Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se duhet një hetim i posaçëm pasi sipas tij Edi Rama ka bashkëpunuar me krimin për të vjedhur zgjedhjet.
Sipas Bashës Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur.
Ndërkaq kreu i PD paralajmëron Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku dhe drejtuesen e prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela se nëse prishin provat do mbajnë përgjegjësi.
“Tashmë është e qartë për këdo se Edi Rama ka patur një plan të mirëmenduar e të shtrirë anembanë vendit, për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet.
Duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal.
Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur.
Lënia e tij i lirë edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht bashkëpunimin me bandat për të dhunuar zgjedhjet, është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë.
Dua t’i kujtoj Donika Prelës dhe Arta Markut se dëmtimi i provave dhe manipulimi i hetimeve për krimet elektorale të Dakos, Ballës, Gjiknurit, Tahirit e të tjerë, është veprim i rëndë kriminal për të cilën ato do të mbajnë shpejt përgjegjësi deri më një.
Kur prokuroria mbron krimin, ka rënë shteti.”- shkruan Basha. (TemA)
Po ik mor pall palle do me fol ti per vjedhje zgjedhjesh! Ndyresire e qelbur.
ah debil e gjete gozhden e Nastradinin do harron qe pd nuk ka ngyer kurr ne qytet e shqiperise edhe kur ne krye ishte satrapi i deformimit te votimeve (kujto Tiranen, Vloren, fierin, gjirokastren, saranden, korcen,elbasanin, durrsin, lushnjen e shume te tera.