PROFIL: Ja kush është Sandër Lleshi, gjenerali që zëvendësoi Fatmir Xhafajn

27 Tetor 2018, 08:57Politika TEMA

Sandër Lleshi do të jetë ministri i ri i Brendshëm që do të pasojë Fatmir Xhafajn pas dorëheqjes së këtij të fundit.

Emërimin e ri e bëri të ditur vetë kryeministri Edi Rama në një status në Twitter. Ai njoftoi se Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.

“Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse,” shkruajti Rama.

Kush është Gjeneral Sandër Lleshi

Në periudhën 1996- 2000, gjeneral Lleshi ka qenë komandant i Kurseve në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë dhe më pas, për tre vjet të tjera, ishte komandant i Akademisë Ushtarake “Skënderbej”.

Në vitet 2003-2006 ka shërbyer si atashe i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë në Gjermani. Sa i takon arsimit të tij në fushën ushtarake, ai fillon në periudhën 1978-1985 kur ka kryer shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” dhe Akademinw Ushtarake.

Nga viti 1994 deri në 1999 ka kryer një sërë kursesh, si ai i gjuhës gjermane në Akademinë e Mbrojtjes Kombëtare në Vjenë (Austri); kurs i avancuar i gjuhës gjermane në Institutin Federal të Gjuhëve (Bundessprachenamt) në Gjermani; kurs i komandantit të Batalionit në Shkollën e Artilerisë Kundërajrore në Rendsburg, Gjermani; kurs i Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani dhe kurs i Sigurisë Europiane në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani. Në 2008-n, gjeneral Lleshi ka përfunduar Seminarin e Lartë Ekzekutiv në Qendrën për Studime të Sigurisë Europiane, George C.

Marshall në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani; Ndërsa në 2011-ën përfundoi Kursin e Lartë Ndërkombëtar për Menaxhimin e Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey, Kalifornia, SHBA.

24 komente në “PROFIL: Ja kush është Sandër Lleshi, gjenerali që zëvendësoi Fatmir Xhafajn”

  1. SigmaTau says:

    Me ne fund Edi Ramen e paskan bindun amerikanet se duhet te vendose ligjin ne Shqiperi.
    Duam arrestime, por duam gjykata te drejta, dhe duam denime, pse nuk mjafton ministri i brendshem, s’mjafton te kapen kriminelet duhet te denohen.

    1. Peza says:

      Caktimi i ketij Lleshit si minister i Brendshem eshte nje GAFE e madhe dhe deshtim i Rames ne ketre fusghe!
      Se pari,Lleshi eshte vetem nje ushtarak i thjeshte,qe nuk ka asnje pervoje ne ushtri e jo me ne polici qe eshte krejt i pa afte!
      Lleshi eshte pjuese e ushtarakeve te pa afte ,qe per hir te karieres ju nenshtruan urdherave te banditit Berisha per shkaterrimin e ushtrise dhge grabitjen e pasurise kombetare ushtarake.
      Ku ishte ky Lleshi kur vidhej armatimi i ushtrise?
      Ku ishte ky Lleshi kur Berisha nxirrte cdo vit ligje anti kushtetuese per uljen e pensionit te ushtarakeve?
      Ku ishte ky Lleshi kur per 3 vjet ( 96-98 ),ushtaraket nuk kane marre asnje qindarke pension mujor?
      Ku ishte ky ushtaraku Lleshi,si keshilltar i Rames per mbrojtjen,qe nuk beri asgje per shfuqizimin e ligjeve antikushtetuese te Berishes kunder pensioneve te ushtarakeve,por u mjaftua vetem me dhenien e nje lemoshe te pa turpe?
      Kur nuk kishte aftesi dhe guxim t’i dilte perpara Rames,si do kete aftesi dhe guxim qe t’u dale perpara krimineleve dhge te korruptruarve?
      Se dyti,caktimi si minister i Brendshem i nje ushhtaraku te ushtrise,pavaresisht certifikatave te shumta bombastike qe ka ,qe nuk japin asnje siguri per aftesite e tij, eshte nje fyerje e madhe per mijra oficere te larte policie apo drejtues me pervoje te ministrise se Brendshme,qe te rrine neper kafene pa pune ose te jene vartes tre ketij ushtari te Rames!
      Jam i dsigurte qe ky Lleshi jo vetem eshte i pa denje per ketre post,por kurre nuk mund ta nxjerre ministrine e Brendhshme nga gjendja qe eshte sot!
      Aty duhej te caktohej nje oficer i larte dhe i vjeter i kesaj ministrie e jo militante partie qe vetem dine te thone “URDHERO-SIURDHERO”!
      Emerimi i Lleshit eshte ne radhgen e veprimeve arrogante dhge delirante te Rames qe e perdor shtetin si PADRON e jo si burre shteti!
      Se treti,me doreheqjen e Xhafes Rama pranoi edhe deshtimin e tij te madh si kryeminister!
      Xhafa u be koke turku e Rames ne perballjen e tij skandaloze me opoziten kellire te Bashes ,qe nen dirigjimin e fshehte te Berishes,duke patur mbi supe qindra krime,arriten te vene Ramen me shpatulla per toke aq sa hoqi 2 ministra te Brendshem njeri pas tjetrit!
      Berisha edhe ne buze te varrit e mundi Ramen perfundimisht!
      Rama pas kesaj duhet te jepte doreheqjen nga kryeminister dhe si kryetar i PS-se!

  2. XheJ eN Bi says:

    Për Ministër i Mbrojtjes ose Komandant i RENEA-s do ishte më i vlefshëm duke lexuar biografinë e tij.

    1. Frankfurt am Main / Deutschland says:

      Gabim , se si mendoni Zoteri “shqipetaro-amerikan” .
      Mjafton koha e gjate qe ka punuar , mesuar , studjuar ne Deutschland / Germany / Gjermani .
      E shkruajta tre here Vendin e siperpermendur , per te theksuar rigirozitetin / seriozitetin / efektivitetin / striktizizmin fanatik te Institucioneve ku Ushtaraku Sander Lleshi eshte pregatitur.
      Vetem 50 % te atyre tipareve / karakteristikave , qe lartpermenda, te realizonte / ezauronte / implikonte Z.Lleshi ne punen e tij te perditeshme , ndryshimi do te ishte Drastik . Te mos harrojme Faktin tjeter – Ndihmen pa kompromise te Autoriteteve Gjermane ( per Ushtarakun qe e kane pergatitur vete , me nje DATABASIS ne Gjermani ).
      Para gati 14 – Vitesh kam sygjeruar me Fakte dhe Shembuj rendesine dhe domosdoshmerine e kooperimit te Institucioneve shqipetare me ato gjermane , gati ne cdo Fushe te funksionimit te Shtetit Shqipetar. Ekonomi , Mbrojtje, te gjitha Hallkat Dikasteriale te cilat lidhen me zbatueshmerine e Ligjit , Sherbimin Sekret etj, etj. Bashkbiseduesit , ne ato Vite ( pa permendur Emra ) ndigjonin dhe heshtnin . Rezultatati njihet . Kooperacion shume i ceket , pothuajse inekzistabel . Me nje Fjali : Deshira dhe Serioziteti ( me apo pa dashje ) kane munguar.
      Qofshin ” Klithma nga e kaluara ” .
      Pozicioni yne i veshtire Gjeografik plus Mentaliteti i brishte , i paidentifikueshem me dy Pole qartesisht kunder Vetvetes / Shqiperise ( Direkt apo Indirekt ) , kane shoqeruar gjithe kete Periudhe Pastotalitare Titullaret e Shtetit Shqipetar .
      Historia do te tregoje ( kjo eshte shume e sigurt ) ishte ne Loje Naiviteti , Mosdija , Euforia diletante , Injoranca e izolacionit apo ” Pozicioni yne Gjeografik ” qe me koshience e pa mburoja e prapaskena Sherbimesh poziciononte ” dy Polet ” .
      Shkurt e perfundimisht , shpresoj shume qe sido te jete situata Politike ne Vend , Zoti Lleshi te kete Moral , Edukate dhe Llogjike Pune te marra per shume Vite nga Vendi ku eshte pregatitur si Ushtarak Profesionist dhe Trimerine e Zgjuarsine e Vendit ku ka lindur .
      Shume Suksese i uroj.

  3. vang says:

    Shih tani ku te kerkojne pushtetin sepse e dinin shume mire se Xhafa e bente per bukuri punen e tije.

    1. like says:

      Xhafa te vetmen gje qe bente per bukuri ishte gjumi. nje buf pulash qe per gjithe kohen qe qe ne post vetem nje ngjarje ka ne CV: kaplen e droges ne durres. krimi ordiner ha haper rage e ky mazllum hiqet se Mesiah. turp e faqe e zeze! edhe aksionin e fundit duket fiks se eshte ångazhuar vetem per te ruajtur vendin e punes e sa per te thene qe eshte aktiv.

      ai parazit duhej hequr tutje muaj me pare!

  4. Feliks says:

    Njeriu i duhur, absolutisht njeriu me i pershtatshem per çdo lloj detyre ne nivelet me te larta ta Hiearkise Shteterore. CV-ja e tij ne kte shkrim nuk eshte as gjysmake. Ai ka vlera pertej firmimit ushtarak. Eshte botues dhe eurodit i veçante dhe njohes i letrsise botrore..i thjesht komunikues. E vetmja e mete eshte pse me kaq vonese vleresohen njerez te tille.

    1. Dibra modhe says:

      Euridit dhe jo eurodit. . .

  5. spartak says:

    Me këtë CV , ky ja kaloka edhe Stoltenbergut .
    Mos mër , mos e harxhoni kot këtë djalë duke u marrë me policët tanë ( gjysma halldupë e abuzues ) e me kriminelat e grupet e kriminelave që jo këtë , por dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së e fusin në thes .
    Mbi 25 vjet , Ministrat e Brendshëm ishin ato që kishin ma shumë se kushdo implikime e lidhje me bandat e krimit e trafikantët e të gjithë kallëpeve e kalibrave .
    Mbas 1 apo 2 vjetësh ky nuk bon mo as për drejtor burgjesh , me gjithë se nuk e besoj që integriteti i tij të bashkë jetojë me politikën e praktikat e këtyre që drejtojnë sot .
    S’ka për të duruar dot . Ka për të dhënë dorëheqjen shpejt .

  6. bravo Rama .
    vendimi duhur per Shqiperine .
    Vendi s’behtet me pseudo
    qe vec parase e postit si interreso asgjo tjeter
    hidhe poshte boten anadollake ne interes Shqiperine

  7. Lolita says:

    Hahahahahahah erdhi minister i brendshem nje ushtar i Sali Berishes. Sander Lleshi, mirditori perfaqesues i PD-se ne ushtri. Edhe pjesen e CV kur ishte zv shef shtabi i ushtrise ne kohe te PD-se e ka hequr. Shume qesharake kjo levizje, sapo u kercenua Xeni saliut per lojrat e fatit vjen levizja per ti shprehur Saligradit qe rri i sigurte se asgje nuk te ndodh.
    Kjo levizje nje fitore e madhe e Saliut & Edvinit bashke me udheheqesit shpirterore te lindjes kundrejt shqiptareve te mire dhe shba.
    Turp per kete levizje Edistan dhe Saligrad

  8. WEB says:

    Një ushtarak në postin e ministrit? Atëherë teknikisht jemi në gjendje lufte

  9. Hamit Kavaja says:

    Levizje dhe zgjedhje e frikshme e Edi Rames. E bejne te frikshme dy gjera:
    E para, momenti politik qe zgjedh Ai per pranimin e doreheqjes se Fatmir Xhafes (si politikan dhe profesionist i ligjit);
    E dyta; Profili thellesisht militar i Lleshit si pasardhes i Xhafes dhe zbatimi pa diskutim nga Ai (Leshi) i urdherave te Shefit.
    Nese Edvinin “s’e ze gjumi per reformen ne drejtesi” pse nuk zgjodhi per minister te Brendshem nje jurist te karrieres,
    madje nje nga pjesetaret e grupit te experteve qe hartuan draftin e reformes ? ? ? ? ? ? ?
    Ruajna Zot nga ndonje cmenduri. Sepse ne zinxhirin e larte komandues te Policise se Shtetit, mungonte vetem nje minister
    ushtarak per t’a kthyer ATE nga “sherbim per publikun” ne “sherbim militar (ushtarak) ndaj publikut”.
    Drejtuesit e larte te PSH si Ardi Veliu, Bilbil Mema, e dhjetra e dhjetra te tjere ne DPPSH dhe njesite vendore te policise
    jane ish oficera ushtrie.

  10. ME EMER says:

    ..mesa di une ne B.E. por dhe ne vende te tjera demokratike , ministra si ai i rendit apo i puneve te brendeshme si ta quash , i mbrojtjes , nuk duhet te jene ushtarake ..!.. Megjithate ,personalisht nuk me intereson para asaj qe ne shqiperi te vendoset rregulli , por veshtiresite jane te medha dhe kane te bejne me anen ekonomike ..! “Boset” e mafjes jane “Ali Pashanj”, KANE PLOT FUKARENJ QE I SHFRYTEZOJNE PER QELLIMET E TYRE , BRENDA DHE JASHTE VENDIT ..! Megjithate suksese ketij cunit , por meqe permendet ne shkrim ,dipllomat nuk kane shume vlere ..! Bonoparti thoshte me mire njeqind beteja se sa nje provim ..!..Megjithate perseri suksese dhe perkrahje te gjere , pa patur frike nga epitetet si “spiun” etj , ne kohen qe perkrahja , informacioni etj , pa pagese per te miren e popullit , jane shprehja me e larte e ndjenjave patriotike ..!.. Ju faleminderit TEMA per informacionin ..!

  11. ?? says:

    Gjermania duhet të na paguajë 50 miliard euro dëme nga lufta e dytë botërore.

  12. Kalec Dega says:

    kush eshte SANDERI?
    Te tema e fillojne me : ‘mbaroi akademine, me shtate diploma,nga gjermanie vari lleshin etj’

    po pse jo: ‘lindur ne ?, mbaroi te mesmen te ? , universiteti? dhe llojet e punes nen Sali apo Rama?


    zhdukja e pleheres xhafajt nuk sjell ndryshim se si do drejtohet shteti apo policia e varur e Rames….

  13. drini says:

    Ai ishte Sander Lleshi i propozuar per president nga Ismail Kadare?

  14. Mbaroi Shqiperia,nuk mbahet me ai shtet me dy popuj te ndryshem brenda.
    Dhuna Enveriste e mbajti ,edhe sot vetem nga ajo dhune mentale per inerci po mbahet.
    Jau dhjefdha lleshat e preshat.

  15. Lexues says:

    Minister leshi! Pardon. Po kjo eshte nje anomali e madhe. Nuk mund te jete ushtarak i mbrojtjes nje minister rrndi. Se s jemi ne lufte. Duhet nje person i ardhur nga rendi. Qe njeh mire punen e policise. Metodat, procedurat, praktiken, efektivat. Duhet nje qe njeh mentalitetin dhe veprimet e hajdutit e kriminelit. Nje gjeberal ushtrie eshte i pergatitur per te sulmuar armikun jo krimin.
    Kjo tregon sa pak besim ka kryeministri ke kreret e rendit, ne rastin ne te mire.
    Ose sa keq i ka punet ligji dhe rendi ne Shqiperi, ne rastin me te keq

  16. merikan says:

