Sandër Lleshi në "duart" e Metës, Xhafaj në detyrë deri të enjten

28 Tetor 2018, 15:11Politika TEMA

Ministri në detyrë Fatmir Xhafaj nuk ka munguar as këtë të dielë në zyrën e tij, ndonëse një ditë më parë dha dorëheqjen.

Rreth mesditës, ai ka mbërritur në Ministrinë e Brendshme, ndërsa të shtunën qëndroi në zyrë deri në mbrëmje, për më shumë se 9 orë.

Ministri i Brendshëm i dorëhequr, Fatmir Xhafaj do të vazhdojë të qëndrojë edhe për disa ditë në detyrë. 

Të paktën deri ditën e enjte, kur është parashikuar që në Parlament të votohet dekreti i shkarkimit.

Kreu i shtetit e firmosi shkarkimin e Xhafajt vetëm pak orë pasi kryeministri Rama njoftoi se kishte pranuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, por Meta nuk është shprehur ende për propozimin e shefit të qeverisë, këshilltarit të tij Sandër Lleshi, për të marrë drejtimin e dikasterit të Rendit, më i sulmuari në kabinetin e Ramës.

Presidenti ka 7 ditë kohë, në të cilën bën të gjitha verifikimet rreth propozimit, ndërsa burimet pranë tij thonë se lëvizja mund të jetë në fillim të javës. Seanca e Parlamentit është të enjten, kur edhe do të votohet dekreti i shkarkimit të Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm.

E nëse Meta ka firmosur emërimin e ri, në seancë do të kalojë edhe dekreti i pasuesit të Xhafajt, gjeneralit Sandër Lleshi.

Në këto 5 vite të qeverisjes së socialistëve, pas Tahirit dhe Xhafajt, Lleshi do të jetë ushtaraku i dytë që do të drejtojë këtë dikaster, pasi Dritan Demirajt, që qëndroi në detyrë gjatë muajve të paktit Rama-Basha./TCH

8 komente në “Sandër Lleshi në “duart” e Metës, Xhafaj në detyrë deri të enjten”

  1. ? says:

    Minutën që është firmosur nga Presidenti Meta .,s’njihet për ministër.

  2. Zorro says:

    Lleshi i ngjan ne fytyre aktorit te portokallise ate ersekarin!
    Eshte turp qe nje kapterr ushtrie vihet minister i brendshem!
    Eshte fyerje per qindra drejtues policie qe te injorohen kaq mizorisht nga nje kryeminister i pa afte dhe diktator!

  3. ? says:

    Sander mafishja ska lidhje as me ushtrine as me policine. Ka ngecen ne dore kete pune.

  4. **** says:

    Ministrine e mbrojtjes e drejtojne lepurushkat, ndersa per rendin ve gjeneralet.
    Ushtria ka me shume gjenerale se ushtare. Me shume spaleta se plumba.
    Sa per arme i kane lene pa breke fare
    Por ama gjenerale kemi sa te duash.

  5. SUV says:

    Iliri s’mund te krijoje armiqsi tjera me amerikanet qe duan ndryshimin, do te terhiqet ngadale me garanci duke sakrifikuar ndonje Vasil te rradhes. Progresi eshte i pashmangshem, te lodhe, por nuk ndalet ama.

  6. Gaxha says:

    E pyes ministrin e ri te policise se pse nuk arrestohet Elvana Gjata, e dashura e narkodilerit Ervin Mata, e cila me vrau permes pabuksit Marviol Bilo. Une ne varr duke ngrene dhe e ajo cope k… duke hedhur shalet neper Vien. Si mund te jete i qete shpirtim im, z.Minister!
    Nga bota e pertejme,
    Fabjoli

    1. Forca e Ligjit says:

      Ti ishe nje kriminel dhe vrases ordiner dhe more ate qe meritoje me kohe, shpresojme te te vije prapa pa vonese edhe ai laparaku tjeter Ervis Martini.

  7. dritan says:

    do ta firmodsi hajduti me nje kembe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje