Analisti Lorenc Vangjeli, në emisionin Java në RTSH, ka treguar detaje për konferencën që Tahiri pritet ta mbajë gjatë javës së ardhshme.
Vangjeli tha se kishte komunikuar me Tahirin, dhe ky i fundit kishte thënë që në konferencë do të thotë të vërteta drithëruese.
Ai shtoi se ish-ministri i Brendshëm, do të flasë për miqtë dhe për armiqtë, duke thënë se kjo konferencë mund të ketë efekte në politikën e brendshme.
“Pretendohet se do të flasë të vërteta drithëruese për miqtë dhe armiqtë, po në një terren kaq të rrëshqitshëm siç është politika shqiptare, vija që i ndan miqtë nga armiqtë është kaq e hollë sa shpesh, kush gdhihet miq sot nesër është një armik dhe e anasjelltas, por edhe në këtë rast them se ende nuk dihen se cilat janë të vërtetat që do të thotë ish-ministri i Brendshëm”, shtoi Vangjeli në Studion e Java në RTSH.
“Të vërteta drithëruese” analisti rrëfen për konferencën e Saimir Tahirit: Do flasë për miqtë dhe armiqtë on Vidnews.
se mos e heqin qafe deri neser:(:(
Me ne fund do t’ia beje qejfin Sali Berishovicit, i cili ia beri gropen! Ne luften politike duhet te kesh nerva te forta. Gusmariotet kane lindur nga rrasat e gurit dhe marrin zjarr shpejt; jane trima, te shkathet, luftetare te radheve te para ne perleshje me armikun, por nuk permbahen dot kur duhet durim e gjakftohetesi dhe prishin gjithcka.
As nje gje sdo te thote, vetem do bej pak teater qe saliu ja ka fut kot sme kane rrahur,qe ska bir ku…. bla bla bla.Thjeshte teater PS PD LSI mafie te legalizuara