    Ne kepucet e Sandrit do ndihesha vertet I pagjume…… Ka shkuar ne strofullen ku bletet jane perzier me grerezat dhe hajt ta marresh vesh se kush ben mjalt (ne kuptimin e punes se ndershme )…. Duke e njohur nga afer mendoj se eshte njeriu I duhur ne vendin e duhur por dyshoj ne kohen nese eshte e duhura . Kjo pasi njerez me prerje te tille ndoshta mund te drejtonin kete structure shume kohe me pare dhe jo ta linin te degradonte ne kete terexhe ku vete ministri implikohet ne vepra kriminale …. e jo me te flasesh per me poshte… Ky digaster ka vite qe eshte problematic ashtu si dhe drejtesia … Madje edhe drejtesia vete fillon nga ketu , nga zbulimi I krimit dhe veprimet e para hetimore , me ruajtjen e provave dhe vendit te ngjajes te cilat jo rralle prishen e behen lemsh per aresye nga me te ndryshmet qe nga lidhjet kriminale e deri te favoret e atyperatyshme ….. Shpresoj qe Sandri te beje dhe drejtoje ekipin e duhur ndryshe mund ta shohe veten pa e kuptuar ne sherbim te njerezve te keqinj te ketij vendi. Gjithesesi I uroj sukses te plote … Mund te them se eshte nder te rrallet officer I lexuar dhe I kulturuar ….. pasi oficeret ne pergjithesi jane te ndershem e besnike por fatekeqesisht jo shume te lexuar per shkak te limitimit te shkolles se tyre…. Sandri ka nje Kulture te admirueshme dhe per me teper ka nje experience te mire menaxhuese e drejtuese . Per mua pak rendesi ka se kur e clidhje politike ka e ka patur kjo per aresye se njeriu I ndershem ekziston kudo ne cdo kohe , e ne cdo grupim Sandri eshte nje nga keta….Gjithnje ne opinjonin tim pasi njeriu provohet ne dy raste ..: Kur ka pushtet dhe kur ka shume para … Besoj e shpresoj te mos zhgenjehemi .

  17. rexha 10 says:

    HU ME HU ,SHIFE KURE TE NGULET EDHE TY EDO.

  18. Martini says:

    Ky eshte ai qe ka deklaruar se mua me sulmojne se jam katolik.Me sa me kujtohet.Edi nhe gje di te beje mire.Ministrat e brendshem i zgjedh mire.Sidomos keta qe kane mbaruar.shkolle ushtarake.Si puna e Bujar Nishanit e co. E kane ndritur.Me te meta te medha ne formim intelektual e kulturor..Pastaj Rendi do bythe dhe njeri te mesuare pune intensive.Nuk e.di cperfaqeson ky zevendesshef shtabi ne periudhen e shkaterimit dhe vjedhjes se plote te ushtrise tone

  19. Atros says:

    Ushtarak i diktatures eshte por ndryshe nga te tjeret u pergedhel me kurse e specializime jashte shteti kur shkoket e tij me te afte se ai u larguan nga puna pa asnje argument vetem sepse i sherbyen sistemit komunist si gjithe populli shqiptar….Fakti qe nuk ja vene ditelindjen ka lidhje pikerisht me kete fakt.Te lumte Edi mblidh mblidh rreth vetes eliten e enverit

  20. Ushtarak says:

    Pse, cte keqe ka nqs eshte oficer ushtrie?Apo kerkoni ndonje hajdut me cizme nga shoqeria civile?!Oficerat e ushtrise jane kuadrot me te pergatitur per te drejtuar dhe menaxhuar ne cdo lloj niveli te qeverisjes !Sistemi i tyre arsimor pergatit kuadro me te afte dhe te informuar por fatkeqesisht ato pasi perfundojne karrieren si ushtarake nuk perthithen nga qeverisja dhe nga kompanite private per te perfituar nga pervoja dhe puna qe dine te bejne ata por perfundojne te punesuarit e atyre qe nuk ua dine kimetin duke e shperfytyruar imazhin e oficerit ne nje “kukudh te gjore”. Sot ne kete vend , te jesh i ndershem dhe i pergjegjshem eshte nje sakrifice shume e madhe duke patur parasysh shkallen e tundimit per tu gerbulur ne malinjitetin e kesaj shoqerie.Ushtria eshte e vetmja dere ne Shqiperi nga dalin kuadro serioze dhe te afte per te menaxhuar.Fatkeqesisht ky vend eshte zhytur ne amoralitet te madh dhe shoqerise i ka humbur busulla duke mos ditur se cfare kerkon. Deri kur te mbaroje ky staniacion dhe te zgjohemi e te kuptojme se nuk integrohemi ne gjirin e popujve moderne me kete mendesi kanceroze keshtu do te sorollatemi ne nje adralle kukafshehtasi duke ia kedhur fajin njeri tjetrit . Nje proverb i urte thote : -” Dita e mire fillon me rregullimin e krevatit tend! Shiko se cbeni ti per Shqiperine ……………….. dhe kjo eshte shume e rendesishme per gjithesecilin qe nga cobani deri tek Presidenti i Republikes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje