“Partia Socialiste e hapur për ty”, vijon fushatën e anëtarësimeve të reja në radhët e saj në Bashkitë Pukë dhe Fushë-Arrëz. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut Shkodër, u ndal te këto dy bashki dhe uroi mirëseardhjen të rinjve që vendosën të bashkohen me Partinë Socialiste për të dhënë kontributin e tyre për një Shqipëri më të drejtë e më të zhvilluar.
Duke falënderuar të rinjtë që vendosën të bëhen pjesë e Partisë Socialiste, Bushati shprehu bindjen se të gjithë ata që vendosin të përqafojnë këtë forcë politike janë një vlerë e shtuar jo vetëm për rigjenerimin e saj, por dhe një zë i fuqishëm për të kontribuar në zhvillimin e politikave të duhura për qytetarët dhe të ardhmen e vendit. “Dua të shpreh mirënjohjen për të rinjtë dhe të rejat që kanë vendosur të përfshihen aktivisht në jetën publike dhe në të njëjtën kohë të bëjmë thirrje që të jemi më shumë solidar me njëri – tjetrin dhe të jemi ne ata që mbajmë iniciativën politike në dorë dhe të mos jemi thjesht reagues, por të jemi promovues“,theksoi ai.
Ministri Bushati nënvizoi se Bashkitë Pukë dhe Fushë-Arrëz nën drejtimin e Partisë Socialiste kanë transformuar rrënjësisht jetën e banorëve përmes investimeve të rëndësishme të kryera në këto dy bashki.
Në aktivitetin për anëtarësimet e reja në Pukë, ministri Bushati u shpreh se duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të identifikuar nevojat e njerëzve për çdo njësi administrative dhe se nuk ka vend për t’u vetëkënaqur, ndonëse në këtë bashki është bërë punë e mirë. “Po, Puka nën drejtimin e Edi Ramës dhe Puka nën drejtimin e Gjon Gjonit, dhe Puka falë votave të qytetarëve sistematikisht ka ndryshuar dhe është disa herë më e mirë se Puka para dy viteve apo Puka e katër viteve apo Puka e para gjashtë viteve”. A mund të bëhet shumë më mirë për Pukën? Natyrisht që mund të bëhet. A mund të ketë njerëz më të mirë që mund të dinë ta bëjnë këtë punë më mirë? Natyrisht që ka, por ne si progresist na takon që ta kthejmë të gjithë debatin politik, të gjithë llumin me të cilin ne përballemi, në funksion të së ardhmes dhe në funksion të asaj çka presin qytetarët”, u shpreh ai.
Në Bashkinë e Fushë-Arrëzit, ministri Bushati nënvizoi se PS është e fokusuar tek puna dhe llogaridhënia për njerëzit dhe nuk ka kohë për të humbur me opozitën, e cila çdo ditë po përpiqet të bëje pis Shqipërinë.
“Opozita ka qenë e përqendruar në një fushatë se kush ta bëj më shumë pis Shqipërinë, se kush ta bëj sa më shumë pis jetën publike më lloj – lloj telenovelash. Ata do të vazhdojnë punën e tyre, ne do të vazhdojmë punën tonë. Ne, populli na ka dhënë mbështetje për të qeverisur dhe ka të drejtën për të na kërkuar llogari një më një që nga qeveria qendrore e deri tek administratorët vendorë për të gjitha premtimet, për të gjitha zotimet, për të gjitha punët që kryhen”, u shpreh ministri Bushati.
Halloween është opozita në vëndin tonë.
Eh more Bushat qe te mashtrojne edhe ty se une kam 28 vjet antar i PS dhe sa erdhi Rama ne pushtet ma hoqen djalin nga puna.
Ndersa kam 3 vjet qe ankohem per grabitje nga Bashkia socialiste e Tiraned,por askush deri me sot nuk ma var.
Vetem para zgjedhjeve na marrin 3 here ne dite ne telefon,ndersa me pas as qe duan t’ia dijne per ne!
Antaresine e duan si gomarin ne dasem!
Rama e ka shkaterruar PS-ne!
Kush ja nxin faqen Shqiperise, ai qe mbjell droge e ndihmon kriminelet apo ai qe i denenocon keto veprime?!
????? me franin ne krah ta ka qi dreqi motren o ditmir rilindsi
Nuk e keni aspak vemendjen tek njerezit,por tek pushteti i juaj despotik!
Sot ne Shqiperi nuk ka asnje zyre apo zyrtar qe te te prese te ankohesh per padrejtesite dhe korrupsionin e administratres publike qendrore dhe sidomos asaj vendore!
Kryebashkiaku i TiraNES KURRE NUK KA BERE PRITJE POPULLI DHE AS QE DO T’IA DIJE PER ANKESAT E QYTETAREVE!
PSE KESAJ I THONI JU VEMENDHJE NDAJ NJEREZVE?
MOS E KENI FJALEN PER NJEREZIT MAFIOZE APO MATRAPAZE QE JU MBUSHIN XHEPAT JUVE?