportuale në Shqipëri. Unë i kërkova ministrit të ftojë kompanitë gjermane në potencialet e mundshme që do të hapen në zhvillimin e kësaj infrastrukture aeroportuale sidomos në jug”, u shpreh Gjiknuri.

Më tej, ai tha se Shqipëria mirëpret bizneset gjermane dhe e konsideron Gjermaninë një partnere shumë të rëndësishme. “Çdo kompani gjermane që vjen këtu është një besim dhe një forcë për zhvillimin e ekonomisë shqiptare, një garanci për të ardhmen”, theksoi Gjiknuri.

Ministri gjerman Scheuer tha se diskutimi mbi tematikën e transportit ishte shumë i rëndësishëm.

“Gjermania vazhdon të mbetet një partner mjaft i rëndësishëm i Shqipërisë. Ne kemi përvojën, kemi investitor të rëndësishëm, bashkëpunojmë mjaft mirë me njëri – tjetrin. Dëshirojmë që Shqipëria të shënojë zhvillime të mëtejshme jo vetëm përsa i përket proceseve integruese në Bashkimin Europian ku Gjermania sigurisht ofron mbështetjen e vet por dëshirojmë që të mbështesim këtë zhvillim edhe në interes të vetë Gjermanisë”, nënvizoi Scheuer.

Sipas tij, Gjermania e mbështet Shqipërinë nisur nga bindjet e veta. “Ne jemi një donator i rëndësishëm i vendit tuaj në mënyrë të vetëdijshme sepse shikojmë potencialet e mëdha që ofron ky vend jo vetëm në sektorin ekonomisë, të energjisë, të bujqësisë, por sigurisht edhe në atë të turizmit. Në të gjithë këta sektorë nevojitet infrastruktura e nevojshme, për këtë arsye, biseda të tilla dhe vizita të tilla si kjo e sotmja janë një kënaqësi e veçantë për ne. Unë ju ftoj përzemërisht të vini në Berlin”, u shpreh ministri Scheuer.

2 komente në “Gjiknuri takon homologun gjerman: Prezenca e kompanive gjermane, garanci për të ardhmen”

  1. ? says:

    Po të mos i rrjepte Greqia Gjermanisë 279 miliard euro. ,do vazhdonin të talleshin me ne.

  2. LORA says:

    Lajm imire;uroj te konkretizohet sa me shpejt me projekte te rendesishme per ekonomine e shtetit te shqiptarve.
    Kam shume besim ne partneritetin me bizneset gjermane,sidomos ne infrastrukturen tone te uritur per standarte avangarde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje