Batutat e Ramës me ambasadorin e BE: Sa herë e shoh më vjen keq se është gjithmonë i dyti

26 Tetor 2018, 14:51Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në një aktivitet të zhvilluar për agroturizmin në Shkallnur Durrës, teksa i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së  në Shqipëri Luigi Soreca dhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi. 

Në këtë takim Rama bëri batuta në lidhje me futbollin me diplomatin e BE-së, pasi kryeministri shqiptar është tifoz i Juventusit, ndërsa Soreca me Napolin. 

“Kemi një kontradiktë të pashmangshme që do të mbetet deri në fund se ambasadori është me Napolin, unë dihet se me kë jam.  

Sa herë e shoh me vjen keq se është gjithmonë i dyti, por sidoqoftë po e mbajtët vendin e dytë në raport me ne jemi mirë të dy palët.  

Të paktën në këtë rast. 

 Merreni si të doni ju këtë tani”- tha Rama.(TemA)

3 komente në “Batutat e Ramës me ambasadorin e BE: Sa herë e shoh më vjen keq se është gjithmonë i dyti”

  1. ?‍?‍? says:

    Po të isha Kryeministër. ,s’do pranoja asgje në lidhje me BE-në ,pa u antaresuar.

  2. On says:

    Nivel bisele pa lidhje….per ekinomine do flasi ky apo gallate

  3. tirona says:

    Krye trapi ose kryeministri. Mjaft me batuta rrugesh ore koqe sepse je duke prezantuar Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje